E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PD: Edi Rama, me 20 përqindëshin, rrezik për të ardhmen e vendit


Përmbledhje e takimeve të djeshme që kandidatë e PD bënë me qytetarët


Doda: Qeveria, politika të caktuara për mbështetjen e gruas në shoqëri


Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Mesila Doda deklaroi në një takim me gratë në Komunën Mbrostar se qeveria shqiptare ka miratuar politika të caktuara për mbështetjen e gruas në shoqëri.


Kandidatja demokratike vlerësoi se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në vitin 2006 i hapi rrugën politikave në lidhje me strategjinë e gruas, me strategjinë e barazisë gjinore. “Gratë janë shtylla kryesore e familjes, janë ato që përkushtohen më shumë ndaj saj dhe marrin më pak sot, prandaj duhet të kemi kujdes për të kuptuar se çfarë duhet të bëhet për gratë”, tha Doda.


Kandidatja e Partisë Demokratike, Mesila Doda premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në mbrojtje të të drejtave të gruas.


Gjithashtu Doda theksoi se gjatë katër viteve të qeverisjes së mazhorancës së djathtë numri i grave në administratën shtetërore ka shënuar një rritje të theksuar dhe se në katër vitet e ardhshme, numri tyre do të shtohet edhe më shumë.


Më pas kandidatja Mesila Doda bashkëbisedoi me gratë në Mbrostar për projektet në ndihmë të tyre.


Kollozi: PD-ja, program të plotë për një Shqipëri evropiane


Partia Demokratike dhe qeveria Berisha, kanë dhënë prova se kanë mbështetur Nartën, Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, prandaj ne do të vazhdojmë ndryshimin e nisur, duke fituar bindshëm në zgjedhjet e 28 qershorit -është shprehur sot kandidati për deputet i PD për qarkun e Vlorës, Ardian Kollozi.


Kollozi, njëkohësisht, kryetar i degës së kësaj force politike për këtë rreth, zhvilloi një takim me banorë të fshatit Nartë, 7 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës.


Sipas tij, Partia Demokratike ka një program të plotë për një Vlorë evropiane, për një Nartë evropiane dhe për një Shqipëri evropiane, që do të arrihet përmes investimeve të shumta, të cilat në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të 6 fishohen.


Kollozi premtoi se edhe në mandatin e dytë, do të jepet mbështetje e vazhdueshme për komunën Qendër, ku përfshihet edhe fshati Nartë dhe kryetarit të saj, i ngelet vetëm të hartojë projekte të cilat, sikurse deri tani, do të miratohen dhe do të financohen.


Kryetari i komunës Qendër, Fredo Berberi, i zgjedhur në këtë funksion si përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i ftoi bashkëfshatarët e tij të votojnë për Partinë Demokratike, e cila, sipas tij, ka mbështetur komunën dhe fshatin Nartë, ku janë financuar shumë investime, disa herë më tepër se, gjatë kohës që vendi qeverisej nga socialistët.


Kandidatët e rinj të PD-së, zhvillojnë takim me banorët e një nga lagjeve të vjetra tiranase


Edin Rama me 20 përqindëshin rrezik për të ardhmen e vendit


Përfaqësuesit e vlerave të reja demokratike, të cilët më 28 qershor do të votohen si kandidatë të partisë në pushtet dhe si përfaqësues të denjë të elektoratit, shprehen njëzëri të sigurt, për triumfin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme. Kandidatët e PD-së për Tiranën kryesisht të rinj dhe të reja në moshë, ndonëse kanë pak vite që janë ekspozuar skenën politike, tek ata shihet ambicia për një Shqipëri të ndryshuar, për një Shqipëri që të mos i ndahet rrugës së integrimit, të jetë sa më pranë simotrave të saj evropiane. Kësisoj, Edit’h Harxhi, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Indrit Fortuzi dhe Gerti Bogdani, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme formimi, kanë një qëllim të përbashkët, ta vendosin politikën në shërbim të problemeve dhe të zgjidhjes së tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me banorë aotuktonë tiranas te rruga e “Dibrës” dhe me pjesëmarrjen e sportistëve të klubit të futbollit “Tirana”, e të rinj e të reja, kandidatët e Partisë Demokratike, edhe këta banorë të vjetër të kryeqytetit u shprehën se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugë e progresit me qeverinë që po qeveris dhe jo të bëjë hapa pas. Vota për krahun tjetër politik, theksuan kandidatët e PD-së, është votë për 20 përqindëshin e Edi Ramës dhe ky është një rrezik për Shqipërinë.


“Me Partinë Demokratike Shqipëria po njeh suksese të jashtëzakonshme. Në vetëm katër vite vendi ynë kapi majat e zhvillimit ekonomik, u rritën disa herë investimet. Me Partinë Demokratike qytetarët e Tiranës ndjehen shumë herë më mirë se në vitin 2005. Ishim ne banorët e Tiranës që nga ky vend rrëzuam Ramiz Alinë dhe i hapëm rrugën Shqipërisë drejt Evropës. Por, vendit tonë i kanoset një rrezik, që është 20 përqindëshi i Edi Ramës. Ndaj ju ftoj që më 28 qershor të votëbesojmë Partinë Demokratike dhe ti themi jo 20 përqindëshit të Edi Ramës”, u shpreh para banorëve kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.


Një tjetër figurë e suksesshme politike dhe që do të jetë një nga zërat më potentë në parlamentin e ardhshëm, Gerti Bogdani, përshëndeti banorët e vjetër tiranas dhe i falënderoi ata për gjithçka që kanë dhënë në këto 19 vite, që nga rrëzimi nga pushteti Ramiz Alinë. Bogdani u shpreh i sigurt se PD-ja ashtu si bardhebluja tiranase do të shpallet për të dytën herë fituese e zgjedhjeve.


Ndërsa, kryetari i PD-së për Tiranën dhe njëherazi kandidat për deputet, Aldo Bumçi deklaroi se Shqipëria dhe populli shqiptar ka nevojë për një forcë politike që mbart vlera të vërteta progresi dhe zhvillimi dhe këtë e bën më së miri Partia Demokratike, dhe lidershipi i saj Sali Berisha, të cilët e kanë faktuar edhe këto 4 vite


Në takim përshëndeti edhe ish futbollisti i Tiranës, kandidati për deputet Indrit Fortuzi, i cili ashtu siç kërkonte mbështetjen e tiranasve në stadium, e kërkon edhe në zgjedhje për PD-në, për t’i prirë suksesit të Shqipërisë.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›