Ujësjellësi u ndërpret ujin 100 familjeve debitore
20/08/2010 Kush pagimi si fillim i faturave të 2010-s
SHKODER- Task-Forca e ngritur nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër ka vazhduar edhe ditën e djeshme aksionin për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm tek abonentët debitorë. Aksioni i djeshëm është përqendruar në lagjen “Xhabije”, tek pallatet e vjetra në hyrje të qytetit të Shkodrës. Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, në këtë lagje janë shkëputur tubacionet e ujësjellësit për 100 familje debitore. Nga ujësjellësi, këtyre familjeve u është afruar marrëveshja e lidhjes së ujit në rast të kryerjes së pagesave të të gjitha faturave të vitit 2010, ndërkohë që do fillojnë të shlyejnë me këste dhe pagesat e viteve të tjera. Verifikimet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit Shkodër kanë filluar që me faturat e vitit 2002. Secili konsumator debitor duhet të drejtohet pranë sportelit të ujësjellësit,të vendosur në ambientet e Albapostës, për të marrë informacion të saktë mbi shumat që detyrohen të paguajnë për vitet e kaluara. Drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër bëjnë të ditur se aksionet për shkëputjen e ujit të pijshëm tek konsumatorët debitorë janë vijim i planit të punës së kësaj ndërmarrje, që fillimisht organizoi fushatën sensibilizuese derë më derë dhe nëpërmjet mediave për pagesat e faturave të ujit të pijshëm,pasi në të kundërt debitorët do të penalizoheshin.