Letra e Edi Ramës për Berishën
Lutfi Dervishi
Protesta e ditës së shtunë, e madhe sipas asaj që u pa në televizor, e vogël sipas oponentëve dhe kundërshtarëve politikë dhe e fortë sipas komentatorëve, e vuri në mendime të thella liderin socialist Edi Rama. I njohur për veprime të paparashikueshme politike dhe përballë një presioni në rritje të ndërkombëtarëve, kryetari Rama po mendonte një lëvizje politike nga ato që nuk u shkojnë ndërmend kollaj as miqve dhe as armiqve të tij (që kohët e fundit vijnë duke u shtuar me shpejtësi më të madhe se “gripi i derrit”). Të dërgonte emisarë te kryeministri Berisha iu duk jo vetëm një mungesë risie, por edhe një risk shumë, shumë i madh. Vetë kreu i qeverisë gati sa nuk e tha në publik emrin e emisarit të natës gjatë tollovisë që pasoi zgjedhjet dhe për më tepër Edi Paloka mund të dilte sërish para kamerave dhe, Zoti na ruajt! Ideja se një ambasador i një vendi perëndimor mund të ndërmjetësonte e joshte, por këtë urë e kishte hedhur vetë në erë para disa ditëve, kur sugjerimit të disa diplomatëve perëndimorë për ta parë opozitën në Kuvend i ishte përgjigjur duke kujtuar “sovranitetin e vendit”: ”Ne aspirojmë që të anëtarësohemi në një Bashkim Europian ku jemi të qartë se do të kemi një “sovranitet të kufizuar”, por jo atë kufizim për të cilin ka folur Brezhnjevi i ish-Bashkimit Sovjetik në vitet ‘60". Zoti Rama mendoi disa arsye se pse duhet që grupi i PS-së të hyjë në Kuvend:
E para, problemi i grupit të “biznesit” apo “milionerët”, siç i quante zoti Berisha. Këta e duan mandatin e deputetit pak më shumë se milionat që mezi i kanë vënë, duke pasur parasysh taksat e larta që kanë paguar. Duhet hyrë në Kuvend se po të zgjatet pak si shumë kjo punë, mund të kemi edhe ndonjë parti të re me emër pragmatist si “Viza për shqiptarët”...
Mjaftonte vetëm kjo arsye për të thënë një “po” të madhe, por si?
Ideja e një letre të hapur, megjithëse në formë e kompromentuar nga revolucioni kinez dhe fletërrufetë e kohës së Enver Hoxhës, e ngacmoi shumë kryetarin e partisë më të madhe të opozitës. Pasi shkroi 88 sms (tashmë u përgjigjet të gjithëve pas akuzave se “jo vetëm që nuk pyet njeri, por as i flet njeriu”), vijoi me letrën:
I nderuar kryeministri në detyrë, zoti Sali Berisha,
Po jua bëj të qartë që në krye se jam menduar gjatë jo për vete dhe për Partinë Socialiste, por për të ardhmen e këtij vendi dhe për mijëra shqiptarë që po i gënjeni sot e gjithë ditën kur u thoni se opozita po bllokon liberalizimin e vizave.Paaftësinë tuaj proverbiale dhe komike kërkoni t’ia vishni Partisë Socialiste. Unë po ju drejtohem për interesa të mëdha të vendit. Opinioni publik e ka në vëmendje faktin se gjatë legjislaturës së kaluar ne bashkë arritëm të bëjmë reforma të mëdha; ndryshuam Kushtetutën, bëmë Kodin Zgjedhor, bëmë edhe reforma në drejtësi. Një politikan dritëshkurtër mendon vetëm për periudhën katërvjeçare që përkon me zgjedhjet, por burrat e shtetit duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit.Në cilësinë e një lideri të përgjegjshëm, prita më shumë se 100 ditë për të respektuar institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, që të ishin ato që të thoshin fjalën e fundit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kjo është rruga normale për një vend normal, por ne kemi politikë dhe politikanë amoralë.Pas daljes së raportit të OSBE-ODIHR-it, unë e lexova dhe citova jo të plotë këtë raport (numërimi u bë keq dhe shumë keq në më shumë se 22 qendra votimi). Por unë nuk lexova pjesën që në 12 prej tyre në maxhorancë ishin komisionerët e Partisë Socialiste. Numërimi i keq dhe shumë i keq kishte të bënte me procedura e jo me ndryshim të rezultatit të votimit. Ndërkombëtarët thanë se nuk kishte prova për manipulim në këto 22 qendra votimi - ky do të ishte leximi korrekt i raportit, por ju si më me përvojë e