Letërsia dhe Filozofia duhet të ribashkohen
Intervistë me shkrimtarin Agron TUFA
Përvoja nuk është aventurë, as eksperiment. Ajo fitohet në mënyrë thellësisht individuale; ajo është e patransmetueshme: mund të transmetosh mjeshtërinë, ustallëkun, dijet, por përvoja është reflektim individual, aftësi për të deshifruar misteret. Një ndër katër gjërat e vështira, që nuk kuptonte Solomoni, ishte dhe “udha e burrit drejt vashës së re”. Cila përvojë apo recetë mund ta gjejë këtë udhë? Përvoja, aq më tepër e krijuesit, nuk ka të bëjë me sasinë e fatkeqësive, e peripecive, mbledhjes së saj aty ku mendohet se gjendet, ndonëse këto janë instrumeta filtrimi të saj.
Letërsia është një shtet shumë demokratik që kërkon modesti e përvujtni, jo shpërthimin e depove me municione përplot egoizma dhe egzibicione. Por gjeniu nuk mund të prodhohet, as të provokohet, ani pse sot shpiken teknologji manipulative për prodhimin në seri të “gjenive e kryeveprave”. Ai dhe vepra e tij i nënshtrohen urtësisë dhe ligjësive krejt të tjera, përcaktohen nga klima letrare, letërsia paraardhëse e kulturës nacionale në të cilën krijon, gjuha e përpunuar nga sivëllezërit e tij të tjerë, ëndrra dhe aspirata e sociumit që i takon dhe, padyshim, vula e përcaktimit hyjnor që ka zgjedhur për shenjë njërin mes miliarda vdektarësh.
Njeriu i sotëm është i sipërfaqshëm; ai i redukton nevojat e veta në marrjen pasive të imazheve audio-vizive, internetit, celularit, çka sheshon dhe krijon një reliev, një fizionomi individuale e kolektive të tipit dystaban. Ndërsa libri është mjeti më ideal dhe më produktiv i dialogimit, i pakrahasueshëm për nga thellësia as me mikun më të mirë, as me të dashurën. Sepse librit i kthehesh kur të duash, për ta rifilluar bashkëbisedimin aktiv me të, gjithmonë duke e rizbuluar. Letërsisë i kanë mbetur ata lexues besnikë që duhet të jenë. Dezertorët kanë patur lidhje të dobëta me të, sepse kanë pritur nga letërsia përmbushjen e disa nevojave, të cilat ua plotësojnë më mirë mjetet audio-vizuale.
- Si mendon shkrimtari Agron Tufa, ç’raporte ekzistojnë mes përvojës së një krijuesi dhe veprës së tij letrare?
Ka një histori paralele me Gjenezen apo Zanafillën që fillon njëkohshëm me të; nëse historia sakra e shkrimeve të Shenjta thotë se e para ishte fjala, atëherë, që nga keqkuptimi i parë i atributeve të fjalës është krijuar një traditë e lashtë dhe e pashmangshme e keqkuptimeve të saj, aq sa sot na duhet të luftojmë dhëmb për dhëmb me kuptimin që i kallim secilës fjalë, të biem në ujdi për domethëniet që i veshim asaj. Shkurt, krahas Historive të shumta që janë shkruar (“Historia e marrëzisë”, “Historia e seksualitetit” etj.), duket mision i pamundur të shkruhet një “Histori e keqkuptimit të Fjalës”. Kështu dhe me nocionet që operojmë sot. Ju flisni për konceptin “përvojë”, ndërkaq ky koncept është rrënjosur aq keq ndër shekuj, që nga tradita e mendimit pozitivist, materialist dialektik, komunist etj., saqë me përvojë për shkrimtarin qe nënkuptuar shuma e perceptimeve të orientuara fizike mbi realitetin sipërfaqësor. Për shembull, me “përvojë” në Europën materialiste e skolastike (aq më fort në Shqipërinë socialiste) qe (keq)kuptuar prania dhe pjesëmarrja e shkrimtarit midis masave punonjëse, kooperativistëve, minierave e fabrikave, çka përbën një keqkuptim dramatik të përvojës. Dua të them se përvoja e përftuar nëpërmjet shqisave është më pak e rëndësishme, por jo e panevojshme, sepse me anë të tyre njeriu përfton konturet, asociacionet, trajtat e thelbet vizuale, që janë një element i domosdoshëm i përpunimit të ligjërimit letrar në përputhje me figurat, tropet dhe imazhet ndjesore e mendore. Ndërkaq, përvoja