E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra/Edhe njëherë mbi integrimin e diasporës në jetën politike të SHBA-së

E lexova me shume vemendje shkrimin e Sami Milloshit mbi diasporen shqiptare dhe integrimin e saj ne jeten politike ne SHBA, i shperndare ne disa blogje (botuar edhe tek gazeta55 - shën i red). Ajo eshte puna dhe e drejta juaj e fjales. Po, po, e fjales se lire per te cilen ne shqiptaret kemi vuajtur shume. Nje gje do te ishte mire per lexuesin, qe mendoj se s’duhej ta kishit vendosur ne “ishull”-shkrimin. Ju Sami keni bere goxha rruge per te ardhur ne Miçigan, saktesisht ne Detroit Metro, per te marre pjese ne aktivitetin e pervitshem (tetë vjet rresht) te revistes “Kuvendi” me botues Pjeter Jakun, “Ditet e Letersise Shqipe”. Per tre dite qe ju qendruat aty (Mes turmes, asgje me teper - fjala e juaj), u pritet ne restorante e kafe shqiptare (paçka se tymi i tyre u paska bezdisur), fjetet ne hotel dhe per gjithe keto dite ju nuk deshet te dinit fare se sa i vlen barra qerane. Nuk eshte mire t’ja nxene ne goje buken qe i ke dhane mikut, por ju vete e keni kerkuar pasi ju e paskit marre per detyrim ndaj jush, te bejme shpenzime (ose me sakte te drejtuesit te aktivitetit Z.Pjeter Jaku). Ju Z.Sami, jetoni gjithashtu në SHBA. Kete e morem vesh nga faqja juaj e internetit “Sami’s biografy”, ne te cilen per te qene i sakte, po e paraqes copy-paste: “Sami Milloshi was born in Albania in 1953. After he was graduated as a journalist from Tirana University in 1975, he began working for Albanian Press. He worked for Albanian newspapers from 1975 until 1999, when he emigrated in the United States of America. Presently, he makes his home in Omaha, Nebrsaka….”. Ketu keni nje dallim nga ajo “turma”, se jetoni ne shtetin e Nebraskes dhe duke qene se jetoni aty, ku nuk ka perqendrime te medha shqiptaresh, perjashtoheni nga “turma”. Ne faqen tuaj te internetit, morem vesh se keni emigruar ne Amerike dhe nuk e kishit ditur gjuhen angleze, nje gje normale kjo. Arritja juaj eshte se keni mesuar anglisht, shume bukur keni bere nje detyrim ndaj vetes dhe familjes (n.q.s e keni ate, mbasi nuk e di). Keni nente vjet ne Amerike dhe keshtu i bie qe te jeni shtetas amerikanë (n.q.s jeni i ligjshem ne SHBA), pra krejt mire ligjet e shtetit amerikan u lejojne te kesh kandiduar, ta zeme per senator ose kongresmen i shtetit Nebraska. Por sigurisht qe kete nuk e keni bere. Atehere, pse vini në Michigan te na kerkoni llogari? Shume i bukur misioni juaj. Dua t’ju pyes ju, qe jeni jashte ishullit te turmes, cfare ju ka penguar te mos kandidoni? Nga leximi i shkrimit tuaj dhe mesimi i faktit se ne cilin shtet jetoni, kuptova se ju ishit me te vertete emigrant ne nje ishull ku nuk ka njerez (shqiptarë, pasi amerikanët e di se sa mund t’ia varin nje qytetari shqiptar). Ja, po ta them se ketu ne Michigan, ka shqiptarë, avoketer te zotet, ka mjekë te zotet, ka mesues e pedagoge te zotet, ka shefa policie qe i respekton Departamenti i Policise se Michiganit, ka oficerë te afte ne zyrat e emigracionit. Ata te gjithë jane njerez qe i kane dhene shume komunitetit shqiptar per t’u integruar ne shoqëri. Ju Sami jetoni vete ne ishull dhe nuk kishit kurresesi si ta merrnit vesh se sa jane shqiptarët te integruar ne Amerike. Ja, po ta them se ka dhjetëra fabrika qe kane pronare shqiptar ketu ne Michigan, pa llogarite nga restorantet e thjeshta deri tek luksozet (kafet shqiptare nuk po t’i permend, pasi i more zët se te respektuan si ma te mirin burre?!!!). Nuk eshte pak O Sami Milloshi, per nje komunitet relativisht te ri (më pak se 15-vjecar). Ajo qe thuhet ne leter per futjen ne jeten politike