Net te bardha dhe dite te zeza
Vitet e fundit ne Tirane ka filluar te shijohet Jeta e funit. Per cdo vit po festohet Nata e Bardhe tradite e importuar nga qytetet evropiane. Modeli aktual i saj per here te pare u promovua nga kryebashkiaku i Parisit ne vitin 2002. Nuit Blanche - i thone ata ne Paris. Heren e pare dhe te fundit qe e kam festuar Naten e Bardhe ka qene ne Rome ne vitin 2003. E mbaj mend mire sepse ate nate ende pa zbardhur dritat u fiken ne gjithe Italine per te munguar per rreth nje dite. Arsyeja kishte qene nje defekt transmisioni ne Zvicer qe nuk e di ne cfare menyre kishte ndikuar edhe ne sistemin shperndares italian. Ne fillim kujtuam se ishte nje gjetje e organizuesve te nates por me kalimin e oreve dyshimi dhe shqetesimi ne popull u rrit. Tek-tuk degjoheshin zera romanesh dhe romanacesh neper rruge qe flisnin te alarmuar. Ouuu me duket se ka nje defekt te rende dhe nuk dihet kur do vijne dritat - degjoje nje syresh te fliste nga njera ane e lumit te Romes bjondit Tevere. Nuk ka mundesi te kene ikur po ketu jemi ne boten e trete. Jo kjo eshte paimagjinueshme katastrofike - mermeriste nje tjeter ne Via del Corso. Ate mengjes ne zgjim dhe gjithe ate te diel shtatori banoret e Romes ishin te merzitur hutuar dhe te lodhur ne te njejten kohe Normale te ndiheshin keshtu pasi ishte nje ngjarje qe nuk kishte ndodhur ne te pakten 50 vjet. Kishte prej tyre qe po plakeshin dhe ende nuk dinin se cfare donte te thoshte te mos kishe drita ne shtepi. Po ja qe e moren vesh dhe kete fundja pasurim me nje eksperience te re ishte. Te vetmit banore te Romes qe ne keto momente ishin qe qete madje te qeshur ishin shqiptaret. Ata te mesuar me te tilla ndodhi veshtronin me habi italianet qe hallakateshin neper rruge si te droguar. Romanet e kishin humbur fare dhe kur shikonin shqipot qe se vinin ujet ne zjarr u shtohej habia.
Po keta cfare kane qe se cajne koken fare Ka rrezik qe nuk dine cfare eshte drita elektrike per kete nuk shqetesohen se nuk ka mundesi ndryshe - mendonin romanet tek shihnin shqiptaret e qeshur si ne nje dite feste. Se ne fakt ajo e meparshmja dite-nate feste ishte
Ate dite mora shume telefonata nga Tirana. Me merrnin njerez te njohur per te bere pak humor me ndodhine e cila kishte bere buje ne Evrope dhe per rrjedhoje lajmi kishte ardhur shpejt dhe ne Shqiperi. He mo ju qe na cate koken me dritat. Skeni drita skeni drita. Ja u iken dhe juve te civilizuarave Me keto fjale hakmerreshin shqiptaret e vendit ame me ne renegatet e shtegtuar. Nuk e di ne ka qene kjo arsyeja kryesore apo gje tjeter po qe nga ajo dite une nuk kam dale me te festoj Naten e Bardhe as edhe kur u ktheva vite me vone ne Tirane.
Por kam pare se shume te tjere dalin. Bashkia Tiranase nxjerr me kete rast banden frymore bashkiake dhe paguan kengetare e valltare.
Hapen pub-et gjate gjithe nates shiten qoftet dhe kokoshkat ne rruge. Nate festive Nate gazmore
Megjithate dicka nuk shkon ne kete histori. Dicka ose shumecka.
Zakonisht logjikisht festat behen ne raste arritjesh suksesesh ngjarjesh pozitive. Nata e Bardhe ne qytetet evropiane kremtohet me gezim sepse banoret ndihen te kenaqur nga jeta qe behet ne qytetin e tyre nga menyra si drejtohet dhe menaxhohet ai. Ne Paris kjo eshte nje nate ku banoret dhe vizitoret kane mundesi te frekuentojne muzete e panumert te qytetit.
Ne Shen Peterburg po ashtu ajo eshte nje feste e mbushur me evenimente te shumta kulturore.
Kjo per ta eshte nje menyre ekzaltimi te arritjeve progresit ne qytetin e tyre dhe krenarise per te gjitha keto dhe jo nje rast per te dale me ngrene qofte dhe pire bira ne rugica qore - sic thoshte dikur Mamaqi.