e brendshme është e një origjine metafizike: ajo dikton një përjetim e vizion fantazmagorik në rrokjen e thelbeve të qenies dhe botës. Kategoritë e përjetshme metafizike të kohës, dashurisë, vdekjes, ëndrrës, na diktojnë përvoja që nuk mund t’i përftosh e kultivosh me anë të shqisave. Borhesi bën një supozim në esenë e tij “Koha”, duke e zhveshur njeriun nga shqisat (shkimi, dëgjimi, të prekurit, shija) që e lidhin atë me realitetin e jashtëm, dhe megjithatë njeriu i reduktuar nga të gjitha këto kategori (vendi, perceptimi shqisor, dhimbja fizike, tingulli), prapë do të ndjejë brenda vetes rrjedhën e kulluar të kohës në shpirt. Ja pra, ku dolëm te përvoja shpirtërore, që përftohet sipas ligjësish krejt të tjera dhe është vendimtare në përcaktimin e mënyrave të të parit e të përjetimit të qenies dhe botës, ku është hedhur të ekzistojë kjo qenie. Vetëm kjo na ka dhënë modelet e ndjeshmërive dhe vizionit të të qenit në botë, rravgimet, tmerret, mahnintë a rrënqethjet e një subjekti njerëzor përgjatë shtegtimit të tij të përkohshëm në jetë. Platoni, Dantja, Miltoni, Xhon Doni a Gëtja, sikundërse dhe shkrimtarë të modernitetit – Kafka, Rilke, Mandelshtami apo Celan, vizionet e tyre nuk i kanë nga përvojat e jetuara, por nga aktiviteti i gjallë e imagjinatës së brendshme. Ju mund të thoni se, gjithashtu, ato janë përvoja të përftuara nëpërmjet leximeve. Sigurisht, por nuk është vendimtare kjo; përndryshe do të kishim aq shumë poetë e shkrimtarë të tillë, duke përfshirë këtu dhe profetët e religjioneve të mëdha, sa nuk do të ishte nevoja t’i mbanim si modele orientuese në të kuptuarit e ligjësive universale të jetës dhe utopive tona shpirtërore, estetike e jetësore. Më mahnit gjithnjë papërsëritshmëria unikale e subjektit njerëzorë në botë: ku të gjesh një palë sy si të Dantes a të Kafkës për të ndjerë e propozuar botëra si të tyre? Ferrin e parajsën tonë e përjetojnë të gjithë, kush më shumë e kush më pak, sipas hises që na bie për short, por rrallëkush mund ta rikthejë të përndezuar e të kuptimësuar në atë shkallë pavdekësie, sa të bëhet pjesë e pandarë e ëndrrave, utopive dhe antiutopive të njerëzimit. Unë nuk e di kush m’i dërgon ëndrrat, dëshirën e nevojën për krijim. Dhe nuk do ta dimë si kanë ardhur zbritjet e zbulesat, profecitë e parashikimet që i përkasin jo një përvoje empirike të së tashmes: sy që shquajnë larg në kohë, vargje me të cilat mund të shohësh, vepra që ofrojnë versione përtej të kuptuarit të botës si pikëpjekje empirike me të. Të gjithë shohin, por shkrimtari dallon me një sy të tretë shtesë, që është përvoja e brendshme transcedentale. Lavdi Zotit, miti e legjenda e pashkatërrueshme e uni-it janë pastruar tashmë nga imperativi i vërtetësisë dhe mimetizmit vulgar.
- A mund të kemi një vepër të mirë kur mungon përvoja?
Jo, sepse çdo krijim i mirë është sintezë e përvojave. Përvojat janë të gjalla, por më së shumti ndeshemi në vepra me simulime të përvojave, përvoja të rreme, fiktive, shtirje për të krijuar efekte që jo vetëm nuk na prekin, por shkaktojnë reaksionin e ngjashëm me rastet kur mundohen të na shesin gjëra kallpe. Krijimi i çdo lloj përvoje nuk ka të bëjë aspak me konceptin sasior, por me përsosjen e saj si përjetim meditativ për të ndriçuar e kuptimësuar thelbin dhe destinacionin e njeriut në raportet e tij me të tjerët, dukuritë, realitetet e, padyshim, me vdekjen si kryengjarja që i vesh me kuptim të gjitha aktet e tij. Tragjizmi dhe e qeshura, si dy medalje të së njëjtës dukuri, janë kornizat brenda së cilës plotësohet konturi, karakteri a profili i individit, janë horizonti i qenies në të tashme dhe projeksioni i kohëve në të ardhmen e tij.