amerikane eshte nje gje e mire, por nuk behen te gjitha te mirat bashke, pasi duhen shume elementë per te garuar. Nuk eshte shume bindes shembulli i guvernatorit te Illinoisit, pasi ai eshte i lindur ketu ne SHBA, pikërisht ne shtetin Illinois ne vitin 1956. Keshtu qe Ju Sami, meqenëse keni mesuar anglisht mund te ndiqni shembullin e R.Blagojeviç dhe mund te beheni krejt mire edhe guvernator i shtetit Nebraska. Pse jo, aty jane edhe zyrat qendrore te emigracionit e keshtu mund te ndihmoni me qindra familje qe kane shume probleme me dokumentat e qendrimit ne SHBA. Te kthehemi tek e verteta e shkrimit tuaj. Une jam njeri nga pronaret e nje kafeje shqiptare “The Espresso House”. Une jam universitar. Kam shtate vjet ne SHBA dhe nuk jam akoma shtetas amerikan (kam vetem Green Card). Kam dy djem dhe te dy i kam student te shkelqyer ne Oakland University, respektivisht ne vitin e katert dhe te dyte. Jam krenar me ta pasi neser do te jene dikushi. I kam shqiptare te vertete. Kam punuar ne te gjithe Ameriken per t’u siguruar nje mbeshtetje sado te vogel financiare djemve qe te shkollohen dhe me ato te pakta kursime kam blere ate kafenë, ne te cilen te respektova, edhe une, edhe djemte e mi. Kam studiuar dhe studioj per gjuhen angleze me shume se e thoni ju ne ate shkrimin tuaj. Per kete nuk jemi te penduar, por ju duhet t’i therrisni mendjes para se te flisni ose te shkruani. Vertete ne kafet shqiptare (perfshi edhe kafen time) keni ndjekur te gjitha kanalet me te mira shqiptare, por per kete ne nuk jemi te penduar. Po pse nuk e thate se aty sherbimi satelitor i transmetimeve amerikane ishte gjithsesi i plote ne cdo kafe, biles ju qe dini mire anglisht ishte mire ta permendnit. Nuk e kuptoj se cfare keni dashte te thoni me ate: Qe shqiptaret te mos shohin kanale shqiptare!? Qe shqiptaret mos te kene kafete e restorantet e tyre!? Qe shqiptaret te mos kene afrim e bashkëpunim!? Qe shqiptaret te mos ta kene ishullin e tyre si gjitha etnitë e tjera ne Amerike!? Pra ato kafe jane nje pike takimi, jane nje vend ku kerkojne pune, jane nje vend ku marrin informacionin ne shqip e anglisht, jane nje vend ku pensionistet (ata s’munden me te konkurrojne per pushtet e te mesojne anglisht) pijne nje kafe shqiptare dhe shkembejne ndonje llaf me njeri-tjetrin, domosdo jane edhe vendi ku pine duhan. Nuk e di a dini ju O Sami, se ka komunitete me te medha ne Michigan se shqiptaret, bile edhe me te hershme, dhe kane kafete e tyre, restorantet e tyre, kishat e tyre, gazetat e tyre, revistat e tyre. Po ju tregoj se italianet, polaket, arabet dhe irlandezet jane te shquar per te tilla gjera ne Michigan. Por ju duket se nuk e keni kuptuar akoma lirine. Pse u quajtka shkelje qe njeri nga shqiptaret te beje thirrje per te votuar per njerin apo tjetrin kandidat. Ketu ka shqiptare qe jane republikanë, por edhe demokratë, atehere eshte e lire te bejne fushate edhe shqiptaret. Ju jeni kontradiktor ne vetvete. Ne njeren ane beni thirrje per t’u zgjedhur ne organet shterore te Amerikes, kurse ne anen tjeter thoni qe te mos marrin pjese ne fushate. Atehere sipas jush cili eshte integrimi ne Amerike. Ju beni gabim kur thoni qe mos te kemi kafe, restorante, kisha e xhamia shqiptare. Atehere ku do te njihen djemtë e vajzat tona me njeri-tjetrin per te ruajtur vazhdimesine shqiptare?! Kujto arbereshët ne Itali, Ukraine dhe pastaj na bej leksione per integrim. Ju per tre dite qe qendruat ne Michigan nuk mundet te nxirrni konkluzionet e klienteles se ambjenteve shqiptare, a jane burra apo gra? Kujto Shqiperine sa eshte perqindja e burrave dhe e grave neper kafene? ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›