Alcide De Gasperi, një pasuri politike për evropianët
Në çdo moment të jetës së tij politike, sociale dhe njerëzore, kishe një vijë parimore me objektivin e ndërtimit të një pasurie politike për gjeneratën e ardhme, duke qenë një burrë shteti, shumë koherent në çdo veprim që merrte, një koherencë që duhet edhe sot. Kërkoni midis letrave të mia - do të thotë ai një nga vajzat e tij në ditët e fundit – nuk do të gjeni asnjë inkoherence dhe ndryshe. E gjitha kjo veprimtari është e dhënë nga pjesëmarrja e thellë e një kristiani si De Gasperi. E gjen në një diskurs të hapur që Ai i bën bashkëpunëtorëve të tij, në prillin e 1909, e publikuar më pas në “Il Trentino”. Citon Biblën: urdhëresë e parë që Hyu në Bibël është një urdhëresë kulturore dhe sociale; “pushtoje këtë tokë me progresin e zhvillimit, me punë, me arte dhe me shkencë. Mos u mbyll në mikrokozmosin tundi si individ, i thotë Krijuesi njeriut, por jeto një jetë sociale dhe përkushtoju tokës dhe kolektivitetit”. Vazhdon duke folur për misterin e kryqit që, qysh nga zanafilla është burim e një vëllazërie dhe të një solidariteti njerëzor: baballarët tanë, kristianët e parë, reformatorët e botës, të cilët nuk e filluan e organizimin e skllevërve, të varfërve, të proletariatit, por ngritën lart midis kaosit social, ngiten në mes të shfrytëzuesve një kryq dhe i tha njeriut: Vëlla, Krishti vdiq për ty. Dhe nga kryqi erdhi pastaj koncepti i vëllazërisë njerëzore, organizimi social, lidhja e një solidariteti që ne, njëzet shekuj më vonë, kërkojmë të rindërtojmë mbi varrezat historike, një shoqëri e ribëre pagane në shpirt dhe në institucione. Në fund të fundit, në këtë Evropën plakë, disa forca morale, që duhet të rijetohen dhe të piqen. Mbas frazave bosh të një natyralizmi modern ka një pasuri shekullore të idealizmit kristian - duke ngjyrë shpirtin dhe mendjen - aty individi rinovon shoqërinë, kombin.. Kështu Evropa mund të celebrojë shërimin e saj. I shkruan me 6 gusht gruas së tij, Francesca, pas procesin në Apel, e i shfajësuar nga akuza e falsifikimit në akte publike dhe dënimi i tij është ekzili klandestin në dy vjet me një gjobë 16.076 liretash. Ja çfarë i shkruan: “Ti, zemërmadhe, nuk e mendon kështu, por nëse dikush do më thoshte: pak e ka merituar Ai, nuk duhet të kishte sakrifikuar familjen për politikën e tij? Atëherë ribëj me memorie udhëtimin e padëshirueshëm të këtyre viteve të fundit e mendoj se ndoshta duhet ta kisha bërë ndryshe.. tani më duket se jo. Kam rezistuar, është e vërtetë, deri në fund, në trincenë e frontit, në cilën detyra më thërriste, por ishte ndërgjegjja ime që ma impononte, besimi i im, dinjiteti, respekti për vetveten, besnikërinë ndaj flamurit dhe jetës sime. Ka shumë vetë që janë në politikë sa për një ekskursion të thjeshtë, si diletantë, dhe ta tjerë që nuk e konsiderojnë, e kështu është edhe për ta, si një aksesor dytësor në rëndësi. Kurse për mua, që kur isha djalë i ri ishte karrierë ose më mirë një mision. Nuk është e rëndësishme të lësh karrigen, të lesh gazetën, të mbyllësh gojën në heshtje dhe stacionimin e këmbëve. Nëse unë do të kisha bërë të gjitha këto nuk e di nëse isha unë që i bëja? Qëndroj gjithmonë në “popullor”, De Gasperi me të rinjtë e tij ose të viteve të