E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e opozites Mazhoranca grusht shteti brenda shtetit

Pas takimit te partive aleate opozitare sot paradite i pari qe u prononcua per mediat ishte Paskal Milo. Duke e akuzuar mazhorancen se po shkon drejt realizimit te nje grushti shteti dhe kreu i saj drejt perqendrimit te te gjitha pushteteve ne doren e tij Milo tha se opozita shpreh vendosmerine e saj per te kundershtuar me te gjitha mjetet demokratike grushtin e shtetit ne Shqiperi. Ai u beri thirrje nderkombetareve te nderhyjne me te gjitha menyrat per te ndalur degradimin e demokracise ne Shqiperi. Milo u kerkoi shqiptareve te kene besim te opozita. Shprehim gatishmerine per te vazhduar ne rrugen e rezistences paqesore per te evituar grushtin e shtetit nga mazhoranca.

Menjehere pas Milos u prononcua per mediat Skender Gjinushi i cili u shpreh se Berisha kerkon te vere nen kontroll Prokurorine te gjunjezoje Presidentin dhe Sherbimin Informativ. Kemi nje krize te demokracise ne vend tha ai- dhe zgjedhjet e reja jane e vetmja zgjidhje e saj. Gjithushi theksoi se opozita ka mbeshtetjen me te forte ate te popullit.

Ndersa kryetari i Partise Lidh dhe Drejtesi Sparta Ngjela pas tryezes se perbashket te partive te opozites u shpreh se Berisha kerkon te beje nje dasme mes pushtetit dhe dhunes. E konsiderojme kete gjendje si marrezi e nje njeriu pa ekuiliber.

Ne lidhje me vijimin e protestave te opozites Ngjela u shpreh se eshte rene dakord te fillojne protestat sa me shpejt te jete e mundur. Do ti pergjigjemi me force morale cdo tentative per grusht shteti. Kercenimet e Berishes tregojne se ai eshte drejt nje aventure te marre. Gjithashtu i kerkoi Berishes te mos implikoje shume njerez ne shkeljen e ligjit sepse kjo mund tu kushtoje shtrenjte.

Ndersa ne lidhje me verifikimin e tabulateve telefonike Ngjela u shpreh se kjo eshte e pamundur pasi eshte ne shkelje te plote te ligjit. Kreu I PDL-se u shpreh gjithashtu se ne baze te sondazheve opozita gezon mbeshtetjen e 80 per qind te qytetareve shqiptare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›