A mund të imponohet përvoja? Absolutisht jo. Përndryshe rezultatet janë ato të realizmit socialist në Shqipëri, për të cilat ka folur shkrimtari Lazër Stani në intervistën e tij dy javë më parë në “albania e vogël”. Nganjëherë mendoj se sa mirë do të kishte qenë të më kishin dhuruar një fëmijëri tjetër, ku përveç mungesës së brengave, për shembull, të kisha mundësinë e një thellimi në kulturim, lexime, njohje gjuhësh të gjalla e të vdekura, të cilat i ndjej sot të pamjaftueshme. Madje këtë përvojë të imponuar mendoj se mund t’ua ofroj në të ardhmen vajzave të mia. Por jam i mendimit me Lazër Stanin se, sado e mirë, kjo kishte për të qenë një përvojë mekanike. Përvoja nuk është aventurë, as eksperiment. Ajo fitohet në mënyrë thellësisht individuale; ajo është e patransmetueshme: mund të transmetosh mjeshtërinë, ustallëkun, dijet, por përvoja është reflektim individual, aftësi për të deshifruar misteret. Një ndër katër gjërat e vështira, që nuk kuptonte Solomoni, ishte dhe “udha e burrit drejt vashës së re”. Cila përvojë apo recetë mund ta gjejë këtë udhë? Përvoja, aq më tepër e krijuesit, nuk ka të bëjë me sasinë e fatkeqësive, e peripecive, mbledhjes së saj aty ku mendohet se gjendet, ndonëse këto janë instrumeta filtrimi të saj. Emanuel Kanti nuk doli asnjëherë jashtë qytetit të tij. I bie që vepra e tij filozofike të mos ketë asnjë vlerë, se është shkruar në mungesë të plotë të përvojës! Ka një strukturë shpirtërore që na urdhëron së brendshmi, së cilës i bindemi dhe i besojmë. Quajeni alter ego, destin apo tendencë drejt përsosjes, të ndërkallur në aktivitetin tonë frymor. Ajo urdhëron: “dëshiro dhe ji në hipostazat më të epërme”. Mënyrat dhe trajtat e vetrealizimit të kësaj urdhërese, përcaktojnë evolucionin e përvojës sonë si energji ejdetike drejt asaj që gjakojmë të jemi. Edhe në art, gjithashtu.
- A besoni tek ardhja e gjenive dhe kryeveprave, apo gjithçka është e kamufluar?
Besoj shumë dhe e dëshiroj. Megjithatë, gjeniu e kryevepra nuk kanë brirë që t’i shohin të gjithë, të ngrenë gishtin dhe të thonë: “Ja, më në fund, erdhi! Po ku ke qenë, mor i bekuar?!” Vetëmse është një çështje individuale se kë quajmë gjeni apo kryevepër. Ato që quaj unë gjeni/kryevepër, mund të jenë të papranueshëm për të tjerë, çka nuk zgjidhet me plebishit popullor. Sidoqoftë, ndikimi dhe madhështia e e një krijuesi-gjeni përcaktohet nga uria jonë shpirtërore e estetike për t’ia përshtatur nevojave shpirtërore individuale dhe kolektive. Letërsia është një shtet shumë demokratik që kërkon modesti e përvujtni, jo shpërthimin e depove me municione përplot egoizma dhe egzibicione. Por gjeniu nuk mund të prodhohet, as të provokohet, ani pse sot shpiken teknologji manipulative për prodhimin në seri të “gjenive e kryeveprave”. Ai dhe vepra e tij i nënshtrohen urtësisë dhe ligjësive krejt të tjera, që nuk i kanë në dorë vdekëtarët. Në fakt, të gjithë shkrimtarët dhe poetët e një gjuhe, të të gjitha brezave, punojnë me veprën e tyre, pa e dituar as ata vetë për ardhjen e një kryevepre apo gjeniu. Atë e përcaktojnë katëgoritë abstrakte, siç vepron natyra e shenjtë që në lulimin, lidhjen dhe pjekjen e një fruti. E përcakton klima letrare, letërsia paraardhëse e kulturës nacionale në të cilën krijon, gjuha e përpunuar nga sivëllezërit e tij të tjerë, ëndrra dhe aspirata e sociumit që i takon ai dhe, padyshim, vula e përcaktimit hyjnor që ka zgjedhur për shenjë njërin mes miliarda vdektarësh.
