OBSH Te miratohet ligji per sigurimet
Shpresojme qe brenda ketij viti Kuvendi te miratoje ligjin e sigurimeve shendetesore. Me ane te tij do te mundesohet formalizimi i marredhenieve te tyre me sistemin shendetesor dhe do ti jepet fund informalitetit dhe fenomenit te mitmarrjes. Kete deklarate beri dje ne perfundim te mandatit te tij ne Shqiperi shefi i zyres se OBSH-se ne Tirane Anshu Banerjee. Ajo cka eshte e rendesishme eshte ligji i sigurimeve shendetesore. Keshtu nese njerezit do ta paguajne per sigurimet shendetesore atehere do te flisnim per nje shendetesi me te mire tha Banerjee. Ai shtoi se gjate tre viteve te fundit Shqiperia ka iniciuar nje seri reformash ne shendetesi sikurse ajo ne sigurimet shendetesore per te fuqizuar kujdesin paresor por dhe per te pare sesi mund te fuqizohen spitalet. Banerjee theksoi se zbatimi i sistemit te referimit qe prej mese nje viti ka ndikuar levizjen e qarte dhe sipas rregullave te pacientit ne sistem si dhe ne uljen e informalitetit. Per kete arsye MSH ka fuqizuar sektorin e monitorimit dhe te vleresimit me qellim monitorimin e ketyre reformave per te pare progresin e bere nenvizoi Banerjee.