Panem et Circenses
Ka te pakten dy menyra festimi po ti referohemi tradites romake antike. Nje eshte modeli augustian qe festat i kremtonte si shenje finale e arritjeve ne ekonomi art kulture arkitekture pushtime ekspansion te perandorise etj. etj. Ai e pasuroi dhe fuqizoi Romen si kurre ndonjehere me pare dhe per kete arsye festat qe organizoheshin ne kohen e tij kishin kuptim te plote flas per kohen ne te cilen jetonin. Modeli tjeter eshte ai i perandorit Commodus qe festat i organizonte per te larguar vemendjen e qytetareve nga problemet e Romes antike. Administrimin e Romes nuk e kryente ai vete por te besuar te tij te cilet abuzonin me pushtetin dhe ndanin me te parate qe vidhnin nga arka e perandorise. Nderkohe qe zbrazte arken e perandorise Commodus nuk harronte ti hidhte hi syve popullit duke organizuar festa dhe shfaqje ne Kolose qe ishte ndertuar prej Vespazianit po me kete qellim.
Panem et Circenses ndash Buke thate dhe lojera cirku dihet qe ne ato kohe gjate shfaqjeve ne Kolose plebenjve u hidhej buke me kanistra gje e cila shkaktonte rremuje dhe britma te turma e uritur. Ajo hante pastaj buken thate nderkohe qe shijonte e gezuar spektaklin makaber..
Keto ishin dy menyrat e te festuarit ne Romen antike. Po te ne per cfare arsyeje festohet me kaq pompozitet Per arsyet e perandorit Augustus apo Commodus A mos valle kemi arritur rezultate te vecanta ne ndonje fushe Tirana mos eshte bere valle nje kryeqytet me fame nderkombetare
Ne fakt Tirana e ketyre 10 viteve te fundit eshte bere e njohur ne bote se paku per 10 arsye qe spikasin
1- Si kryeqyteti qe u permbyt nga hapja e diges se liqenit te vet. Vec per ate ndodhi kryetari i bashkise duhet te kishe dorezuar celesat e zyres se tij. Po kjo eshte sot Shqiperia.
2- Si kryeqyteti me ndotjen me te madhe ne gjithe Evropen dhe ky eshte fakt.
3- Si kryeqyteti qe nuk ka tanime as edhe nje banje publike dhe ky eshte fakt. Eskamotazhi - gjetja qe kane zgjedhur hallexhinjte e rastit eshte tu versulen poshte-urave te Lanes ose derdhja direkt ne lume pa e vrare mendjen se prane kalojne mijera burra e gra. Per sa kohe nuk ka banjo publike sjelljet skandaloze do te vazhdojne te shfaqet. Rrofte pra bashkia
4- Si kryeqyteti ujerat e zeza te te cilit derdhen ne lumin qe kalon mes tij duke u ofruar qytetareve dhe vizitoreve te huaj pamje dhe aroma ekzotike. Kur do te vije dita qe Lana te jete e paster deri ne ate pike sa te peshkohet si benin dikur tironsit e vjeter.
5- Si kryeqyteti ne te cilin dhe ato pak lulishte te mbetura kane me shume beton dhe pllaka ne siperfaqen e tyre sesa peme. Betonishtet e Tiranes - duhet ti quajne dhe jo lulishte.
6- Si kryeqyteti me ngjyra amerikano-latine pasi eshte i vetmi kryeqytet ne Evrope qe i ka pallatet te lyera me te gjitha ngjyrat e ylberit dhe me shume ngjan me qytetet venezuelase boliviane dhe meksikane sesa me nje qytet evropian.
7- Si kryeqyteti ne te cilin semaforet jane shpeshhere me pushime vere/dimri ose me leje barre prandaj dhe trafiku eshte gjithmone e me teper ne kaos.
8- Si kryeqyteti i vetem ne Evrope pa nje plan rregullues te miratuar dhe te vene ne zbatim.
9- Si kryeqyteti qe permbytet sa here bie nje shi i forte pasi nuk ka kanalizime funksionale dhe rruget e te cilit prishen ne pak muaj sepse asfalti eshte hedhur sa per sy e faqe. Rasti i fundit i Permbytjes Universale pak dite me pare ne Tirane flet me shume se nje mije mendime.
10- Si kryeqyteti i qenve te rruges pasi ketu mblidhet cdo qen rruge - clochard nga vendi dhe bota. Ka dale nami dhe prandaj kane filluar te vijne nga te gjitha anet kush me not e kush me tren. Qente boheme ketu kane gjetur shtepine ashtu si ciftet e martuara te homoseksualeve ne Holande.
Keto jane vete 10 nga shume rekordet e Tirones sone rekorde te cilat ajo i ka vendosur kryesisht keto 10 vitet e fundit dhe per te cilat ia vlen te krenohesh dhe te festosh diten dhe naten. Ndaj dhe me te drejte bashkia i quan net te bardha. Me te bardha se kaq nuk mundet. Piu bianco non si puo - me e bardhe nuk mundet. Me kete fraze te famshme eshte reklamuar per shume vjet nje produkt i njohur ne Itali por dhe ne Skiperi.
Ndaj festoni ju njerez festoni aq sa te shkrihet dylli i vules
Festoni me gezim keto net te bardha edhe pse kryeqyteti yne sot po perjeton dite te zeza