E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta e cunguar perpara sfidave kombetare

01-12-2010 / Redaksionale

Opozita vijon protestat kunder qeverise. Partia Socialiste u ndal dje ne qytetin e Lushnjes. Kreu opozitar Edi Rama nenvizoi sa ishte e mundur bindjen e opozites per te vazhduar betejen. Megjithate beteja e re e cunguar ende seshte sqaruar mire pasi Transparences zgjedhore iu eshte hequr nje kembe. E mbetur me kemben e majte dhe paterice te djathte para materialeve zgjedhore. Ndonese rruga per ti prekur keto materiale me dore eshte shume e gjate. Ka me shume se nje vit qe PS-ja i ka rene nga Kina me kinezerite e saj per te bere sadopak transparence. Sakaq eshte humbur shume kohe e shume energji ne kerkesa qe sot jane te njohura ajme edhe nga socialistet si anti-kushtetuese. Prandaj deri ne zgjidhjen perfundimtare te zgjedhjeve lokale do te kemi pune me kete refrenin e merzitshem te transparences se Saliu deshtoi etj.
Pertej kesaj dicka interesante po verehet ne frontin e propagandes socialiste. Dhe pa shih nuk jane as parullat. Sepse jo pa qellim ndoca media afer pozicioneve majtiste po perdorin bash si didaskali skenografike te serise se dyte te prostatave neper rrethe imazhe dhe foto protestash te nentorit te vitit te kaluar per te dhene idene ne opinionin publik se atje ku zhvillohet beteja per transparence ka popull opozitar te galvanizuar pas liderit. Do thoni ju si ka mundesi Po ja qe ka mundesi.
Mjerisht mjaft te lexoni cdo mengjes gazetat shqiptare afer se majtes ose shikoni TV mono-tematike d.m.th vec lajme ju do te kuptoni sesi tentohet te manipulohet ndergjegjja qytetare me propagande te dores se dyte bile te pilotuar nga regjia mono-partiake. Ne te perditshmet qe i bejne fresk dimeror Rames ju do te konstatoni foto dhe imazhe filmike te vjetruara si vera nje vjecare. Prandaj njerezit qe shikojne keto foto te manipuluar me kompjuter thone me mendjen e tyre pa shiko kur protestat e opozites se bashkuar do te prekin si rrufe dimerore edhe qytetin tone do te jene ne lartesine e duhur.
Mirepo me gjithe respektin per protesta e opozites fushata e dyte e Edi Rames per hapjen e kutive ka dicka absurde tejet e lodhshme per njerezit qe ndjekin politiken me pasion. Sepse shikojne se interesi real per te kete raund te dyte protestash jo vetem qe eshte ne piken e vdekjes porse ka nje neveri per cka Rama po propagandon. Ai me nje slogan te denje per manipulimin e mendjeve shkruan se Saliu Deshtoi Transparence. Se kush deshtoi me iniciativat e tij kete shqiptaret tashme e kane kuptuar fare qarte. Mjafton te marrim realizimin e premtimit te vizave per te kundershtuar Edvinin ne fushaten e tij zhvleresuese. Perkunder Edvin Rama deshtoi me investimet e tij anti-vize duke futur bastunin nen rrota qeverise dhe leshuar sinjale deshperuese kundrejt faktorit nderkombetar. Problem eshte fakti qe opozita ne keto momente eshte ne hall te madh pasi kauza e tyre nuk ka me ate seriozitet me te cilin filloi.
Sepse eshte vete iniciatori i hapjes se kutive ose perkunderhellip qe ka hequr dore nga transparenca e pretenduar e zgjedhjeve. Jemi ne kushtet kur pushteti i tij brenda Partise Socialiste u betonizua aq mire saqe nuk ka burre nene qe e kundershton ne mendime ndryshe. Jemi ne kushtet kur vetem dy dite pas vendimit te Ministrave te Brendshem te Be-se per heqjen e regjimit te vizave Partia Socialiste doli me qendrimin e ri te materialeve zgjedhore cka ishte oferta e bere nga shumica tash nje vit me pare. Jemi ne kushtet kur opozita e bashkuar meqenese sarrin qellimin e saj madhor per te minimizuar humbjet zgjedh nje objektiv minor ate te materialeve zgjedhore te ndara qartesisht nga fletet e votimit. Jemi ne kushtet kur opozita edhe pse kerkon transparence sipas rezolutes se PE-se ende nuk ka zyrtarizuar oferten e saj ne Parlament. I cili eshte institucioni qe shqyrton me zell ligjor cdo ceshtje qe I perket te drejtes se qytetareve per transparence.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›