- Sa shqetësues është mosleximi në ditët e sotme, a ka rrezik për një “vdekje” të letërsisë?
Mendoj se është një ndër format e ndëshkimit që paguan qytetërimi i sotëm në tërësi dhe qytetërimi shqiptar më përveçmas. Letërsia gjithmonë do të vazhdojë, edhe në kushtet më të egra të privimit, përsa kohë do të ketë njerëz që ëndërrojnë dhe utopi apo ideale për vetëpërsosje të njeriut. Formula e Dostojevskit “bukuria shpëton botën” nënkupton një shpëtim nga vulgariteti, mungesa e shpirtit e sipërfaqësia. Njerëzimi bashkëkohor në kushtet e boom-it teknologjiko-informativ, siç e ka përcaktuar Zh. F. Liotari, është kapur në mitin e përshpejtimit të informacionit. Por ky informacion i dendur shoqërohet me bjerrjen e cilësisë, kujtesës e përjetimit, duke krijuar një tipologji simulakre të intelektualit që shtrihet në mënyrë tranversale, krijon mitin e vet nëpërmjet shumëfishimit të përditshëm të formatit të tij nëpër ekrane dhe shtyllat e para të gazetave, shoqatave a forumeve të ndryshme socio-politike. Kështu po humbet tipologjia e atij intelektuali që thellohet, kridhet shkallë-shkallshëm në letër, në libër, në shtresa kulture, prej nga vjen reflektimi mbi dijen e vërtetë, mbi dramat e çështjet dilematike të njerëzimit. Një tipologji besnike e këtij intelektuali është shkrimtari. Njeriu i sotëm është i sipërfaqshëm; ai i redukton nevojat e veta në marrjen pasive të imazheve audio-vizive, internetit, celularit, çka sheshon dhe krijon një reliev, një fizionomi individuale e kolektive të tipit dystaban. Ndërsa libri është mjeti më ideal dhe më produktiv i dialogimit, i pakrahasueshëm për nga thellësia as me mikun më të mirë, as me të dashurën. Sepse librit i kthehesh kur të duash, për ta rifilluar bashkëbisedimin aktiv me të, gjithmonë duke e rizbuluar. Letërsisë i kanë mbetur ata lexues besnikë që duhet të jenë. Dezertorët kanë patur lidhje të dobëta me të, sepse kanë pritur nga letërsia përmbushjen e disa nevojave, të cilat ua plotësojnë më mirë mjetet audio-vizuale.
- Raportet e moralit me letraren si qëndrojnë?
Nuk njoh një letërsi të mirë pa moral. Por letërsia është është sendi në vetvete dhe krejt e vetëmjaftueshme brenda parametrave artistikë e gjuhësorë që përfaqëson. Supozojmë: unë jam një shkrimtar me moral të lartë, por shkruaj një letërsi për faqe të zezë. Keqardhje? Jo. Apo: unë jam një shkrimtar me moral të paskrupullt, por ama shkruaj një letërsi të mrekullueshme. Ku qëndron sociologjia e këtij problemi? Që duhet ndarë mirë për lexuesin, kur këto gjëra nuk shkojnë gjithmonë të dyja bashkë: ke nevojë për një shkrimtar, apo për një njeri?
- Filozofia e letërsia në ç'raport komunikojnë me njëra-tjetrën?
