Përgjegjësia individuale për t’u mbrojtur
02/06/2011 Nocioni i turbullimit mendor shërben jo vetëm për të shpjeguar kriminalitetin, por dhe për të çmuar sipas pikëpamjes juridike shkallën e përgjegjësisë së individit. Për këtë shkak bëhen përpjekje për vetëmbrojtje që të shmanget një gjendje anormale e kundërshtarit (kriminel ose dhunues) për ta parandaluar veprën e tij. Pasojat anormale të kundërshtarit të njohur apo të panjohur evitohen aq sa të zvogëlohen në njëfarë mase dëmet për jetën personale në çdo rrethanë qoftë. Le të sqarojmë se këtu e kemi fjalën për anormalitet të sjelljes mendore e fizike, por jo si imunitet ndaj të papërgjegjshmëve, siç e trajtojnë vazhdimisht vetëmbrojtjen personale. Në shoqëri realiteti na befason për raste të njohura e të panjohura, të pritshme e të papritshme, të cilat kërkojnë vëmendje për t’i zbuluar e kuptuar para se të na gjejë të papërgatitur për t’u mbrojtur. Në shtyp, medie, institucione të drejtësisë etj. ka të evidentuar raste jo të pakta të dhunës fizike për motive nga më të ndryshmet të jetës në familje, në shkollë ambiente publike etj. Ana tjetër është se ka raste jo të pakta kur për interesa të caktuara mund të ndihesh i kërcënuar dhe për momentin nuk jep ndihmën e duhur as organi i policisë. Atëherë kjo kulturë fizike e vetëmbrojtjes është shumë e domosdoshme për të pasur një garanci fillestare në kujdesin për veten tende. Në mjaft dosje hetimore apo gjyqësore ka episode nga më të larmishmet, të cilat janë bërë shqetësim i vetë shoqërisë. Pyetjet që bëhen zakonisht janë për të vërtetuar ndonjë gjendje anormale të kundërshtarit (agresorit), të cilat, sipas rastit, krijojnë dhe qartësinë e parandalimit për t’u vetëmbrojtur. Kjo sjell një siguri dhe prej saj ndihesh më i ndërgjegjshëm për t’u vetëmbrojtur papritur nga organet e posaçme të policisë për të ndodhur pasoja e rastit. Një paraqitje e stimuluar prej agresorit mund të jetë provokative, por që nuk do të ketë rezultat dhe as tërheqjen e frikës, po të dish të vetëmbrohesh edhe për këtë variant më të shpeshtë në gjendje kolektive. P.sh., ndaj një vjedhjeje apo tentim (ngacmim) abuziv ndaj seksit femër mund të jesh edhe i përgatitur për ta evituar më me qetësi si vetëmbrojtje, duke qenë rasti më i thjeshtë që ke marrë. Kështu, bie fjala, po të ketë një observacion të njohjes se nga mund të paraqitet ndonjë agresivitet, atëherë edhe përgatitja e vetëmbrojtjes bëhet më e kualifikuar për atë drejtim. P.sh., kur përballesh me një vjedhës apo me raste ofendimesh publike apo shantazhesh, qoftë edhe të shkallës së parë, që ligji i dënon. Mirëpo, kur je i përgatitur edhe ndaj këtyre sfidave fillestare të agresivitetit, edukohesh me rritjen e përgjegjësisë personale në shoqëri, sepse je i lirë të vendosësh (La libertas consila). Në qoftë se një konsideratë e tillë e çastit është e vlefshme në pikëpamje të vetëmbrojtjes, domethënë i përgjigjet dhe i qëndron në planin e realiteteve të jetës. Ashtu thjesht, siç është fakti përballë teje, gjykimi duhet të jetë i drejtë për vendimmarrje, por asnjëherë nuk duhet të marrësh vendim kur çështja mund të jetë e thjeshtë dhe aspak një produkt i një vizioni