arta, siç qëndron një kirurg po kirurg, edhe pse ndryshon spital, ose një inxhenjer një inxhenjer. Unë besoja në këtë (që progresi nuk është një prodhim i dhunës e që forca e vërtetë e është në drejtësi, në të vërtetë, në liri, në butësi, në paqe,) e predikova këtë, e mbrojta, e deklarova, për më shumë se njëzet vjet në politikë. Si mund ta harroja ose ta leja të kuptonin që isha gabuar, kur në të vërtetë mendimi im është edhe sot e kësaj ditë shumë i fortë? Nuk të kam treguar asnjëherë çfarë më ndodhi në burg. Një ditë, me një majë e vogël gjilpërë, që i kishte kaluar kontrollit të imtësishëm të përditshëm, kisha gërricur murin e bardhë këto fjalë në latinisht “Beati qui lugent quondam ipsi consolabuntur” (të lumtur do jenë ata qajnë sepse do të jenë më afër Hyut) dhe në një cep tjetër afër ku veja kokën “të lumtur të jenë ata që etje për drejtësi...” Megjithatë në këto fraza ishte kompensimi dhe bekimi i Hyut: “Siç falënderoj Zotin që të kam takuar. Jam lodhur shumë në jetë dhe kam shijuar sakrificat që kam bërë për të tjerët, për popullin tim, për idealin tim. Sa vetë kanë prekur pragun e shtëpisë sonë, përsa kam qenë një komfort, një ndihmë, një zgjatim i punës sime. Kam shfaqur talentin tim si majtas ashtu dhe djathtas, energjinë, punën e lodhur, pa kërkuar asnjëherë pagesa, as se kam menduar një gjë të tillë... Dhe tani besoj se Hyu me jep në ty shpagimin dhe bekimin tim: ti je më e çmueshmja, je çmimi që kam paguar për punën time, një çmim që del lart mbi meritat e mia, jashtë çdo shprese. Nuk është dashuri e çdo dite e jona, e dashura Francesca (...) nuk duhet thënë asnjërit që ne duhemi kështu, sepse bota do të kishte zili për ne dhe do të tentonte të prishte këtë harmoni”. Si prindi i një familje të madhe De Dasperi, mund të njihet më mirë nga letrat që i dërgonin të bijat, për shembull, një letër që i dërgon njëra nga bijat në okazionin e madh të hyrjes së saj në jetën religjioze të komunitetit e duke bërë bilancin e edukimit që kishte marrë nga i Ati ajo i shkruan: “ para së gjithash faleminderit për dashurinë atërore kaq të ngrohtë dhe të fortë, që kur ishim të vogla na ke dhënë një mbesë sigurie dhe mbështetje, që ne e marrim pa frikë. Faleminderit për ambientin që na ke krijuar përreth, një ambient me principe të forta, largpamëse, me objektivitet dhe me drejtësi. Ne nuk e kuptonim, nuk e kuptuam derisa pamë ambientet e tjera, jo të frikshme por indiferente, ku shumë gjëra bosh e shumë sektarizëm. Është ajo që unë ka dashur t’u transmetoj edhe motrave të mija më të vogla, të hapin sytë përpara meje, mbi dhuntinë që na ka dhënë perëndia duke na krijuar këtë familje. E kuptoj shumë mirë tani, madje e kam kuptuar ma mirë kur po përgatisja tezën e diplomës, që nuk janë të rëndësishme përkufizimet e marra në shkollë, ata që më kanë edukuar inteligjencë, por bisedat me ty të përditshme, që na flisje për gjëra të bukura dhe inteligjente. Faleminderit që nuk e ke mbyllur gojën: faleminderit që më ke treguar gjithmonë, edhe kur vije i lodhur në shtëpi, na ndaje bukën e kulturës tënde. Mund të vazhdon deri në pafundësi: por falënderimet e tjera do t’i bëj përditë duke u lutur”. Marrë me shkurtime nga websajti i euro-parlamentarit Magdi Cristiano Allam.
...