Letërsia, lista e plotë me notat e 42 mijë maturantëve
Shpallen zyrtarisht notat e provimit të parë të Maturës, Gjuhë-Letërsi. Mbrëmjen e djeshme Ministria e Arsimit publikoi zyrtarisht notat e 42 mijë maturantëve që morën pjesë në këtë provim, sipas kodeve të tyre personale që kanë secili nga shtatë shifra. Gazeta publikon sot listën e plotë të notave për maturantët nga i gjithë vendi. Në listën e botuar sot në gazetë, kolona e parë është ID e maturantit, e dyta është nota e shkallëzuar, dhe e treta nota përfundimtare e marrë në provim. Më konkretisht, ID është 0600725, nota e shkallëzuar është 5.92, nota është 6.