virtual, filmik apo aventuresk, sepse ky veprim i vetëmbrojtjes nuk do të jetë produkt i një veçorie për të marrë vendimin deciziv. Pra, edhe vetëmbrojtja jo kurdoherë është e nevojshme të përdoret pa shkak dhe bindje për ta kryer këtë detyrë. Përgjegjësia si e tillë dhe në veçanti për seksin femëror në shoqëri kërkon jo vetëm të rritet, por lidhet ngushtë edhe me emancipimin e saj për t’u bërë më autonome dhe e sigurt, për t’u mbrojtur ndaj një force më të madhe se mundësitë e saj, por tashmë jo më një tabu e pakundërshtueshme. Këtu duhet dalluar: personaliteti është i pacenueshëm, ndërsa veprimi e kundërveprimi mund të jenë të papërgjegjshme, në qoftë se stimulohen dhe kryhen nga nxitja e një gjaknxehtësie të çastit. Prandaj parësore para vetëmbrojtjes fizike është vetëmbrojtja me fjalë qetësuese psikologjike, jo sfiduese dhe ftesë për ndeshje ndaj provokimit përballë, por parësore është të çojë në evitimin apo shmangien e agresivitetit me fjalë të kundërshtarit. Vetëmbrojtja në njëfarë mënyre, kur e ke të pashmangshme, zbulohet edhe nga ana psikologjike në të cilën ndodhet gjendja e kundërshtarit. Kjo do të thotë se sa e domosdoshme bëhet ndeshja për vetëmbrojtje kur zbulon apo kupton se provokatori e ka ndarë mendjen për të dëmtuar me një qëllim e ndërgjegje të paragjykuar. Atëherë vetëmbrojtja është një rrugë e detyruar dhe zgjidhja më e mirë e më efikase për t’u ndeshur në shërbim të vetes. Aq më tepër merr rëndësi vetëmbrojtja kur jeta të detyron të përballesh me veprime arbitrare. Kur ndodhesh në situata midis arsyes dhe budallëqeve dhe konkludon se shkallëzimi i mëtejshëm i dhunës, po të tolerohet, e rrit përgjegjësinë e mbrojtjes së vetvetes deri në pamundësi për të fituar. Në këto raste çmimi i vetëmbrojtjes nuk mund të zëvendësohet në kohë në asnjë ndërhyrje tjetër të specializuar, sepse dëmi i ka lënë pasojat të parikuperueshme. Mund të kuptosh në ato çaste se sa vlerë ka përgatitja për t’u mbrojtur në raport me ndihmën e shpejtë të organeve të specializuara. Në qoftë se ke të bësh me një kriminel ordiner, atëherë nuk ke pse të provosh vetëmbrojtje, por përparësi merr lajmërimi i organeve speciale të policisë për ta izoluar nga përdorimi fizik. Nuk mund të eksperimentosh vetëmbrojtjen në rastet kur mund të evitohet shmangia nga ndeshja e përballja me disa keqbërës apo kriminelë. Pse? Krimi është shpesh në përmbajtje një veprim shtazor, që nuk i njeh rregullat e dyluftimit, që janë normale kur eviton gjendjen ordinere dhe e ndan nga qytetërimi i civilizuar. Kjo sepse me ose pa dashje bëhesh edhe pjesë e krimit kur ndesh me raste të degjenerimit të vetë kriminelit. Mentaliteti i një krimineli nuk përballohet me polemika që çojnë në vetëmbrojtje, por me një shmangie të zgjuar që ta evitojnë ndeshjen. Shkurt, vetëmbrojtja është e nevojshme dhe e domosdoshme si edukatë sigurie e qetësie në jetë, por është e pamundur të kesh të përgatitur veten kundër çdo krimineli apo keqdashësi si tip të caktuar, por vetëm të kuptosh se kundërshtarit i mungon arsyeja e komunikimit dhe vetë nuk ke tjetër rrugë veçse përballjes fizike. Në shoqëri, jashtë në publik e ambiente të ndryshme