Thotë D.H. Lourens-i: “Ne nuk dimë thuajse asgjë për vetet tona”, - me këto fjalë ai përcaktonte drejtimin e gjykimeve të tij mbi detyrën e romancierit në një artikullin me titull “Romani dhe Ndjenja”. Sipas meje, të kuptosh botën e panjohur të ndjenjave, të kyçur brenda secilit prej nesh, është gjëja më e rëndësishme. Çfarë dobie ka në dijet mbi gjeografinë, ekonominë apo teknikën, nëse njeriu nuk njeh vetveten? Njohja e vetvetes është një borxh i njeriut, ndërsa romancieri ose poeti ndihmon ta përmbushë këtë njohje të thellësive tona. Kam menduar gjatë mbi këtë çështje, por tash e di dhe e vendos romancierin a poetin mbi shkencëtarin, filozofin, predikuesin, derisa secili prej tyre na propozon një pjesë të njeriut, por nuk mund ta rrokin njeriun në kuptimin tërësor. Megjithatë, unë e kam dashur gjithnjë filozofinë, e lexoj, ani pse shoh që sot vetë filozofia nuk është më ajo që ka qenë. Ajo, pas Luftës së Dytë, i është rikthyer letërsisë dhe gjallon falë inkurseve interpretative të teksteve letrare, sikundër bëjnë disa tradita – Hermeneutika, Dekonstruktivizmi, Neopragmatizmi amerikan, etj. Rruga e rilindjes së letërsisë dhe romanit në veçanti mendoj se është shkrirja me filozofinë. Dikur ato kanë qenë bashkë dhe më vjen keq që filozofia e letërsia janë ndarë. Ata kanë qenë një e tërë e pandarë, që nga koha e miteve, po mandej u ndanë si një çift bashkëshortësh grindavecë. Si rezultat, romani mbetet i pasigurt e i hallakatur, ndërsa filozofia e thatë dhe abstrakte. Ato duhet të bashkohen përsëri.
- Cilat janë komplekset që duhen shmangur nga krijuesi shqiptar?
1. Kompleksi i përçorit që i prin kopesë (jam unë, pastaj të tjerët).
2. Kompleksi i hajnit që hyn në kopshtin tënd e pisket: “Eeeej, shihni çfarë frutash kam prodhuar!”
3. Kompleksi moasovik se Letërsia është një det, të cilin mund ta kalosh në shpinë të maces.
4. Kompleksin e atyre që bashkëjetojnë me keqkuptimin: “Unë jam në qendër të vëmendjes popullore mediatike. Nuk më mungon asgjë. Përse të më mungojë të qenit hkrimtar/shkrimtare?”
5. Kompleksi i letrarit gyrbetqar, që varion midis estetikës së BBF-së dhe mendon se prezantimet me kokteje, birra e kikirikë mund ta bëjnë edhe shkrimtar.
6. Kompleksi i pleqve që dalin në pension dhe shkruajnë librat e parë me poezi apo prozë.
7. Kompleksi i grave, që i turren letërsisë si sferë e konfirmimit të tyre publik, duke u krenuar se “kam 3 fëmijë dhe 4 libra” (miti i gruas shkrimtare).
8. Kompleksi i talenteve të reja bombastike ose kompleksi i gjeniut gjimnazist, me poezitë e vargjet e tyre që janë shprehje e indisiplinimeve hormoniale.
9. Kompleksi i obskurantëve që s’dinë asgjë, por këmbëngulshëm kanë vendosur t’ua bëjnë këtë me dije të gjithëve nëpërmjet librave që shkruajnë.
10. Kompleksi i shkrimtarëve-poetëve gazetarë-politikanë-deputetë-ushtarkë që kanë të paragarantuar çdo lloj “suksesi” mediatik, edhe po të shkruajnë asi gjërash, të cilat ndërmjet nesh mund t’i quajmë “lulja e marres”.
E ku numërohen të gjitha!
- Çfarë rëndësie kanë ditaret dhe autbiografitë? A mund dhe a duhet që ta thotë shkrimtari krejt të vërtetën në to?
Të vërtetat informative nuk janë barrë e letërsisë, por e policisë, psikanalizës, priftit, miqve etj. Nganjëherë bëjnë vaki asi të vërtetash, të cilat nuk mund t’i thuash menjëherë, edhe nëse e ndjen se duhen thënë, prandaj më e mira është të thuhen pjesë-pjesë në vepër, gjersa e gjithë vepra në tërësi të jetë një vizë e pandarë që lidh të gjitha tekstet që ti ke krijuar, madje dhe vetë jeta jote të shërbejë si një vizë që lidh pjesët e tërësisë së një fjalie. Meqë ra fjala, gjuha shqipe nuk e bën dallimin midis së vërtetës dhe të Vërtetës. Pra, nuk kemi një fjalë si në gjuhët e tjera që të dallojë të vërtetat në rrafshin praktik të përditshmërisë, dhe të Vërtetën e Epërme, instancën më të lartë të saj që është një, atribut jotokësor.
Intervistoi Petrika GROSI
21 Korrik 2008