dini se me raportet e ndërkombëtarëve nuk ka shumë rëndësi se çfarë është shkruar, por çfarë lexohet dhe si lexohet. Kërkesa ime kryesore është hapja e kutive. Aty është e vërteta. Dhe e vërteta është pak më ndryshe nga ajo që ka parë publiku përmes ekraneve televizive. Unë e di që ti e di. Atëherë, kur unë e di që ti e di dhe ti e di që unë e di, pse bën ti sikur nuk e di atë që unë e di dhe ti e di? Troç muhabeti! Ajo që është brenda në kuti, sidomos në Tiranë, është tjetër gjë. Nuk është koha për të hapur kutitë, por duhet t’i hapim zemrën njëri–tjetrit. Unë po vijoj me rrëfimin tim, jo fort i bindur se do të gjej të njëjtin nivel sinqeriteti nga ana juaj. Një ditë pas zgjedhjeve, bash atëherë kur filloi procesi i ngadalësimit të numërimit të votave, unë u dhashë një mesazh nga celulari njerëzve të mi se u shqetësova shumë nga mundësia që ish-miku im dhe ish-aleati i ngushtë i PS-së, Ilir Meta, nuk dilte deputet në Tiranë. E di se edhe ju, në të njëjtën kohë apo pak më herët, keni dhënë një porosi të ngjashme: Të mos preken votat e LSI-së! Sa kohë që merrnim aty-këtu ndonjë votë brenda gardhit, ne nuk patëm probleme. Komisionerët e mi u kujdesën që socialdemokratët, G99 dhe partia e Milos të merrnin atë që u takon. Fill pas zgjedhjeve, liderët e tyre nuk lanë gjë pa thënë ndaj partisë që unë drejtoj. Por të shkuara! Tani i kam prapë në një front për votën e lirë. Edhe komisionerët tuaj, në dijeninë time dhe të mbarë opinionit publik, u kujdesën për votat e partive të koalicionit që ju drejtoni. Kjo është puna juaj dhe më duhet të pranoj se kishit më shumë punë; ju kishit 17 parti në koalicion, ne vetëm 4. LSI-ja kishte oreks të madh. Por nga frenat e dorës që unë përdora për numërimin në Bushat dhe në Laç dhe ju në Fier, mendova se do ta kisha aleat. Ndaj dhashë porosi, të jem i sinqertë deri në fund dhashë urdhër, që “Meta duhet të jetë në Kuvend, sepse i tillë është vullneti i popullit”. Ashtu u bë. Ajo çfarë ndodhi më pas ishte një pabesi e madhe. Besëprerje! Zoti Meta kapërceu ylberin! Në zemërim e sipër të paralajmërova përmes emisarëve se do të nxirrja popullin në rrugë. E mbajta fjalën. E bëra. 110 ditë me vonesë, por e bëra. Tani duhet hedhur hapi i radhës. Është bërë ritual që në Shqipërinë tonë të dashur pas zgjedhjeve të flitet për reformë zgjedhore. A nuk i japim fund këtij riti që edhe në Ballkan nuk ka të dytë? Ne të dy e dimë mirë se thembra e Akilit të zgjedhjeve është numërimi. Për të mos u futur shumë duar në kuti u vendos që votat të mos numërohen në 5400 qendra votimi, por në qendra të grumbulluara në rang qarku. Ky ishte një hap që u përshëndet nga aleatët, partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Mirë. Për më shumë transparencë u përdorën edhe kamerat. Edhe këtu mirë. Por unë, megjithëse kisha nën hyqëm 17 mijë komisionerë dhe veprimtarë të angazhuar me zgjedhjet (një ushtri tri herë më të madhe se vetë ushtria shqiptare), nuk arrita të nxjerr asnjë procesverbal me parregullsi! Del një parti e vogël e krahut tuaj (Partia Demokristiane) dhe provon me anë të kamerave të KQZ-së se janë bërë ca gjëra. Edhe ne kishim pjesën tonë, por jo “pjesën e luanit”. Se si është e mundur që një parti e madhe si Partia Socialiste nuk arriti të bëjë as kaq gjë është një kapitull që, për mungesë kohe, vendi dhe vëmendjeje nga ana juaj, nuk kam ndërmend ta hap tani. Por të jeni i bindur që edhe unë vetë nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Ne duam të kthehemi në Parlament, sepse për të qenë aty na ka votuar populli shumicë i këtij vendi. Një sinjal propozimi e kam hedhur: kërkoj shumicën në komisionin hetimor. E di fort mirë, madje edhe më mirë se ju, se më kollaj hap në fillim të lojës kutinë e fundit të Enkel Demit sesa ato të votave. Në një shtet ligjor, vendimet që merr gjykata (në rastin konkret, trupa e gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor) janë si vendimet e Zotit. Edhe kur nuk të pëlqejnë, nuk ke çfarë bën. Por, i duhet dhënë njëherë e mirë fund telenovelës me zgjedhjet! Nuk duhet të merremi me tekstin e historisë 12, por me historinë e keqe që po ndodh para syve tanë, ku populli voton dhe qeveria numëron. Këto zgjedhje na treguan se nuk mund t’u zësh më besë komisionerëve. Bëra edhe një kongres fill pas zgjedhjeve, por më kollaj mund të gjesh vaksinën kundër ”gripit të derrave” sesa një procesverbal. Një procesverbal të vetëm të kisha dhe do ta kisha bërë poster e do ta tundja nga Tirana deri në Bruksel. Nuk e kam. Ka ardhur kohë e keqe. Nuk mund t’i zësh më besë as xhaketës tënde dhe as parasë. Ju më keni akuzuar se në grupin tim kam 23 milionerë. E drejtë. Unë nuk kam nisur ende numërimin e milionerëve në grupin tuaj, por kjo ka pak rëndësi. Unë i kam ftuar në grup që të mblidhnin sa më shumë vota. Disa analistë më thonë se i vendos për të blerë vota. Le të themi se kanë të drejtë. Por ç’rëndësi ka kjo! E rëndësishme është se ata kanë nuhatjen e minjve nëpër miniera dhe anije: janë të parët që e ndiejnë fundin. Ata janë të dytët që të afrohen dhe të parët që të largohen. Kush ka para, nuk ngopet dhe nuk di t’i japë përgjigje pyetjes: How much is too much (ku është kufiri që thua se nuk do më para)? E pra, tani e di mirë se nëse unë do të kisha në grup njerëz si Musa Ulqini apo Rexhep Meidani, do të flija i qetë se edhe po të binte cunam në Shqipëri, ata njerëz nuk do të lëviznin nga vendi! Por të shkuara të harruara...
Ne duhet të shohim nga e ardhmja. Duhet të ndahemi nga njerëzit që mendojnë se kur kanë para, kanë edhe të drejtë. Duhet të ndahemi nga politikat e vjetra, Tuajat, të Ilir Metës dhe të Fatos Nanos. Paraja po na merr më qafë. Ne zgjedhim kandidatë milionerë, për çfarë? Për vota? A nuk i biem shkurt? Pse të mos e bëjmë si në vendet e tjera, ku e shumta dy orë pas zgjedhjeve votat numërohen vërtet? T’i largojmë të gjithë komisionerët partiakë dhe të vendosim makina për të numëruar votat. Më kanë thënë se provimet e maturës korrigjohen me makina dhe janë fleta të komplikuara. Nuk ka asnjë ankesë! Nëse administrimin dhe numërimin ia besojmë një administrate të vogël teknicienësh, pse jo shoqatës së gjyqtarëve dhe asaj të avokatëve, atëherë shpëtojmë nga një ankth i madh. Populli shpëton nga grindjet dhe sherrnaja e pafund PD-PS dhe ne vetë shpëtojmë nga nevoja e presionet që në listat e Kuvendit të vendosim njerëz me muskuj të fortë dhe xhepa të thellë. Me këtë akt shpëtojmë nga telashet edhe ndërkombëtarët. U lodhën. Gjatë 10 viteve të fundit kanë bërë 300 rekomandime për zgjedhjet!
I nderuar zoti kryeministër,
Keni premtuar publikisht se opozita ka të drejtën për të propozuar ndryshimet në Kod. Ne futemi në Kuvend duke pasur shumicën e komisionit hetimor. Megjithëse që nga viti 1997 këto komisione kanë dalë në një shteg, shpreh shpresën dhe bindjen se ky do të jetë ndryshe. Rrini i qetë ju dhe miku juaj i ri, Ilir Meta. Nuk kërkon njeri të shkelë ligjin dhe të hapë kutitë. Pastaj, larg qoftë, sikur ju të vendosni (në thyerje të ligjit dhe të Kushtetutës) që hapja e kutive të nisë nga zona e Laprakës apo e Baldushkut të Tiranës?! Del që unë të provoj ilaçin që kam prodhuar vetë.
Pas një viti janë zgjedhjet lokale. Tani kemi listat në rregull, kemi kartat e identitetit dhe, nëse i numërojmë me makinë votat, do t’i bëjmë një shërbim të madh vetes, vendit dhe miqve tanë të shtrenjtë.
Ne duhet të jetojmë në një vend ku liritë dhe të drejtat janë për të gjithë dhe jo vetëm për Ju, Ilir Metën, Fatos Nanon. Shqiptarët në shumicë, përtej të majtës dhe të djathtës, meritojnë një fat më të mirë, meritojnë një vend ku votat numërohen dhe zërat e votuesve dëgjohen.
Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë,
Me nderime,
Edi Rama.