nuk dallohen shpesh individët të vetëquajtur normalë nga ata anormale. Asnjë keqdashës nuk pranon se është i tillë e arrin deri aty sa të ndiejë përgjegjësinë e veprimeve të veta me koshiencë. Teoritë e keqdashësve (që nga dhuna në familje e më gjerë), megjithëse të diskutuara në mënyrë masive, më tepër deklarative, predikuese e jo vepruese, si p.sh. me gratë e vendit, shoqatat joqeveritare e deri në institucionet kryesore të vendit, madje deri në ato të drejtësisë, më tepër i nënshtrohen vazhdimisht kritikës së shoqërisë sesa masave të gjithanshme shoqërore psikologjike. Duket se ka një ndikim të madh fakti që, kur demokracia i zbulon, nuk i fsheh dhe i denoncon publikisht, duke e cilësuar si fenomene sa sociale aq dhe patologjik të çastit, por vetëm kaq, thjesht si konstatim. Disa ua veshin shkakun alkoolit, drogës, halleve ekonomike e të tjera grumbuj fjalësh të peripecive të ndodhura dhe në këto etiketime, gjithnjë e më tepër po merr rendësi rrethi shoqëror, shkollor, madje edhe ai administrativ për t’u edukuar edhe në mënyrë fizike për vetëmbrojtje si një domosdoshmëri e kohës. Individi, puna, shoqëria janë në raport me kolektivat që rrethojnë në demokraci, sepse dihet që tashmë është në evoluim e sipër. Imitimet e rrjedhura nga edukimet sipas metodave komuniste të sistemit të mëparshëm, moralizues, biografik apo propagandistik, nëpër fronte apo lagje etj., po zëvendësohen me vështirësi. duke e lënë me dhimbje shkëputjen nga të menduarit si kolektiv. Është tjetër mendimi partiak kolektiv që i përplas njerëzit deri në kufijtë minimalë të dhunës fizike, është tjetër kureshtja, dëshira për të vepruar që të drejtosh e komandosh kolektivin me dhunë apo forcë. Në këto raste sa politike e shoqërore midis sistemit të kaluar dhe demokracisë, të përdorimit të forcës apo arsyes, kemi edhe fenomene negative të reja, të cilat lidhen me domosdoshmërinë e frenimit të dëshirave egoiste, të cilat ngjallin një reaksion të fortë tek të tjerat kur i paafti kërkon rrugën më të lehtë për të zëvendësuar të aftin e deri kur vesi kërkon të mundë virtytin. Tamam këtu zbulohet origjina e moralit për të përdorur vetëmbrojtjen për interesa vetjake të drejta dhe jo në mënyrë instiktive për t’u lavdëruar nga një parti apo grup shoqëror që i përket e për t’u dukur në zotësinë tënde mburravece. Për të mundur që të zhvillohet vetëmbrojtja normalisht si një vetëmbrojtje e çastit, është e domosdoshme të zbulohen avantazhet në punë, shkollë e shoqëri, tek individët kur hyjnë në marrëdhënie me personat që e shoqërojnë, sidomos në marrëdhënie të reja dhe të panjohura më parë. Duhet që vetë personi të ndiejë mbrojtjen e njerëzve që e mbrojnë si shpërblim të sjelljeve të tij të mira për t’u përshtatur. Pra, vetë personi duhet të evitojë shkaqet që lindin nga ai për një moment gjaknxehtësie, egoizmi apo kapadaillëku të panevojshëm. Kërkohet sidomos që ai (ajo) të ndiejë drejtësi nga ata që e drejtojnë, kufizojnë apo e dënojnë veprimtarinë e tij të parregullt. Është ves shfaqja e të dukurit e vetëmbrojtjes kur nuk janë të domosdoshme në rrethana të caktuara, por vetëm kur ata përballen me vese që i kalojnë caqet e fjalës. Çdo