Berisha për pronat: Shqyrtimi i ankesave deri më 30 qershor
Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot se ankesat e ish-pronarëve për çështjen e pronave do të shqyrtohen deri më 30 qershor. Deklaratat e kryeministri u bënë gjatë mbledhjes së qeverisë, nga ku ka deklaruar se po përgatitet një ligj i veçantë për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. "Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shqyrtojë të gjitha aknesat e pronave deri më 30 qershor. Janë gjithsej 8 mijë ankesa të tilla”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë tha se pas shqyrtimit të ankesave nga ana e AKKP-së, ky institucion do të shkojë drejt shkrirjes.
...