E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Viti 2010, historik për diplomacinë shqiptare”

30-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto

Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e ka konsideruar historik vitin 2010 për sa i përket sukseseve të diplomacisë shqiptare.
Në takimin e fund vitit, të organizuar në Ministrinë e Jashtme, Edmond Haxhinasto rreshtoi disa nga arritjet e politikës së jashtme ku suksesi madhor mbetet ai i liberalizimit të vizave. Por sipas tij, përtej lëvizjes së lirë Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt proceseve integruese në BE.
“Viti që kaloi ka qenë një vit historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka qenë viti i lëvizjes pa viza në hapësirën europiane. Ky vit i bëri shqiptarët të ndjehen pjesë reale dhe konkrete e Europës”, theksoi Haxhinasto.
Kreu i diplomacisë shqiptare konsideroi sukses të veçantë edhe lobimin e bërë në OKB për Kosovën si dhe fuqizimin e rolit të vendit tonë në këtë organizatë.
Më tej Haxhinasto foli edhe për prioritetet e vitit të ardhshëm.
“Për të ardhmen jam i bindur që sfidat do përballohen me sukses në drejtim të avancimit të axhendës sonë të integrimit në Bashkimin Europian, në drejtim të krijimit të një imazhi të ri edhe më të spikatur, edhe më pozitiv për Shqipërinë”, tha Haxhinasto.
Në fund të fjalës së tij, Haxhinasto përmendi edhe nevojën e rivitalizimi të marrëdhënieve dypalëshe në kuadrin e një dimensioni të ri ekonomik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›