brutalitet, çdo padrejtësi e bën të pamundur kontratën shoqërore që individi të pranojë disiplinën morale të ambientit ku ai punon e jeton si shpërblim të një vetëmbrojtje pa qenë e nevojshme. Keqsjellja në familje, në shkollë, dhe shoqëri ose punë, duhet të evitohet si një vetëmbrojtje për t’u ndëshkuar nga kolektivi dhe nga ligjet po u keqpërdor. Ato nuk mund të riparohen jashtë familjes dhe shoqërisë më mirë se në ndonjë ambient tjetër, qoftë edhe ligjor. Nevoja e gjallë për t’u vetëmbrojtur (ose për të qenë i dashur, i pranuar në shoqëri) prej tyre, si dhe frika e dënimeve nga ana tjetër janë aspekte të një analize tjetër: të raportit individ-shoqëri, që shmangin keqbërjen. Narcisizmi (adhurimi i vetvetes) e deri e shtrirë në shoqëri (si fis, fshat, lagje apo qytet), deri tek adhurimi nga fansat ndaj të tjerëve që bën një selektim të tillë të ndryshëm në gjini etj., është mjaft i dëmshëm në raste kontradiktore e përplasjesh, edhe me keqbërësin. Shpeshherë, kur prishen këto raporte që rregullojnë shoqërinë, sakrifikohet e ardhmja, sepse secili përjashton njëri-tjetrin deri në dhunën fizike. Pyetja: kush do të vetëmbrohet dhe pse në të tilla raste?! Prandaj edhe “vetëmbrojtja” nga pikëpamje e kontributit social e psikologjike të çliron si individ, kur ajo përputhet me evoluimin pozitiv të marrëdhënieve në familje e më tej. Në anën tjetër, një gjendje digjestive apo sugjestive, kur individi mundohet të duket dhe ta përgatisë veten qëllimisht kundër të tjerëve, siç ndodh ndonjëherë gjatë adoleshencës për dashurinë, apo më lart me kërkesa morale që i mungojnë në atë rreth shoqëror, nuk duhet përkrahur në asnjë rast. Kombinimi i këtyre varianteve për sa i përket rolit të vetëmbrojtjes në jetën e secilit apo secilës i takon pozicionit rregullues në shoqëri. Pikërisht në një shoqëri demokratike, si në SHBA apo Itali, rolin e individit e përmbajnë në caqet e tolerancës së lejuar nga ligjet. Le të marrim një tendencë perverse që shfaqet në shoqërinë shqiptare: atë konfliktuale të mbartura si çoroditje interesash. P.sh., një egërsi sugjestive të mirësjelljes reflekton edhe në dëshirën e sulmit, të rrahjes e më tej për ta dëmtuar dhe më jetën e kundërshtarit. Kjo egërsi mund të rritet, në qoftë se ekziston ndonjë mungesë ushqimi apo nevojë e domosdoshme nga polarizimet që po ndodhin në brendësi të shoqërisë. Imagjinoni një grup gangsterësh që shfaqin qëndrim arrogance midis pleqve dhe plakave apo fëmijëve ku ndodhesh i pranishëm. Në një autobus, kur isha prezent edhe vetë, u kap duke vjedhur një gangster i veshur me kostum dhe kollare e nuk ta jepte përshtypjen si i tillë. Një qytetar i ndodhur pranë i bëri vërejtje dhe e këshilloi që t’i kthente paratë e pensionit plakut. Hajduti gangster i tha: “Mbylle gojën ti, nuk kemi punë me ty!” Mirëpo qytetari bërtiti i revoltuar: “Shofer, mbylli dyert dhe çoje autobusin në polici!” Mirëpo në çast qytetarit iu turr një grup i tërë gangsterësh që e rrethonin, ku dy e mbanin dhe tre të tjerë e rrihnin pa pushim si kafshë. Asnjëri nga 30-40 pasagjerët në autobus nuk reagoi dot e aq më tepër të guxonte shoferi të çonte në rajonin e policisë