Fletet e votimit mbajne peng negociatat, shtatori vendos
Pas debatit per hapjen ose jo te kutive te votimit, djegia e fleteve te votimit eshte pika me e nxehte ne negociatat mes mazhorances dhe opozites. Neni 178 i Kodit Zgjedhor interpretohet ne menyra te ndryshme nga dy kampet politike. Per mazhorances zbatimi i ketij nenin nenkupton automatikisht djegien e fleteve te votimit. Ndersa per opoziten djegia e fleteve te votimit do te minonte jo vetem negociatat mes dy paleve, por dhe procesin e ardhshem zgjedhor. Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS-se, Fatmir Xhafa ka deklaruar pak kohe me pare se djegia e kutive te votimit kushtezonte ne menyre serioze bashkepunimin e opozites me mazhorancen, per gjetjen e zgjidhjes politike per ngercin politik, por edhe me tej. Ne dy takimet e negociatave qe jane zhvilluar mes kryetarit te Gupit Parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci dhe kryetarit te grupit Parlamentar te PD-se, Astrit Patozi eshte diskutuar per modalitetet e hapjes se kutive me materialet zgjedhore. Ndersa fletet e votimit kane qene ngerci i negociatave. Ne perfundim te raundit te pare te negociatave, Patozi u shpreh se mazhoranca eshte e vendosur t'i krijoje opozites cdo hapesire ligjore per hetimin e zgjedhjeve. Por, ai ka shtuar se nuk mund te shkelet Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Nga ana tjeter, kreu i grupit te PS-se ka deklaruar se hetimi i zgjedhjeve pa hapur kutite e votimit, apo duke djegur me ngritjen e komisionit fletet e votimit, do te ishte nje hetim i paplote.
Vendimet e qeverise
Pagat
Vendimi
Rriten pagat per pushtetin lokal. Me propozim te Ministrit te Brendshem, Lulezim Basha, qeveria miratoi dje ndryshimet dhe rritjen e pagave per pushtetin lokal nga drejtuesit e larte, kreret e bashkive dhe komunave, deri tek nepunesit