"Prishtina te qartesoje se ndarja eshte vetem nje iluzion"

“Bashkesia nderkombetare dhe autoritetet e Kosoves duhet qe ne menyre perfundimtare te ndermarrin hapa qe i tregojne qarte Beogradit se nuk do te kete ndarje te Kosoves”. Kete pohim e beri dje ish-kryeministri Bujar Bukoshi, nga Lidhja Demokratike e Kosoves, ne nje interviste per radion Evropa e Lire.
Ndersa institucionet e Kosoves kane fuqizuar kushtetuten dhe presin te ushtrojne pergjegjesi te reja, ne pjesen veriore te Kosoves strukturat paralele serbe kane nje shtrirje edhe me te madhe se ne te kaluaren. Sa paraqet kjo kercenim serioz per integritetin territorial te Kosoves?
Kjo paraqet kercenim serioz dhe eshte vertet problem shume serioz, sfidues, si per bashkesine nderkombetare, ashtu edhe per lidershipin e Kosoves, qe po ashtu vuan dhe ka mbetur pa tekst, sepse ky problem zhargitet me se tete vjet. Rezoluta 1244 eshte si kryqi i Krishtit, te cilin pala shqiptare e ngreh zharg prej atehere kur kjo rezolute duke u shkruar, ende pa iu terur ngjyra e asaj rezolute, ka qene e tejkaluar me zhvillimet ne terren. Prandaj, eshte e tejkaluar. Edhe ky eshte ai problemi ne mes te Kombeve te Bashkuara, e cila natyrisht ne baze vullnetare nuk do te terhiqet. Tani duhet nje politike e mirefillte, do te thosha talent ne politike, qe te kombinohet duke dhene mesazhe te vendosmerise se pales shqiptare, qe kjo duhet te marre fund.
Cfare duhet te beje pala shqiptare?
Pala shqiptare ne kete moment mos te tregoje jokooperativitet, te mos tregohet ne momentet e fundit si pale, e cila e prish lojen, mirepo kjo loje nuk mund te shkoje ne kurriz te vullnetit politik te shqiptareve. Tani eshte nje rruge pa kthim, eshte Kushtetuta e Kosoves, eshte Kosova shtet i pavarur, i njohur ta zeme nga cereku i shteteve, me nje trend te njohjes se metutjeshme. Ketu kemi nevoje per nje asistence te nderkombetareve, pa te cilen ne nuk mundemi, por edhe nderkombetaret do te mbeten shume problematike nese vazhdojne me kete logjike te status quo-s.
C’duhet te bejne qeveria dhe mekanizmat nderkombetare per te kthyer rendin kushtetues ne gjithe territorin, perfshire edhe pjesen veriore?
Bazuar ne nje pervoje modeste timen dhe ne ato paralajmerime, alarme qe ia benim ne edhe para 10-15 vjetesh bashkesise nderkombetare, them: Te mos ta toleroje Serbine. Tani jemi deshmitare se si tolerohet Serbia post-naziste. Me mbetjen e nazizmit ne Beograd eshte nje situate absurde, ku Perendimi edhe me tutje i ben lozha asaj pale, per shkak se ajo ben zhurme, ben probleme, kurse pala shqiptare qe eshte shume kooperative, po abuzohet.
Si mendoni se po abuzohet?
Konkretisht, do te jepja nje shembull: duhet qe neser, ne ate moment kur te hyje Samarxhici ne territorin e Kosoves, ai te arrestohet nga SHPK-ja, te mbahet nja 2-3 dite, derisa te sqarohen gjerat dhe tjeter here mos te lejohet, sepse ai po na nxin jeten, po e komprometon ardhmerine e ketij vendi. Ky vend nuk do t’i duroje obstruksionet e Serbise. Dhe ky eshte apeli im, qe jo me ekstremizem, por me akte konkrete. Duhet te sigurohet kufiri, ka rruge, ka mundesi, politika edhe me tutje mund te punoje, mund te veproje, por nje politike e mirefillte, me koncept te qarte dhe me vendosmeri.