autobusin. Ai e ndaloi atë në stacionin që i dhanë urdhër gangsterët, të cilët zbritën sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe i thanë qytetarit: “Tani shko në polici...” Shoqëria shqiptare ka me qindra raste të tilla të rrymave brutale, ndonëse jo tipike, por që mund t’i bëjnë ballë vetëm forcat e policisë. Në qoftë se aktivitetet shoqërore do të rregulloheshin dhe me këtë nevojë të vetëmbrojtjes, mund të veprohet mjaftueshëm në fillim nga individët, por egërsia e ushtrimit në terren nuk do të gjente atë liri të demonstrimit të vet pa hasur edhe ndonjë “hundë lesh”, që t’u jepte mësimin e parë kriminelëve. Kuptohet që egërsia e sjelljes ka format e veta ligjore, që e ndalin dhe profesionistët nuk zëvendësohen në këto raste me qëndrime amatore të vetëmbrojtjes, por të paktën shtohet kuraja për t’i dalë zot vetes. Individi jeton midis nesh brenda rrethanave të njohura dhe të panjohura, prandaj ka dhe të papritura, ka momente për të përballuar impulset agresive deri në kufijtë e mbrojtjes së vetë jetës prej agresorit. Në të tilla raste a duhet ndërhyrë? Midis vendimit për të qenë indiferent se mos e pëson, nga njëra anë, dhe tendencës tjetër që të shohësh se si rrihet një i pafajshëm apo një i moshuar dhe të mos ndërhysh nuk është e thjeshtë po të mos jesh i përgatitur për vete. Ai që do të mbrohet e ka treguar vetë jeta, kur ka ndier kënaqësinë e sakrificës dhe fitores ndaj dhunës. Kur kupton në të tilla raste se kthehesh në jetën normale nga aftësia e vetvetes, pa pasur nevojë as për komisar policie e as për të qenë i nënshtruar. Mirëpo edhe kur ligji e dënon keqbërësin për rrahje, atëherë misioni i vetëmbrojtjes bëhet edhe më i plotë. Kjo për arsye se agresiviteti i keqbërësve, në qoftë se nuk ndëshkohet nga ligjet, në vend që të zhduket, rikthehet më i egër nën tronditjen psikologjike të sedrës së sëmurë. Qëllimi i vetëmbrojtjes në fillim është për ta kanalizuar keqdashësin qetësisht me frenimin e agresivitetit, por vetëm ta bllokojë dhe më pas ta neutralizojë. Rendësi fillestare për vetëmbrojtjen ka iniciativa, kuraja civile për të luftuar apo penguar të keqen deri në mbrojtjen ligjore kur sulmohet. Mbrojtja e parë pas përgatitjes është largimi i frikës, duke mos mbajtur më një qëndrim të përvuajtur dhe të nënshtruar para kundërshtarit. Duke frenuar agresivitetin, individi ka mundësi të frenojë prirjen e tij të parë instinktin e frikës dhe njëkohësisht ka kënaqësi në këtë mënyrë kontributin për zbatimin e ligjit shoqëror të qetësisë. Nga ana tjetër, individ i përgatitur tashmë ndihet i fuqishëm për të bllokuar në realitet pa ndihmën e kërkuar, e cila kuptohet që nuk mund t’i vinte në kohën e duhur. Shembuj për të treguar ka mjaft, të cilët nuk i përmendim për t’u mbushur mendjen njerëzve mbi domosdoshmërinë e vetëmbrojtjes, por si pjesë e kulturës demokratike dhe si shtet i së drejtës kjo është një domosdoshmëri që i ka ardhur koha. Njëkohësisht, duke u ndeshur me mjaft tendenca jo shoqërore, vetëmbrojtja paraqitet si zgjidhje imediate, kurse keqdashësi zgjidhjen e tij perverse e gjen te penguar jo vetëm tek uniformat blu, por edhe te një terren publik i përgatitur. Pikërisht