Letra/Festa e Pavaresise apo... bjellie noci
Kjo e diel fundvjeshte duhet te ishte krejt ndryshe nga sa na u shfaq. Per fat te keq jemi te shtrenguar ta mbajme gjate ne mendje si dita me e pakuptimte e vitit te fundit te dhjetevjecarit te pare te mileniumit te trete. Po ceshte kjo e diel qe me shkrrani e me cingrisi nervat aq keq kur duhet te ishte ndryshe krejt ndryshe. Te mos ju lodh as ju dhe as veten me gjithfare fjalesh rebus kur cdo gje eshte e qarte dhe e mirekuptimte. E djela qe sapo iku ishte ditelindja e shtetit tim. Vertete nuk ishte vit jubilar por kjo nuk i heq as nje pike a presje madheshtise qe ne vetvete ngerthen kjo dite per mbare afro dhjete milion shqiptaret qe jetojne gjithandej neper bote. Festa e kombit shqiptar Gjithkush qe vjen ne kete bote e ka nje ditelindje dhe eshte ai qe do apo jo ta ndaje gezimin e kesaj dite me te tjeret. Ndersa ditelindja e kombit eshte ndryshe. Ajo gelon ne te gjitha zemrat e atyre qe e njohin veten per shqiptare nga gjendja apo orgjina. Bile edhe miqte e shqiptareve gezojne e urojne. Urojne burrat e shtetit nga Europa e Amerika nga Azia e Afrika...e kesisoj ne kancelarite e Tiranes bulerojne gjithfare urimesh. Dhe shqiptaret kete dite harrojne emrat perkatesite fetare moshen e seksin dhe e urojne njeri tjetrin me dy fjale te thjeshta por te medha Gezuar festen e kombit. Dita e 28 Nentorit eshte simbol i katercipte i qendrueshmerise kurajes vendosmerise dhe kembengulesise cdo here na perkujton sakrificat dhe vuajtjet tona te cilat me keta tipare arritem ti shnderrojme ne fitore dhe gezim. Breza te tere luftuan dhe sakrifikuan gjithckahja e tyre u trupezua ne nje dite te tille me shenje Ndaj ne si komb te festojme dhe kremtojme mevetesine e Shqiperise. Vlerat e ketyre brezave jo vetem qe duhet respektuar por edhe ti afirmojme dhe ti kultivojme. Ne rruget e Tiranes e djela nuk i ngjau aspak festes. Nje dite fare e vaket pa me te voglin emocion per te mos thene nje dite rutine vjeshtake bile me e merzitshme se fundjava e zakonshme. Erdhi keshtu apo e sollen E turpshme kjo per bashkine me te madhe ne vend dhe qytetin me te rendesishem te shqiptareve. Festa eshte feste eshte e te gjitheve dhe per te gjithe. Nuk ka rendesi se kujt i ka qelluar te beje regjisorin e saj. Te mire apo jo regjisoret gjithe se si e kane konceptuar ditelindjen nje feste te vertete. Dikush e ka pare si ushtrim te forces dhe pjesen me te bukur te dites ja ka kushtuar paradave me ushtri tjeterkush e ka pare ne konture me te buta e me civile nje tjeter mund ta shohe...Por gjithsesi shfaqja duhet te jete.. Njerezit ta ndjejne qe eshte dite feste. Permbajtja ka po aq rendesi sa edhe ndertimi i dekorit ne nje shfaqe te mirefillte. Shqiperia gjithandej qe dekoruar qe nga Shkodra deri ne Vlore nga Korca ne Kukes e nga Tropoja ne Gjirokaster... Vetem kryeqendra e vendit nuk e nderroi mantelin gri te kesaj fund vjeshte. Vetem gri te peshtire...gati ne te zeze. Ku ishte regjisori Regjisorin politikan askush nuk e pa ku qe futur. Vec ne ca dritare zyrash u pane ca flamurka... Asnje flamur. Asnje flamur nga ato me pese apo dhjete metra...asnje Jo me nga ato qe tifozerite e partive valevitin neper fushata. Mbase ngutem qe kerkoj te festoj ditelindjen e kombit. Mbase...mund edhe te me quajne disi arkaike qe kerkoj nje gje te tille pra dite lindjen e kombit ta festoj me te gjithe njerezit e mire qe quhen shqiptare qofshin ne Tirane Konispol Londer a Selanik Rome a Paris Ulqin a Prishtine Stamboll a Medvegje. Por nuk jam e as qe do te kem deshire kurre here qe te imitoj e te plagjatoj festat e te tjereve qofshin keta hallouine apo bjellie noci. Kurre nuk e kam pelqyer majmunerine imitacionet trashamane qe te bejne te dukesh edhe me i marre. Jo vetem qe nuk do ta kembej kete dite me cfaredo feste tjeter por do ta ngre zerin deri ne qiell qe kjo dite te festohet me te gjithe ceremonite dhe madheshtite qe i takojne legjitimisht asaj. Nuk me duhet aspak te bej hetuesin a policin e te veje me shpatulla per mur kedo qe ka qene i ngarkuar per te qene regjisori tagri i te cilit ka qene organizimi ne nivel te duhur i ketij ceremoniali. Persa kohe qe nuk ka bere ate qe duhej bere sigurisht ka pranuar te marre mbi vete jo vetem pergjegjesite ligjore por edhe turpin e shprishjes. Festa e kombit nuk eshte thjesht nje ceremoni nje rit nje shfaqje. Eumlshte ne radhe te pare dashuria dhe perkushtimi i cdo qytetari qe e ndjen veten shqiptar ne radhe te pare. Nuk mund te jesh europian pa qene shqiptar ashtu si nuk mund te jesh as i katolik as mysliman e as ortodoks pa qene ne radhe te pare shqiptar grek bullgar amerikan... . Sigurisht nuk erdhi keshtu ne Shkoder Vlore Korce Prishtine Shkup Ulqinhellip . Nuk ka si te vije keshtu alla mortum. E sollen keshtuhellip diten me te shenuar diten e perjetesise diten e krenarise se madhe te sakrifices dhe shpreses. Eumlshte e te gjitheve kjo dite i bashkon te gjithe shqiptaret eshte dita ku nderimi per flamurin josh memorjen historike ku krenaria bashkohet me sublimen ku identiteti shpalos te shkuaren te tashmen dhe te ardhmen e vete kombit. Per me teper kjo e sivjetmja qe duhej te ishte krejt ndryshe. Shqiperia me shqiptare europiane te cliruar nga vargonjte e vizave mund ti bien Europes kryq e terthor pa u ndjere aspak te fyer te diskriminuar por te barabarte me te gjithe. A thua vertete qe i pamendte regjisori qe duhej te pergatiste festen. Nuk di cte them vec ti rikujtoj atij dhe ndonje te pergjumuri per te mos thene ndonje fjale tjeter me te rende Dita e Pavaresise eshte dita e perjetesise se nje kombi dita me e rendesishme dhe me jetike per pjesetaret e tij.
...