E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reflektim...

Reagim postfactum nje puhi reagimesh pas nje ndodhie sa te dhimbshme aq dhe skandaloze sa e shemtuar aq edhe goditese per vete komunitetin e nxenesve dhe adoleshenteve per komunitetin e prinderve ate te mesuesve per politiken e madhe apo e vogel qofte per mbare shoqerine pjese e se ciles jemi te gjithe. Dhuna ne komunitetin e shkollave ne mes te dites ne mes te Tiranes

Sa shume eshte folur per reformen ne arsim se edukimi eshte themel i nje shoqerie i zhvillimit te saj i ecurise madje i vete ekzistences i te sotmes e te ardhmes njeherazi.

Sa shume e sa shpesh i referohemi brezit te ri e sa shume flasim ne emer te tij shume me teper ne te rriturit sesa vete ata femijet adoleshentet te rinjte dhe kjo eshte sa e pritshme dhe e kuptueshem. Jemi ne te rriturit qe kemi pergjegjesi madhore per mirerritjen e tyre si prinder si specialiste si politikeberes vendimmarres e ligjvenes bashke si opinioniste apo analiste qofshim.

Sa teper lakohet emri reforme ne fushen e arsimit sa breza u perballen me veshtiresite e panumerta te tranzicionit ne kete fushe kritike qe ushqen e mbart me dije e njohuri vazhdimesine tone kombetare.

Askush se mohon dot se reforma ka pasur arritjet e saj ashtu si edhe mosarritjet se ka pasur progres ashtu si edhe mjaft probleme nderthurur. Sic tashme dihet jane permiresuar paketa ligjore jane bere strategji e programe jane realizuar pjese te tyre jane ngritur mekanizma institucionale qe mendoj se jane te nevojshem. Nje syresh ka qene dhe Nenkomisioni Parlamentar per te Miturit i cili nuk arriti vazhdimesine ne legjislaturen e tanishme duke lene nje boshllek ne strukturat qe ndjekin ceshtjet e kesaj grupmoshe.

Jane marre masa ne nderthurjen e aktoreve dhe institucioneve te ndryshme. Jane organizma te linjes qe kane kontribuar ne mbrojtjen dhe mirerritjen e femijeve dhe adoleshenteve. Keshtu vec Ministrise se Arsimit kane kontribuar edhe institucione te tjera. Si mjaft te dobishme do te vecoja mbeshtetjen e Ministrise se Brendshme ne kete fushe. Prania e uniformes blu ne mjediset shkollore apo rreth tyre ka pasur rolin e saj pozitiv ne ruajtjen dhe respektimin e rregullit publik ne kete komunitet dhe rreth tij. Ndonese kjo eksperience u nderpre rreth nje vit me pare personalisht mbetem e mendimit se duhet ripare mundesia e vazhdimit te kontributit dhe pranise se saj vecanerisht ne shkolla me numer te madh nxenesish apo ato periferike. Me shume aktore amplifikojne perkujdesjen aq te nevojshme dhe here-here te munguar per kete komunitet sa vital aq edhe delikat

Sa eshte lakuar pergjate ketij tranzicioni edhe termi dhune ne familje ndaj gruas ndaj femijes sa fushata nga organizata joqeveritare apo pro / ose qeveritare sa fonde jane dhene me dashamiresi nga donatore e organizma nderkombetare per te luftuar fenomenin e dhunes sa nisma ligjore e programore sa aktore e autoritete te perfshire ne to...

Por realiteti na perball me fakte qe na ngerthejne ne reflektim-reagim ne analize-studim ne kritike e autokritike cfare eshte bere mire cfare jo e cfare seshte bere ende.

Me te drejte kur ndodh nje skandal analiste psikologe e sociologe rendin te japin opinione e komentet e tyre sakaq edhe politika. Ne respekt te plote te mendimit e rolit te tyre me se pari do te doja te degjoja vete nxenesit vete mesuesit vete prinderit se cfare mendojne cfare kerkojne cfare veshtiresish e nevojash kane. Eumlshte pikerisht ky ze qe na ka munguar me shume.

Per mua ata jane zeri me i forte i se vertetes dhe i nevojave per te permiresuar dhe realizuar me shume me mire per te korrigjuar aty ku kjo eshte e dobishme.

Edhe une si shume te tjere kam ndjekur nga afer kete grupmoshe ne vite dhe kjo jo per efekt te nje pozicioni apo statusi te caktuar. Eumlshte me se pari profesioni i mjekes pediatre qe me ka perfshire ne boten e tyre. Me tej ai i politikeberjes per femijet dhe te rinjte si specialiste e politikave sociale e te shendetit publik. Rezonuar keto ndjeshem me rolin prinderor kane marre pjese te konsiderueshme te kohes dhe energjive te mia dhe pa asnje medyshje do te vazhdojne te marrin.

Masa te tjera mund te organizohen me shpejtesi per te parandaluar dhunen per nje kulture paqeje sigurie e bashkejetese ne kete komunitet kaq vital.

Por duke qendruar me prane me ta duke degjuar me fort zerin e tyre duke punuar sa me shpesh bashke me ta. Duke mos harruar ne asnje moment se ata jane aty dhe kane nevoje per ne te gjithe vazhdimisht jo vetem me reagime-analiza kur ndodh ajo qe sduhet te ndodhe apo me aktivitete-show ne dite te caktuara te cdo lloji qofshin dhe me pas heshtje harrese...

Dhe pse del nje problem apo ceshtje tjeter dhe askush nuk flet me.

Jane shume pikepyetje qe ende sillen rrotull nesh per te marre nje pergjigje

Cfare faktoresh dhe levash te tjera mund te veme ne levizje Cfare nuk kemi mundur te bejme deri tani Cfare mund te bejme me mire Sigurisht shume sepse kjo grupmoshe vertet meriton me shume.

Deputete e PD-se

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›