për këtë mision detyra e kohës e shtrin konceptin edhe të vetë uniformave blu në tërësi, të forcave speciale apo të djemve sportistë, si pedagogët e ardhshëm jo vetëm për mësime e ndërhyrje zyrtare, por dhe kur janë të lirë dhe ndodhen në çdo ambient ku janë njerëzit. Kjo do t’u rriste autoritetin këtyre specialistëve, nuk do t’i shikonin si diçka të veçantë dhe nëpër demonstrata a protesta, por si pjesë e qytetarit, që të keqen e përballojnë së bashku. Ky koncept i gjerë për forcat speciale në ushtri apo polici e më gjerë do të pakësonte dëshpërimin që sjell dhuna te njerëzit e lirë, do të shtonte sigurinë e jetës, do të rriste vëllazërimin dhe miqësinë për të zbatuar së bashku ligjin e do të forconte edhe familjen, jetën në shkollë me një solidaritet për cilësinë dhe qetësinë publike. Kjo sidomos në këtë drejtim shoqëror për të mos qenë indiferentë dhe për t’u kënaqur me të vërtetë me një jetë sa më te qetë dhe të sigurt. Prandaj nuk ka asnjë dyshim se të gjithë ata që edukohen me të tilla vepra kundër brutalitetit, dhunës dhe duke mos mbetur thjesht me predikimet që bën kisha apo xhamia e deri te politikanët apo leksionet nëpër universitete, por si pjesë përbërëse e një edukimi masiv, ku secili do t’i dalë zot vetes edhe në këtë aspekt.
Nuk ka dyshim se kryeinstruktori Euglent Plakun sjell në vendin e tij edhe këtë risi për ta shpërndarë me një dëshirë e kënaqësi, ku secili (apo secila) ta bëjë pjesë të personalitetit të vet të dinjitetit edhe duke kryer disa detyra të panjohura më parë, siç është ajo e vetëmbrojtjes. Ky demonstrim është plotësisht një arsye që insiston të vërë në shërbim të vendit të tij këtë përvojë, që po përhapet në vendet më të përparuara të botës. Kjo për Shqipërinë do të thotë që të ulen edhe shkaqet apo pasojat e hakmarrjeve të vjetra apo të reja, zgjidhjet e pleksura të interesave të kundërta në rrugë jo të drejtë dhe deri në familje për të evituar zgjidhjen, pa implikuar më gjerë çështjen në rrethin farefisnor e deri në krushqi. Pra, do të ndikonte për një bashkim e vëllazërim dhe jo përçarje midis njerëzve. Në veçanti rinia e ka të domosdoshme që ta mbajë të gjallë dëshirën për vetëmbrojtje e jo të tërhiqet përballë keqbërësve. Njëkohësisht edhe në mjaft grumbullime të rastit ndërhyrja e tyre do të ishte eventuale, pa u ndier të huaj në atë komunitet, duke kontribuar edhe në këtë fushë të vetëmbrojtjes. E gjithë kjo punë me mund dhe sakrifica do të shpërblehet me një gjendje më të mirë të jetës normale dhe nuk do të lihen të shumohen, por do të shkatërrohen që në embrion prishësit e jetës së të tjerëve.
Përfundimisht, demonstrimi që do të bëhet më 4 dhe 5 qershor është mirëpritur nga titullarë të institucioneve, si ato ushtarake, ashtu dhe të Punëve të Brendshme, por dhe të universitetit të sporteve, si një nevojë për t’u programuar dhe realizuar konfrom kërkesave moderne dhe përvojave më të mira që mbarten për vetëmbrojtjen. Pikërisht këtij synimi do t’u shërbejnë edhe shkëmbimi i përvojave midis këtyre institucioneve speciale dhe atyre mësimore për një kontribut real në masivizimin qytetar të një edukate të re demokratike për qetësinë publike.
