Letra/Antiamerikanizmi i të majtës në Shqipëri
Mediat majtiste në Shqipëri janë duke zhvilluar një fushatë tipike staliniste. Një shkrim që më rastisi ta lexojë në një gazetë majtiste është shkrim krejt në frymën antiamerikane. Të veprohet në këtë mënyrë ndaj një vendi mik siç është Amerika mund ta bëjë vetëm ai që është i krisur, ose me shpirt të shitur. Amerika mike bëri shumë për çlirimin e Kosovës nga Serbia pas 90 vitesh të okupimit dhe bëri shumë përgjithësisht për shqiptarët, duke filluar nga koha e presidentit Uillson e deri të presidenti aktual Barak Obama. Shkrimi i autorit Ilir Yeziri “Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh” është më tepër së skandaloz. Yzeiri nuk ngurron të shkojë aq larg dhe ndër shumë marrezira në shkrimin e vet thotë edhe këtë: “Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që e kishte dikur”. Ndërsa ne i themi këtij farë alamet doktor Yzeirit se Amerika si prijëse e demokracisë në botë, në Afganistan dhe në Irak ka ndërhyrë për shkaqe humanitare, ashtu siç e ka bërë këtë gjë me aleatet e saj kundër regjimit kriminal të Millosheviçit në Kosovë dhe siç po e bëjmë tash kundër diktatorit famëkeq në Libi, Muamer Gadafit. Ty zoti Yzeiri dhe të gjithë komunistëve si ti, iu dhimbset shumë pse po shemben një pas një diktaturat në botën arabe. Moska, Athina dhe Beogradi të cilat i keni në zemër për fatin e keq tuajin, nuk paraqesin më ndonjë faktor të rëndësishëm në skenën politike botërore. Koha e diktaturave në Evropë moti kanë përfunduar. Amerika dhe ambasadori i nderuar Arvizu në Shqipëri, vetëm po kërkojnë që zgjedhjet lokale të kalojnë në frymë tolerante dhe demokratike dhe asgjë më shumë. Ju jeni ata që po ndillni të keqen, dhe as që po iu intereson fati i kombit. Po kërkoni me çdo kusht që zgjedhjet e 8 majit t’i fitojë PS-ja e Edi Ramës pa zgjedhur fare mjete. Të gjitha të këqijat që e goditën Shqipërinë për 50 vjet me radhë, dhe për këto 20 vitet e fundit në sistemin demokratik, i faturohen Partisë së Punës të diktatorit Enver Hoxha dhe PS-së të Fatos Nanos i cili në vitin 1997 me ‘revolucionin e vonuar demokratik, gati sa nuk e zhbëri Shqipërinë dhe së fundi Edvin Ramës, i cili po përdor çdo metodë të dhunshme për të ardhur në pushtet. Por të gjitha këto të këqija të cilat ia shkaktuat kombit do tu kthehen me 8 maj si bumerang. Do të triumfojë me të drejtë PD-ja, dhe nuk do t’u bëjnë punë as shkrimet ashiqare tendencioze dhe shumë komuniste të Rexhep Qoses, të cilin ti e quan intelektual të rrallë.
Ambasadori amerikan nuk ka si ta fajësojë qeverinë shqiptare siç e kërkon Yzeiri në këtë shkrim, e cila qeveri ka shënuar për këto vjet të qeverisjes me vendin arritje të pakrahasueshme. Qeveria të cilën po e drejton kryeministri Berisha ka bërë shumë për mirëqenien e qytetarëve për çka është e thirrur çdo qeveri në botë. Ata që janë mbytur në krim të organizuar, gjë të cilën e kanë zanat për shumë vjet më radhë, është garnitura socialiste të cilën e drejton Edi Rama. Edhe pse që 20 vjet Shqipëria po jeton në sistemin pluralist, ku duhet të respektohet vota e lirë, ku duhet të respektohen normat demokratike të sjelljes, këto norma për PS e Edvin Ramës duket ashiqare se shumë pak ose fare nuk vlejnë. Fyerjet që i bëhen ambasadorit amerikan nga palo-doktori janë të pashembullta. Mu për këtë gjë edhe ambasada amerikane bëri të ditur se ndërpret marrëdhëniet me gazetën ku botohet shkrimi. Ambasadori amerikan në Shqipëri, më tërë qenien dhe krejt miqësisht po i ndihmon shqiptarët dhe rrjedhat demokratike. Z. Arvizu megjithatë e di se shumica e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë janë me orientime properëndimore dhe janë historikisht miqtë më të mirë të Amerikës...