14 vjet burg, vrau burrin me vaj të nxehtë
14 vjet burg për gruan që vrau bashkëshortin duke i hedhur vaj në vesh një vit më parë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka shpallur sot fajtore Dallëndyshe Kasajn për vrasjen e të shoqit, Xhelo Kasaj, në korrik të 2011-s, duke e dënuar me 14 vjet burg.
Nga shqyrtimi gjyqësor që i është bërë çështjes ka rezultuar se midis bashkëshortëve ka pasur një grindje për probleme ekonomike, ku të dy palët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Gruaja ka pritur sa e ka zënë gjumi bashkëshortin dhe më pah i ka hedhur vaj të nxehtë të vesh. Hetimet nxorën se pas kryerjes së krimit, Dallëndyshe Kasaj është munduar të fshehë gjurmët e krimit.
Vetë autorja e krimit nuk ishte e pranishme në seancën e sotme gjyqësore.
Ajo është mbrojtur nga avokati i saj Gëzim Hajdari, i cili ka kërkuar rrethana lehtësuese për të pandurën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të saj. / K. Thana