Kur humb opozitën pas humbjes së pushtetit…
Martin Leka
Kështu po ndodh me lidershipin e Partisë më të madhe opozitare në vend, Partinë Socialiste dhe më konkretisht, me kryetarin e saj. Eshtë thënë e stërthënë se Rama hyri në zgjedhjet e përgjithshme legjislative duke marrë mbi vete, personalisht, një rrisk që për guximin e vendosmërinë e tij politike, do ta kishte zili çdo politikan. Ndërmarrja e tij ishte pak a shumë si të hedhësh një zar e të ndjekësh fatin e tij…
Një ditë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, kur rezultati u bë i qartë, nisur nga performanca dhe qëndrimet e liderëve ditën e zgjedhjeve, u duk qartë se kandidati humbës për kryeministër do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë së tij. Gjithsesi, nisur nga rezultati i ngushtë dhe nga gjithçka Rama kishte rriskuar, ky rezultat e justifikonte mjaft atë në mjedise publike apo informale. “Humbje dinjitoze” - ishte fjala më e komentuar në këto mjedise, çka personifikonte në këtë rast Ramën pas deklarimit të dorëheqjes së tij.
Mirëpo ndërsa pritej ajo që ishte premtuar dhe që ishte vënë dhe në statutin e PS me iniciativën e vetë Ramës, ky jo vetëm nuk deklaroi dorëheqjen, por duke përdorur statutin e partisë në mesfrazat “nul”, ku hileja qëndron në mesrreshtat e pathëna të statutit apo në pohimin për shkak të mospohimit dhe e kundërta, deklaroi se do të rikandidonte për postin që kishte. Dhe kështu ndodhi, duke zhgënjyer publikisht performacën dhe staturën e tij politike.
Më tej ngjarjet dihen. Me një kandidat formal në kushtet e sundimit të partisë sipas parimit “mos i fol shoferit” ose “edhe nëse i flet shoferit, bëji vetëm qejfin”, Edi Rama u rizgjodh në krye të partisë, trofe që askush ende nuk e di pse i duhet në të vërtetë, në kushtet kur gjithnjë e më shumë qartësohet ideja se pushteti është aq larg, sa mund të shihet Stambolli nga selia e PS, edhe po të hipësh mbi bërryl…
Bojkoti dhe “shtypja” e zërave kundër brenda partisë, hapja e një fronti lufte më të gjerë brenda aktorëve me përkrahje e popullaritet në të majtën, treguan dhe tregojnë se Edi Rama gjithnjë e më shumë po humb edhe opozitën pas humbjes së pushtetit në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Shpresa e fundit për të vërtetuar këtë mund të quhet padyshim data 10 tetor, dita e proklamuar me të madhe si dita e protestës së madhe të opozitës. As karizmatiku Ngjela, as disa gra e burra nga “klasa punëtore” që dolën në foltoren e tribunës së mitingut, as një përkrahës sindikalist apo as Ndre Legisi nuk e ndihmuan popullin opozitar ta bindë të dilte në shesh dhe të na provonte se Rama në mos fituar, nuk e kishte humbuar opozitën. E kundërta ndodhi. Një sy i vëmendshëm që e ka ndjekur opozitën e majtë në vite mund ta kuptojë fare mirë se në çfarë “derexheje” e ka katandisur lidershipi partinë më të madhe opozitare. Kaq pak njerëz për një të ashtuquajtur “kauzë” kaq të madhe, një kryetar partie do t’i kishte mbledhur me një “vërshëllimë” nga dritarja e selisë.
Nuk është thjeshtë dhe vetëm çështje e numrit të pjesëmarrësve. Eshtë dhe çështje lënde. Për ta kuptuar më mirë këtë, po shkruaj vetëm disa detaje të mbledhura nga mitingu i opozitës.
-Disa njerëz shëtisnin në turmë duke shpërndarë njerëzit për të mos patur hapësira boshe (kamera vertikale apo fotografitë nga deltaplan e konfirmojnë saktë numrin e njerëzve në shesh).
-Entuziazmi. Mungesën e tij do ta kishte vënë re kushdo, entuziazëm që nuk e ngriti G. Ruçin dukej sikur edhe ai kishte ardhur me ndonjë autobus nga rrethet me pahir).
-Fonia. Kush ishte në miting e kuptoi se sa fuqi kishte kur folën “kalecat” dhe sa u ngrit ajo kur foli kreu…
-Në radhët e para të mitingut ishin Musa Ulqini, Saemira Pino, Eva Allushi etj. Në mbarim, pas mitingut, dikush, një burrë me mustaqe, i afrohet Musa Ulqinit dhe i thërret: “Musa, ti jo me Saliun, nuk të ka hije”! Musai qesh dhe duke i vënë dorën në sup, me humorin dhe të qeshurën shkodrançe, i thotë: -Vë bast se ti punon në Bashki dhe përpara kësaj, ke vjedhur vota për një tjetër parti. Njeriu që e shoqëronte “qortuesin” e Musait i thotë me habi: -po ti nga e njeh këtë durrsakun?!
-Një deputet, përkrahës i Ramës, “i paangazhuar” publikisht, por tepër i angazhuar në thashetheme gjithfarësh, ndalon dikë pas mitingut dhe i shan Ramën me gjithfarë fjalori vulgar. (më pas historia dihet, duhet të ketë sharë me të njëjtin fjalor dhe bashkëbiseduesin)…
Këto detaje mund të mos shërbejnë shumë për thelbin, por ato mund të përbëjnë interes për të kuptuar më mirë konglomeratin e madh si përbërës të “lëndës” PS. Bojkoti si mjet i pajustifikueshëm në kushtet konkrete dhe Rruga-pa njerëz-, këto aksione politike të kryetarit të PS-së po tregojnë se si Rama përditë e më shumë po humb edhe opozitën…