Fatjona Mejdini

Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, deklaroi diten e djeshme se ne fillim te vitit te ardhshem ka shanse reale qe Shqiperia te perfitoj viza te liberalizuara me vendet e Bashkimit Evropian. Deklarata erdhi dje gjate takimit qe ministri i Jashtem, Lulzim Basha, zhvilloi ne Rome me ministrin e Jashtem italian, njekohesisht zv/presidentin e KE-se, Fratinin. “Shqiperia eshte ne pozite shume te mire dhe se fillimi i vitit 2009 do te shenoje nje perspektive reale per liberalizimin e vizave me Shqiperine”, theksoi Franko Fratini, gjate takimit te djeshem me Bashen. Gjate takimit u theksua se Shqiperia ka bere progres ne nje sere fushash dhe per pasoje perspektivat e saj per liberalizmin e vizave jane te aferta. Ne kete kuader, Fratini theksoi jo te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor do ta perfitonin liberalizim vizash ne te njejten kohe, sepse liberalizimi i plote nuk do te ishte ne formen e nje pakete per te gjitha keto vende. Gjate takimit me ministrin Basha, zv/presidenti i KE-se, Fratini, theksoi mbeshtetjen e fuqishme qe Italia i jep perspektives evropiane te Shqiperise. Per te, Shqiperia ka bere nje progres te shpejte drejt integrimit evropian. Po keshtu, Fratini theksoi se lufta kunder krimit te organizuar eshte nje histori suksesi e Shqiperise. Ne kete kuader, ai njoftoi se prokuroret italiane jane shume te kenaqur me bashkepunimin e deritanishem me Shqiperine. Po keshtu, u diskutua dhe rreth cuarjes me tej te bashkepunimit ne fusha si drejtesia, rendi, infrastruktura, arsimi e tjere. Nga ana e tij, ministri Basha theksoi se Italia eshte nje partner i pazevendesueshem strategjik i Shqiperise, si dhe partneri kryesor politik dhe ekonomik i vendit tone. Zv/presidenti i KE po keshtu i premtoi ministrit te Jashtem, Basha, se ne tetor do te vizitonte perseri Shqiperine. Ne marsin e vitit te kaluar, Fratini vizitoi vendin tone per te dhene mesazhin se KE po hap dialogun me Shqiperine per te liberalizimin e plote te regjimit te vizave. Madje, ne fjalen e tij, Fratini theksoi se ishte optimist se ky proces me Shqiperine mund te perfundonte brenda mandatit te kreut te KE-se, Barrosos, qe perfundon ne vitin 2009. Gjate deklarimit te tij perpara medieve, Fratini e cilesoi kete mesazh si nje prove te madhe besimi ndaj Shqiperise. Por, sipas tij, vendimi per te hapur dialogun me vendin tone ka ardhur si rezultat i progresit qe ka bere Shqiperia ne reforma dhe punes se mire te ministrive ne permbushje te kritereve per liberalizimin e vizave. Sipas tij, permiresimi i sigurise se dokumenteve, lufta kunder kriminalitetit dhe emigracionit te paligjshem, mbrojtja e kufijve te jashtem te vendit tuaj, jane pikerisht ajo cka do BE”, theksi Fratini. Ne takim u bisedua edhe rreth bashkepunimit ne fushen e energjise berthamore midis dy vendeve, ku bashkebiseduesit theksuan rendesine e nje pune te perbashket per ndertimin e centraleve berthamore.