Komenti/Irlanda maja e ajsbergut
Ishulli nuk vleka edhe aq nisur nga ngurrimi ne vendimmarrje vlereson Der Standard. E perditshmja vjeneze e kupton skepticizmin e Dublinit ne heqjen dore nga nje lloj pavaresie nacionale per te zgjidhur krizen financiare. Ceshtja nuk qendron vetem te fakti se per kontinentin evropian problemi kyc eshte Irlanda. Ekonomia irlandeze si edhe ajo greke peshon fare pak per ta terhequr ne thellesi eurozonen. Por ashtu si edhe Greqia Irlanda dhe bankat e saj i detyrohen nje thes me para eurozones dhe bankave te Mbreterise se Bashkuar vetem bankave te Gjermanise i detyrohen 138 miliarde euro thekson e perditshmja austriake duke paralajmeruar edhe per nje efekt domino qe mund te godase edhe vendin e katert me te fuqishem ekonomik te BE-se Spanjen.
Po i vjen radha Spanjes...ngre pyetjen e perditshmja spanjolle El Mundo. Gazeta me qender ne Madrid raporton se Spanja gjendet ne prag te gremisjes sic eshte paralajmeruar nga BE-ja. Komisioni Evropian druan se gjendja ne Irlande mund te infektoje edhe Spanjen qe nga ana e saj nuk ka shfaqur besueshmeri ne tregjet financiare. Qeveria ka bere pak perparim ne reformat strukturuese qe ka premtuar qysh ne muajin maj dhe koha po rrjedh me shpejtesi shprehet El Mundo. Mes shume problemeve te tjera Madridit i nevojiten reformat ne sistemin e pensioneve procesi i perfshirjes se bankave te kursimit qe mbetet nje nga problemet madhore financiare per ekonomine spanjolle dhe nje perparesi e ngutshme sipas keshillave te dhena nga Guvernatori i Bankes se Spanjes.
Pak me tutje ne Portugali Diario de Noticias raporton se qeverise portugeze nuk po i mbushet mendja te kerkoje ndihme edhe nese Irlanda vepron ne kete menyre. Por atje lart ne Bruksel ben me dije homologia e saj e perditshmja El Publico disa individe e kane ndare mendjen se nje pakete shpetimi financiar per te dyja vendet se bashku eshte nje zgjidhje e pashmangshme.
Si mberritem deri ne kete derexhe Gazeta franceze Les Echos vlereson se Evropa po paguan cmimin e menyres se si administroi krizen greke ne pranveren e ketij viti duke kundershtuar cdo lloj strukturimi te borxhit te shteteve anetare dhe hodhi ne treg nje skeme financiare vetem per te fituar kohe dhe per te qetesuar tregjet. Por tregjet financiare u qetesuan vetem per disa muaj nderkohe qe vendet periferike te eurozones si Greqia Irlanda dhe Portugalia shume shpejt do ta gjejne veten duke trokitur perseri per te kerkuar financime te reja me afate te pranueshme parashikon e perditshmja franceze e botes se biznesit.
Si mundet valle qe Irlanda ta tkurre deficitin e saj nga 32 ne 3 deri ne vitin 2014 shpreh habine gazeta. Nje dite prej ditesh borxhi do te rritet ne te tilla permasa saqe do te pamundesoje pagesat apo edhe ristrukturimin e sektorit te shitjeve me shumice dicka qe Evropa deri me tani e ka mohuar. Prandaj thirrja e ngutshme per ti dhene fund pranimit te gjendjes reale dhe funksionimi i nje mekanizmi te rregullt ristrukturimi per vendet me te prekshme ndaj borxheve sherben per te kapur thelbin e situates nderkohe qe nevojitet qe maturia te gjeje shtrirje sa me te gjere dhe kreditoret te bejne leshime.
Nga kendveshtrimi i Frankfurter Allgemeine ZeitungIrlanda perben rrezikun e fundit te lojes poker. Berlini eshte ne medyshje mes tregut dhe taksapaguesve tani kur edhe Angela Merkel ka shfaqur planin e saj qe do te vihet ne zbatimduke nisur nga vitit 2013 te mekanizmit te shpetimit financiar. Kancelarja gjermane synon te siguroje kreditore private vecanerisht banka dhe fonde investimesh per te ndare barren fiskale te paketes se shpetimit te vendeve te vecanta te eurozones. Qeveria nuk mund tu paguaje kaucionin bankave permes parave te taksapaguesve pa pasur siguri ne pergjegjshmerine e bankave ne investimet e tyre deri me tash kuturu shpjegon FAZ duke shpejtuar te shtoje se kancelarja tashme e ka kryer ate qe i takonte nga ana e saj duke i dhene shtyse tregjeve si dhe duke qartesuar pozicionin e Gjermanise ne takimin e nivelit te larte te Seulit. Sipas nje bankieri te intervistuar nga gazeta disa investitore kane rene ne nje mendje qe mekanizmi i shpetimit financiar te mbeshtese Irlanden dhe Portugaline.
Presseurope