E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Vlorës, atje ku kërkohen orë për kafenë e jo për leksionet

Ajo çka po ndodh në Universitetin e Vlorës është një lloj proteste, më parë e padëgjuar. E nxitur dhe e miratuar nga struktura të majta, e inkurajuar dhe e mbështetur nga përkrahësit e tyre fanatikë që kanë zaptuar jo pak vende pune në këtë universitet dijesh, por që për çudi fshehtësisht nxjerrin studentët në rreshtat e parë, dhe kë studentë pale, me letra të përgatitura për të mbuluar më së shumti hyneret e tyre. Ajo çka po ndodh sot në universitetin e këtij qyteti është shprehja më komprometuese e lirisë së veprimit dhe demokracisë. Aty kërkohet gjithshka por jo mësim kërkohen kushte kur numri i studentëve ka shkuar përtej çdo limit,kërkohen të mos bëhet mësim të shtunën dhe të dielën dakord,dhe kërkohet të mos frekuentohen leksionet. Mirëpo pyetja më naive është përse duhet shkuar atëherë pikërisht në këtë universitet, përveçse për llogje dhe qyfyre studentësh për çaj e kafe. Ajo çka duhet kërkuar është qëllimi e këtu ka më shumë seç duhet studentë kur pedagogë të aftë dhe me tituj ka fare pak. Kush i nxit këto lloj protesta që na dalin gjoja sporadike, përveçse ata lloj pedagogësh të Lumit të Vlorës, ata të cilët e kthyen këtë qendër dijesh në një kioskë universitet ku jepen dhe merren diploma. Ku blihet dhe shitet provim në euro dhe ku lloj-lloj miqsh të kapin për krahu, ku po futen apo japin pedagogë pa diplomë për vitet të tëra apo merren pedagogë me arsim 3-vjeçar. A duhet të ndryshojë universiteti i Vlorës? Duhet të ndryshojë, mirëpo zelli i të kundërshtuarve është se injoranca e pedagogëve që shpreh këtë zemëratë nuk arrin të kuptojë se niveli shkencor sot ka ecur aq shumë përpara. Duke qenë në udhëkryqe të dijeve të tyre veçse ato të universitetit,ata kanë gjetur një rregullore për të zbrazur të gjithë kundërshti e tyre për cilësinë dhe rritjen e saj në këtë qendër apo vatër dijesh. Kush e dëgjon sot se studentët kërkojnë të mos frekuentojnë leksionet do të thotë të vësh duart në kokë. Çfarë duhet të bëjnë në kohën kur s’do të shkojnë në leksione përveçse drogës, kafeneve apo llogjeve intime në kafenetë e qytetit që janë shtuar aq shumë rreth këtyre godinave studentore. Student nuk do të thotë qejf, studentë do të thotë nxënie e dijeve, mirëpo si do të kuptosh faktin se qindra prej këtyre aktualisht gjenden sot të papunë të paaftë për të shërbyer në rolin që kanë me diplomimin e tyre. Një fakt tjetër është se edhe rektori i ri që ne bëmë kaq shumë reklamë për të ndonëse vinte nga një shtet i madh dijesh më shumë qendron në Amerikë dhe gjysmën e kohës në këtë vatër, atëherë si do të menaxhohet ky universitet? Një qëndrim ndoshta aspak indiferent edhe nga MASH, që duhet të kërkojë shkaqe e arsye. Nëse janë të drejta apo jo dhe si do të zgjidhen ato që janë për t’u zgjidhur, nëse jo duhet të sqarojnë ato që duhet sqaruar. Nuk ka kohë për indiferencë sepse këto lloj protesta të këtij universiteti janë si ato protesta e PS dhe tëe majtëve për të ndjerin K.Trebicka dhe pas turmave yxhym janë pikërisht ustallarët e tyre, ata që e kthyen këtë universitet në një qendër ku një student merrte 2-3 diploma, ku nuk vije fare dhe merrje diplomë, kur me 2-3 klasë gjimnaze përfundoje universitet, kur militantë të majtë mbushën auditorët dhe morën diploma aq shumë sa edhe gjithë jetën të kishin bërë shkollë s’do t’i merrnin dot, nuk mbeti skafist, biznesmen, drogaxhi, kusar, injorant i padiplomuar nga ky universitet. Nuk mbeti mësues nga Lumi i Vlorës pa u bërë pedagog në këtë universitet, nuk mbeti mik e farefis pa u bërë drejtues në këtë universitet. U bënë shumë gjëra por ajo që duhet thënë është se dija që duhej përvetësuar aj fare pak, e bëri. Shumica janë me diploma në xhep, por të paaftë për të menaxhuar e drejtuar. Studentët i vënë përpara si i vunë në vitin e mbrapshtë po në dyert e këtij universiteti dhe në krye të tyre. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›