Kontribut në realizimin e kësaj nisme kanë dhënë nga Ministria e mbrojtjes zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Sandër Lleshi; zv.komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi dhe Dritan Demiraj i forcave Speciale Zall-Herr. Nga Ministria e Brendshme drejtori i Akademisë së Policisë, gjeneralbrigade Hamdi Fjore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit drejtori i forcave lëvizëse operative, kolonel Shemsi Prençi; komandanti i Gardës Ndrea Prendi si dhe togeri Altin Prendi. Njëkohësisht nga universiteti i sporteve në Tiranë, nga rektori Resel Risvanolli, shefi i arteve marciale Përparim Ferrunaj dhe drejtori i menaxhimit të ambienteve Andrea Troja.
Nuk ka dyshim se kryeinstruktori Euglent Plakun sjell në vendin e tij edhe këtë risi për ta shpërndarë me një dëshirë e kënaqësi, ku secili (apo secila) ta bëjë pjesë të personalitetit të vet të dinjitetit edhe duke kryer disa detyra të panjohura më parë, siç është ajo e vetëmbrojtjes. Ky demonstrim është plotësisht një arsye që insiston të vërë në shërbim të vendit të tij këtë përvojë, që po përhapet në vendet më të përparuara të botës. Kjo për Shqipërinë do të thotë që të ulen edhe shkaqet apo pasojat e hakmarrjeve të vjetra apo të reja, zgjidhjet e pleksura të interesave të kundërta në rrugë jo të drejtë dhe deri në familje për të evituar zgjidhjen, pa implikuar më gjerë çështjen në rrethin farefisnor e deri në krushqi. Pra, do të ndikonte për një bashkim e vëllazërim dhe jo përçarje midis njerëzve. Në veçanti rinia e ka të domosdoshme që ta mbajë të gjallë dëshirën për vetëmbrojtje e jo të tërhiqet përballë keqbërësve. Njëkohësisht edhe në mjaft grumbullime të rastit ndërhyrja e tyre do të ishte eventuale, pa u ndier të huaj në atë komunitet, duke kontribuar edhe në këtë fushë të vetëmbrojtjes. E gjithë kjo punë me mund dhe sakrifica do të shpërblehet me një gjendje më të mirë të jetës normale dhe nuk do të lihen të shumohen, por do të shkatërrohen që në embrion prishësit e jetës së të tjerëve.
Përfundimisht, demonstrimi që do të bëhet më 4 dhe 5 qershor është mirëpritur nga titullarë të institucioneve, si ato ushtarake, ashtu dhe të Punëve të Brendshme, por dhe të universitetit të sporteve, si një nevojë për t’u programuar dhe realizuar konfrom kërkesave moderne dhe përvojave më të mira që mbarten për vetëmbrojtjen. Pikërisht këtij synimi do t’u shërbejnë edhe shkëmbimi i përvojave midis këtyre institucioneve speciale dhe atyre mësimore për një kontribut real në masivizimin qytetar të një edukate të re demokratike për qetësinë publike.
Kontribut në realizimin e kësaj nisme kanë dhënë nga Ministria e mbrojtjes zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Sandër Lleshi; zv.komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi dhe Dritan Demiraj i forcave Speciale Zall-Herr. Nga Ministria e Brendshme drejtori i Akademisë së Policisë, gjeneralbrigade Hamdi Fjore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit drejtori i forcave lëvizëse operative, kolonel Shemsi Prençi; komandanti i Gardës Ndrea Prendi si dhe togeri Altin Prendi. Njëkohësisht nga universiteti i sporteve në Tiranë, nga rektori Resel Risvanolli, shefi i arteve marciale Përparim Ferrunaj dhe drejtori i menaxhimit të ambienteve Andrea Troja.