Letersia ballkanike
Danilo Kish*
Skeda
Datelindja 22 Shkurt 1935
Vendlindja Subotica, Vojvodina (Ish-mbreteria e Jugosllavise)
Vdekur Paris - 15 tetor 1989
Profesioni Shkrimtar
Danilo Kish ka qene nje shkrimtar shume i njohur ne ish-Jugosllavi dhe tejet saj, tregimtar dhe poet qe shkroi ne dialektin serbo-kroat. Kritika sot eshte e nje mendje, qe ndikimet e tij kryesore ne letersi kane qene kryesisht nga Bruno Schulz, Vladimir Nabukov dhe Jorge Luis Borges, mes edhe shume autoreve te tjere bashkekohore. Vepra e tij me e famshme eshte "Nje varr per Boris Davidoviq" (perkthyer dhe ne shqip) dhe "Enciklopedia e te vdekurve" (e perkthyer ne shqip). I ati i Danilos (Eduarti), ishte nje hebre hungarez, qe punonte si inspektor hekurudhe - ndersa e ema (Milica), serbe e Malit te Zi nga Cetinja. Lufta e Dyte Boterore e shkaterroi kete familje, sepse i vdiq i ati dhe anetare te tjere te familjes u derguan ne kampet e perqendrimit. Ai shpetoi dhe per fat - se bashku me te motren (Danica), dhe te emen - e kaluan nje pjese te luftes ne Hungari. U kthyen ne Federate dhe Kish mbaroi shkollen e larte me 1954 ne Mal te Zi. Me '58 ishte studenti i pare qe mbaroi ne Beograd per Letersi te Krahasuar. Punoi atje ne nje reviste te njohur te Kohes, "Vidici" deri me 1960 dhe me 1962 botoi dy librat e pare te tij "Mansarda" dhe "Psalm 44". Shkrimtari arriti te marre me 1973 - cmimin prestigjioz vendas NIN per vepren e tij Pešcanik ("Ora e reres"), nje cmim qe e riktheu fill me pas, per bindjet e tij politike. Gjate jetes se tij te shkurter krijuese mori shume cmime nderkombetare dhe u zhvendos ne France per pjesen me te madhe te mbetur te jetes se tij. Vdiq me 1989 nga kanceri, duke lene shume hamendesime se do te ishte Nobeli i atij viti. Eshte nje nga autoret, per te cilet ka shprehur teper konsiderata dhe ka pasur njohje edhe shkrimtari yne Ismail Kadare.
Serenate per Anen*
Degjova nje si feshferime nen dritare dhe me shkoi ndermend se ndoshta kishin ardhur te ma vrisnin tim ate.
Dhe bash atehere, violina- m'i vuri te gjitha ne medyshje dhe ma shtendosi tmerrin. Ai qe po luante nen dritaren tone, vertete s'dukej ndonje virtuoz, por ishte natyrisht i kllaposur ne dashurine per time moter, Anen. Violina kishte gati tingullin e njeriut. Ishte dikush qe me veshet e ngrehur nga yjet, i kendonte druajtur, time moter Anes, duke u munduar qe me zerin e tij - t'i dukej sa me mashkullor, por edhe i thelle. Megjithate, kjo kenge me ngjante serish me nje si peshperime:
Perse Zoti e krijoi dashurine...
Perse netet...
At' dekik, Ana, perfundimisht e gjeti shkrepesen dhe tash e keqyra nga shkelqimi i dritezes se saj, humbur ne nje si mugull, teksa qendronte pas perdeve, veshur krejt me te bardha. Dhe kur eshte kthyer per t'u shtrire serish - degjova sesi ime me, duke u dridhur - po e keshillonte me fjale te kujdesshme:
"Ana duhet ta kujtosh gjithmone kete. Kur dikush te kushtohet keshtu, atehere duhet ta ndezesh shkrepesen. Kjo ishte shenja e nje qasje te fisme".
I qetesuar prej zerit te nenes, serish jam zhytur ne enderr, ku me dukej se ndjeja kundermimin e pyllit, apo nje si livadh te gjelber.
Ne mengjes kemi gjetur ne dritare nje degez me lule molle, qe i ngjante nje kurore te argjendte dhe dy-tre trendafila flak' te kuq. Dhe, serish- perpara te gjitha atyre qe do mesonim (diten e neserme ne shkolle) nje nxenese ka pyetur: "Cili ishte ai gomar, qe na erdhi naten ne oborr", kurse une, ne ket' agim, i drejtuar nga aroma, shquaja lulet nga kopshti i zotit Rigo, sepse ia kisha krasitur vete trendafilat, bash ato qe' me kujtonin shpesh jargavanet.
Nuk do te doja te shtoja edhe - gjykuar thjesht nga zeri - se ky gomar qe shikonte trendafilat - ishte vete zoti Fuks, I Riu, kepucari, i dashuruar tinez me time moter, Anen.
Ana, a s'me thua, a i kam shpikur valle te gjitha keto?
(Lule dhe kundermim)
*Shqiperoi nga origjinali serbisht Ben Andoni