E Diel, 1 Nëntor 2026

"E diela shqiptare", audienca kalon kufijte

Programi i te gjithe shqiptareve ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan eshte ne menyre te padiskutueshme vendi i energjise dhe adrenalines e pse jo edhe menyra me e mire per te nisur mbare javen qe do te vijoje, ndaj ne menyre te padiskutueshme audienca shenon rritje nga java ne jave. Ne shoqerine e nje showman-i unik sic eshte Ardit Gjebrea dhe dy partnereve te tij plot sharm, Sonila Meco dhe Balina Bodinaku publiku shqiptar ka mundesine te shijoje me shume se 6 ore emocion ne nje transmetim direkt, qe di te sjelle diskutime, debate, intervista e personazhe mjaft interesante. Humori, muzika, baleti e alegria jane pjese e shfaqjes se perjavshme ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan, por gjithmone ne nje menyre origjinale dhe krejt ndryshe nga java ne jave. Ka nisur me debatin "Pro dhe kunder", qe permes nje paneli brilant eshte zhvilluar intensiv, plot ritem e shpirt "luftarak", por natyrisht edhe me batutat e sensin pozitiv te te ftuarve, per t'u bere pjese e nje diskutimi, i konceptuar ne nje fare menyre edhe si loje. "Te jesh vetvetja". Ka qene kjo tema, per te cilen Majlinda Keta, Arta Marku, Petrit Vasili e Pirro Kita kane sjelle argumentet pro dhe kunder, sipas shortit, por teresisht origjinale ne elementet qe kane prezantuar.
Si cdo jave Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco kane ditur te jene katalizatore te bisedes e sigurisht edhe mikprites shume te mire, tek te cilet cdo i ftuar ndjehet si ne shtepi. Pervec diskutimeve interesante, publiku ka mundur te shijoje nje moment artistik shume te vecante. Nje performance e Goldi Halilit si kengetare dhe balerine ka marre duartrokitje te gjata ne skenen e programit "E diela shqiptare", qe behet edhe promovuese e artisteve te rinj dhe e vlerave te tyre.
Ne pjesen e dyte te programit ka nje moment disi me relaksues, por gjithmone terheqes. Eshte casti kur Ardit Gjebrea dhe Sonila Meco behen me pak provokues, por me kureshtare me te ftuarit e tyre, te cilet perpiqen t'i zbulojne ne dimensione te reja, te panjohura apo pak te njohura per teleshikuesit. E ne rastet kur keto dimensione jane te njohura, gazetarja dhe artisti moderator na i bejne ato me te dukshme.
Keshtu ka ndodhur edhe me politikanin Ben Blushi, qe ne fakt ne studion e te dieles, nuk ka qene i ftuar si i tille. Jeta jashte politikes dhe vecanerisht veprimtaria letrare kane qene pikat kyce ne biseden me gazetarin e dikurshem. E natyrisht kjo bisede eshte inspiruar vecanerisht nga libri i fundit i Blushit, "Otello, Arapi i Vlores", nje roman qe ka sjelle risi ne letersine e sotme shqipe e qe natyrisht ka shume per te diskutuar.

Moda tek "E diela..."
Ndersa kalon natyrshem nga njera rubrike ne tjetren, "E diela shqiptare" perfshin te gjitha nivelet e audiences dhe te gjithe interesat e saj. "Tirana Fashion Week", qe po shkon tashme drejt finales, duket se eshte pjesa me e preferuar e te rinjve. Modelet konkurrente per pjesemarrjen ne kete aktivitet te madh te modes, tashme jane ne fazen e pare gjysmefinale, e cila do te pasohet nga nje tjeter gjysmefinale. Keshtu pra, keta te rinj jane shume prane momentit, kur dy prej tyre do te kene mundesine te thellojne njohjet dhe deshirat ne fushen e modes, prane Akademise Italiane te Modes.

Festivali i kenges popullore, cdo jave surpriza interesante

Festivali i kenges popullore, pjese e programit "E diela shqiptare" shume shpejt eshte bere pjese e cdo familjeje. Ndonese kohet evoluojne, tradita mbetet. Eshte pikerisht dashuria per folklorin dhe historine tone, ajo qe i mban te mberthyer shqiptaret perpara ekranit te televizorit per te ndjekur festivalin e kenges qytetare. Nese brezat jetojne me nostalgjine, te rinjte edukohen me vlerat e muzikes, riteve dhe traditave tona ne vite. Per me teper, duke qene nje festival mbarekombetar, ne kete aktivitet nga java ne jave shohim kengetare dhe grupe nga e gjithe Shqiperia, e madje edhe jashte kufijve.
Por autoret e programit "E diela shqiptare" kane ditur mjaft mire te gershetojne muziken edhe me elemente te tjere te folkut, sic jane lojerat telefonike me fjalet e urta apo edhe personazhet e ftuar, qe sjellin identitetin e tyre ne tradite.

Koleksionomania
Mjaft interesant ka qene kete jave edhe kendi i koleksionistit, ku i ftuari Vasil Xhetoni, ishte nje nder koleksionistet me te mire shqiptare. I vleresuar edhe me disa cmime nderkombetare, Xhetoni ka prezantuar per publikun shqiptar koleksionin e tij te pasaportave. Ai ka treguar se si ka evoluar ky mjet identifikimi me kalimin e viteve, si kane ndryshuar simbolet dhe permbajtja e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›