Letra/Ka boll arsye për të refuzuar alternativën e Edvin Haxhi Qamilit, por duhet të shkojmë tek kutitë e votimit
Ne promovimin e librit "Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha" me autor z. Fahri Balliu, organizuar nga "Vatra", në Nju-Jork, nder te tjera theksoja: "Nje shpurë e madhe, gjoja analistesh dhe gazetaresh te pavarur, duke shfrytezuar nje numer te madh gazetash e stacionesh televizive, qe ne shumicen e rasteve financohen nga burime te errëta, jane vene ne sherbim te dyshes Ramiz-Nexhmije, e cila sponsorizon Edi Ramen. Intervista, kujtime, reflektime e analiza, perpiqen t’i shpelajne trute rinise. Perpiqen te injektojne idete dhe ideologjine e tyre duke e veshur me emertime te reja. Krijimi i skuadrave te sulmit, ku ne vend te emrit "Vullnetarët e Enverit" emertohen "Vullnetarët e Edvinit". Krijimi i grupeve te "Agjitacion-Propagandes", te gatshem per te "99"-at, qe me premtimet e tyre na kujtojne "rubinetat qe rridhnin qumesht e pjatat e luget e florinjta" qe dikur na i premtonin paraardhesit e tyre, jane imitime butaforeske te praktikave te dikurshme. Propagandimi i praktikes mashtruese enveriste "gju me gju me popullin" dhe politika "pertej te majtes e te djathtes", qe na kujton "Frontin Demokratik" jane tipike ide komuniste. Te tera demokracite funksionojne ne saje te konkurrences ndermjet ideve te majta e te djathta. Zoterinj, pertej te majtes e te djathtes, ka komunizem ne nje ane e fashizem ne anen tjeter, pra parti unike. Cilen nga keto te dyja, qe per fatin tone te keq ne i njohim mire, na ofron ky Haxhi Qamil modern. Them Haxhi Qamil, se ky njeri, te cilit ju falen zgjedhjet lokale, per te mos komprometuar nenshkrimin e MSA-së dhe anetarësimin ne NATO, ka guximin te kercenojë se po nuk ju fal pushteti, do sabotoje anetaresimin e vendit ne BE...”.
Duke iu kthyer ketyre vleresimeve pothuaj pas dy muajsh, mendoj se kane qene vleresime te drejta. Atëhere spekulohesh me vleren e kartave. Shpurë e tere gazetaresh te tipit Nazarko apo Vangjeli, qe nxihen ne fytyre gjate emisioneve televizive, dhe nuk kane etiken me te paket qe duhet te karakterizoje njerëzit e shtypit, politikane "te rinj" si Veliaj me kompani, paturpesisht mashtronin qytetaret se gjoja ketu flitej per "takse vote". Pa u skuqur nga turpi, genjenin se gjoja ne SHBA, kartat jepeshin falas. Por e verteta eshte se ato jane dokumente identifikimi e paguhen shumë here me teper sesa ne Shqiperi. Keto dukuri e te tjera me benin te dyshoja se nje skenar si i ’96-s po pregatitej. Tani qe loja me "taksen e votes" u demaskua, te bindur se nuk kane asnje shans per te fituar, kane filluar te spekulojne me numrin e qytetarve, te cilëve qeveria, gjoja paska vendosur t’u heqe te drejten e votimit. E kete te drejte, ne menyre selektive ua hiqka vetem socialistave te Edi Rames. Paturpesisht japin shifra qe vetem po te kene sferen magjike mund t’i dine sa do jene. Ose ndoshta une gaboj, mbasi ata e dine perafersisht sa milititantë do t’i binden urdherit per te mos u pajisur me karta identiteti. Edi Rama pretendon se nuk eshte politikan, edhe pse te jesh politikan nuk eshte turp, por eshte zotesi. Shteti ka nevoje per politikanë qe te qeverisin, ashtu si ka nevoje per te gjitha profesionet e tjera. A nuk kemi mesuar tashme, se ne demokraci secili bene punen e vet, mjeku bene mjekun, bojaxhiu ben bojaxhiun e politikani ben politikanin. Po nuk qe politikan lerja politiken politikanëve. Se politika eshte art zotëri. Eshte arti i kompromisit ne radhe te pare, gje qe si duket i mungon krejtesisht zoterise. Diktatoret nuk jane politikanë, ata i dine te gjitha, ata jane mbi palet, ashtu si monarket. Megjithate duhet te themi se ata e konsiderojne veten mbi palet, jo pertej palëve si i pelqen zoterise te trumbetojë. Si dikur qoftelargu Enver, predikon se do ta beje fshatin si qytetin, se do ta beje tere Shqiperine si Tirana, te ciles kur i prishi kioskat e kartonit, i premtoi se do ta kthejë ne identitet, dhe e bunkerizoi me “kioska” 10 e 15-kateshe, qe shqiptaret do jene te detyruar t’i vuajne tere jeten. Edi Rama e di se do humbase, se kjo qeveri eshte e para qeveri qe nuk ka punuar per fasada, po per rruge e ujesjellesa, se kjo qeveri me largpamesi po pergatit te rinjte shqiptarë me aftesi konkurruese ne tregun e punes evropiane. Zonja Kodheli i quejti copa letre diplomat e te rinjve qe sakrifikojne per te qene konkurrues ne tregun e punes dhe Edi Rama, po te ishte politikan, do te duhej ta korrigjonte zonjen, do te duhej t’i kujtonte se me fitimprurese eshte te konkurrosh me te rinj te shkolluar, sesa me krahe te thjeshte pune. Edhe vende shume me te medha e kane ndjekur me shume sukses kete rruge (kujtoj vetem Indinë).
Edi Rama do t’i sabotoje zgjedhjet se e di se do t’i humbase. Kjo qeveri me paret qe perfundonin ne xhepat e ish-qeveritareve - dhe jane jo pak, po mbi kater miliard - ka bere te mundur qe shqiptaret per here te pare ne jeten e tyre te kene 24 ore drita "Per te parë, Të kenë ujë për t’u larë" e te kene rruge e shkolla per te tere. Edi Rama do humbase se shqiptaret u besojne numrave dhe jo premtimeve boshe, Se Shqiptarët e shohin që Shqipëria po Ndryshon, dhe ndryshimi qe premton Edi Rama do te thote edhe njehere kthim mbrapa. Sa shum arsye ka pse Edi Rama do humbase! Po pyetja eshte, a do votojme me 28 Qershor? Shpresoj se do votojme, mbasi kam bindjen se e majta si element i domosdoshem ne zhvillimet demokratike, ka Politikanë prej te verteti qe nuk do ta ndjekin deri ne marrezi kete Haxhi Qamil te ri (edhe ai nuk ishte politikan), i cili eshte gati që per hir te ambicieve te tij te errësoje te ardhmen e vendit.
...