E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Imoraliteti i protestave të borgjezisë së vjetër sindikale

Duke marre shkas nga reagimet e dy drejtuesve, te dy formacione me te mëdha sindikale ne vend, ato te BSPSH dhe KSSH mendova te hedh syte nga veprimtaria sindikale e ketyre dy sindikatave. Po mendoj te ndalem ne aspektin e Shfuqizimit te dekretit te Presidentit te asaj kohe te Z. Sali Berisha, me Nr 204 te dates 05. 06.1992, per pasurinë e Sindikatave. Kjo pasuri u nda ne 50 % per BSPSH, për Konfederaten 40 % dhe pjesen tjeter e mernin ato sindikata qe kishin njohje juridike para kesaj date dhe te tilla ishin, Sindikata e Minatoreve te Shqiperise me 5 %, Lidhja Autonome e Naftes me 0,2 %, si dhe Lidhja e Pergjithshme e Punonjësve te Shqiperise me 0,2 %.
Megjithëse ky vendim i Presidentit u duk i drejte, drejtuesit e ketyre sindikatave filluan qe secili sipas menyres se tyre te vepronin ne menyre abuzive me pronat te cilat ishin djersa e qindra-mijëra punëtoreve te periudhes se socializmit te asaj kohe. Keshtu qe keto prona u dhane apo ju shitën palëve te treta, si të tilla mund te permendim kampin e punëtoreve ne Ksamil, ate te Qafe-Shtames, dhe ne te shumten e rasteve ketyre shtepive te pushimit iu ndryshua dhe destinacioni per te cilat ato ishin ngritur, dhe ne disa raste u lane ne meshire te fatit.
Sigurisht per keto shperdorime, ndaj kesaj pasurie kombetare, nga keta drejtues sindikalë, eshte folur shume, si nga sindikaliste te ndershem, po ashtu edhe nga drejtues te tjere sindikatash, te cilet u shkeputen nga keto formacione sindikale aty nga vitet 1992-1993. Per keto veprime eshte folur neper mediat vizive, apo eshte shkruar ne shtypin e kohes, po per fat te keq nuk u mor ndonje mase reaguese ndaj ketyre abuzusve.
Por, me pak fjale, mendoj se dhenia ne pronesi te kesaj pasurie, ne adrese te Sindikatave, ishte nje proces qe ndihmoi ne dobesimin e fuqise levizese te sindikalizmit ne Shqiperi. Keto sindikata dhe ne menyre te vecante drejtuesit e tyre, rane ne rehati. Kështu, mendoj se heqja nga pronesia, nga keto formacione sindikale, do ta forconte levizjen sindikaliste, meqë deri me sot, ato kane qene me shume ne role pasive, apo servile ndaj qeverive
Pra pretendimeve të drejtuesve sindikalë mendoj se u ka ikur koha. Vërtet keto prona kane qene te punëtorëve, por kur ky destinacion tjetërsohet, atehere shteti duhet te nderhyje. Ngelet qe vendimi i qeveris te zbatohet dhe ne rast se keto prona jane shitur apo jane tjetërsuar, shkaktarët duhet te dalin para ligjit. Gjithashtu mendoj se nëqoftëse ka ndonje keqdashje nga ana e qeverisë, ajo shumë shpejt do te evidentohet ne të ardhmen.
Kurrsesi drejtuesit e ketyre sindikatave nuk kane te drejte te revoltohen, duke u hequr sikur atyre u ardhka keq per Sindikalistet, pasi interesat e tyre ata i kane neperkembur shume kohe perpara. Kete une e mbeshtet me faktin se edhe ato pak te drejta qe kane fituar sindikalistet gjate ketyre vjeteve, ka qene vetem si rezultat i deshires te qeverise, te cilen ne menyre te padrejtë e kane përvetësuar herë njëra palë dhe herë pala tjetër. Pra me pak fjale le ta provojne fuqinë e tyre jo me paratë apo me veprimet jokorrekte ndaj anëtaresisë, por le te mundohen te bejne nje riorganizim jo si te manipulojne, po si të tregojne aftesitë e tyre qe dine te drejtoje, jo per t’u pasuruar, po per te kontribuar ne plotësimin e kerkesave sindikaliste. Thirrja per t’u mbrojtur gjoja nga padrejtësitë qe po i ben qeveria “Berisha”, tashme nuk ka asnjë kuptim. Personalisht nuk dal ne mbrojtje te qeverisë, por duke qenë nje nga themeluesit e kesaj Levizjeje Sindikaliste, mendoj se drejtuesit e sotshëm nuk e kan hallin se po u neperkemben te drejtat sindikale, por me shume se çdo gje po qajne hallet e tyre, pasi nga ky veprim i qeverisë, ata do dalin te zbuluar.
Pra le te presim e te shpresojme se përpara se borgjezia e re - qe pretendojne drejtuesit e sindikatave - te zhvatë pronat e tyre, te durojme e te shohim borgjezinë e vjetër sindikaliste apo qofte e ndonje personi tjeter qe ka qene apo eshte i veshur me pushtet.

Autori i letrës është Ish-Anëtar i Këshillit Kombëtar të BSSH-së

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›