Letersia, sot shpallen rezultatet

Shume me heret nga c’pritej, 4 qendrat e korrigjimit kane perfunduar se vleresuar dje testet e Letersise per 33 mije e 400 maturante. Kjo do te thote se pikerisht sot, ne mengjes, te interesuarit do te mund te lexojne se sa pike kane marre, krah emrit, atesise dhe mbiemrit te tyre. Paraprakisht, mesohet se ata kane korrur rezultate te mira, per shkak te nivelit mesatar dhe te lehte te testit. Deri tani nuk mendohet te jene zbuluar dy teste me pergjigje absolutisht te njejta, sepse edhe masat e sigurise kane qene te rrepta. Megjithate, edhe futja e sistemit te testit me tre nivele, ka qene mjaft efikas. Maturantet u jane pergjigjur pyetjeve te nivelit te tyre, duke mos rrezikuar te mbete ne klase.
Pasi i kane korrigjuar te 33 mije e 400 testet e Letersise, specialistet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve i kane hedhur piket ne disa lista te vecanta. Krahas ID-se personale te secilit, eshte shenuar emri, atesia, mbiemri piket ne letersi dhe te dhena te tjera qe lidhen me mesataren apo koeficientet. Te plotesuara, listat do te jene sot paradite ne te gjitha shkollat e mesme. Megjithate, maturantet nuk duhet te nxitojne te njihen direkt me to, per shkak se ato duhen afishuar ne vende te dukshme te shkolles dhe behet fjale per lista me shume emra. Burime nga AVA thone paraprakisht se niveli i maturanteve ne vija te pergjithshme rezulton te jete i mire. Nderkaq, numri i mbetesve mendohet te jete i paperfillshem po te kemi parasysh faktin se pjesa derrmuese e maturanteve kane marre shume pike. Megjithate, informacione te tilla do te behen te ditura me te detajuara ne konferencen e sotme per shtyp te ores 11:00 nga drejtori i Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve, Edmond Lulja. Ai, ne cilesine e titullarit te kesaj agjencie, do te jape te dhena sesa eshte ngelshmeria, cila eshte cilesia e maturanteve te sivjetme, sa nota 10-te jane marre, e keshtu me radhe. Megjithate, Lulja ka deklaruar paraprakisht se sivjet maturantet kane dale me mire se asnjehere tjeter ne provime. Gjithashtu, deri tani, nuk mendohet te jene zbuluar emra maturantesh qe kane kopjuar, sepse nuk kane rezultuar teste me pergjigje absolutisht te njejta. Te zbulohet nje test ku eshte kopjuar, kete vit eshte me e lehe se asnje vit tjeter, nisur nga prania e pyetjeve me zhvillim qe sivjet perbenin pothuaj 20 per qind te te gjithe pyetjeve te testit. Sipas udhezimit me te fundit, rezultatet e provimit D1, pra atij te Letersise per cdo shkolle, do te shperndaheshin nga data 26 qershor, deri me 27 qershor. Megjithate, sic vihet re nje gje e tille po ndodh me shpejt. Nderkaq, mendohet se rezultatet e provimit te Matematikes per cdo shkolle, do te shperndahen nga data 03 korrik, deri me date 04 korrik te ketij viti. Rezultatet e provimit Zl, Z2 per cdo shkolle, te shperndahen nga data 28 korrik deri me 29 korrik.
Vetem ne shtator maturantet do te mesojne nese jane shpallur fitues apo jo, ne deget qe kane zgjedhur me ane te Formularit A2. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur qe sivjet shpalljen e fituesve ta beje ne shtator, ndonese sivjet konkurset do te zhvillohen nga 20-31 korrik. Behet fjale per konkursin e Arkitektures, Akademise se Sporteve dhe Akademise se Arteve. Jane pikerisht keto konkurse te cilat kane bere qe vitin e kaluar lista e fituesve te shpallej ne shtator. Ndersa sivjet pritet qe te ndodhe e njejta gje, edhe pse konkurset do te zhvillohen me heret se asnje vit tjeter. Keshtu, per te gjitha programet e studimit ne Akademine e Arteve konkurset do te zhvillohen ne harkun kohor 22 - 30 korrik. Ndersa per programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” ne Universitetin e Shkodres, konkurset do te jene nga 22 - 27 korrik. Per programin e studimit “ Arkitekture”, provimi do te jete nga 26 - 28 korrik. Megjithate, sivjet pritet qe te kete me shume te kenaqur me rezultatet sesa vjet. Maturantet e vjetshem u ankuan se testi ishte mjaft i veshtire dhe nje gje te tille e treguan me se miri notat aspak te kenaqshme. Sivjet ndodhi krejt e kunderta. Nje pjese e mire e maturanteve jane te mendimit se ka funksionuar skema e perdorur nga hartuesit e testeve, ne lidhje me tre shkallet e veshtiresise. Keshtu, edhe nxenesit e dobet kishin mundesi qe t’u pergjigjeshin shume pyetjeve, ne mos t’u pergjigjeshin te gjithave. Sipas logjikes qe ndoqi AVA, maturantet te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, kane hapesire ne cdonjerin prej testeve ne masen 40 per qind. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, ze 40 per qind te totalit te pyetjeve. Ndersa niveli i pare, ose niveli i nxenesve te mire dhe shume te mire ka 20 per qind hapesire ne test.