Letra/Z.Berisha, me punën e tij ka merituar adhurimin e demokratëve
Më 23 Maj 2009, Partia Demokratike organizoi Kongresin Elektoral ku u prezantua platforma dhe programi i saj për katër vitet e ardhshme. Siç e kemi ndjekur të gjithë - një pjesë edhe nëpërmjet medias - aty folën znj.Topalli, z.Bode, z.Olldashi, z.Basha, të cilët u pritën me shumë entuziazëm nga delegatët. Por entuziazmi ishte i paparë kur mori fjalën kryetari i PD z.Sali Berisha. Unë isha delegate në këtë kongres, por, duke qenë pjesë e medias (sipas mendimit tim), sytë dhe vëmendja më përqendroheshin shpesh nga salla, qëndrimet shumë entuziaste të së cilës me zgjuan këtë ide shkrimi. Z.Berisha prezantoi programin elektoral duke mos anashkaluar asnjë fushe të zhvillimit të vendit. Duke qenë pjesë e arsimit e përqendrova shumë vëmendjen në këtë fushë, ku sërish z.Berisha i dha prioritet arsimit duke vënë në qëndër të tij (arsimit) disa elemente kryesorë si: -Dhënien e mundësive të barabarta të rinjëve ,për të ndjekur arsimin e mesëm, pavarësisht vendbanimit të tyre; Vazhdimin e kompjuterizimit të shkollave deri në përmasat,cdo i ri një kompjuter; Vazhdimin e rritjes së pagave të mësuesve.
Të gjitha këto e të tjera, për ta çuar arsimin në vendit tonë në standardet e vendeve më të zhvilluara të Bashkmit Evropian.
Realisht në këtë moment pati entuziazëm të madh nga të rinjtë pjesëmarrës pasi - mendoj unë - ato vetë kanë arritur të shohin realizimin e premtimeve për arsimin, të qeverisë Berisha,në katër vitet e shkuara. Entuziazmin e të rinjve dua ta veçoj edhe gjatë fjalës së ministrit të jashtëm z.Basha, gjë që, sipas meje, tregon vlerësimin dhe përkrahjen ndaj z.Berisha për faktin se në qeverinë e tij ka përfshirë edhe ministra me moshë relativisht të re por, sigurisht të zotë e të kompletuar.
Kongresi nuk zgjati pak, por më shumë se tre orë, të cilat faktikisht kaluan pa u ndjerë nga pjesëmarrësit, pasi është meritë e kryetarit të PD, që di të përdorë edhe humorin -madje shumë të hollë - për të thyer monotoninë e bisedës. Ajo që të binte në sy dhe që dëgjohej të komentohej pas kongresit nga delegatet në dalje, ishte forca e fjalës së z.Berisha, intonacioni i zërit krahasuar me vitet mbi supe, të cilat tregonin se çdo fjalë e tij buronte nga shpirti dhe me nota të mëdha vertetësie. Përndryshe nuk mund të vazhdonte kaq gjatë kjo mënyrë të foluri, që çonte peshë zemrat e delegatëve. Më vjen mirë që kongresin e kanë ndjekur nëpërmjet medias shumë, madje edhe të majtë (meqë u kishte rënë në sy entuziazmi i madh gjatë fjalës së z.Berisha. E them këtë pasi, m’u shpreh ky mendim nga të njohur të mitë, me telefonata). Ky entuziazëm buronte nga shpirti i çdo delegati dhe kjo dukej në sytë e tyre, në duartrokitjet të cilat shpesh shoqëroheshin me të ngritura në këmbë. Nëpërmjet këtyre, i jepej mesazhi z.Berisha që në të gjithë të mbështesnim dhe të duam. Kësisoj, çdonjëri e kupton që dashuria dhe mbështetja ndaj z.Berisha si kryetar dhe kryeministër, shprehen ngaqë AI ua ka imponuar me punën e zotësinë e vet, me mbajtjen e premtimeve, me korrektësinë dhe drejtesinë e Tij si kryeministër, por edhe si njëri, tipare që të tëra së bashku rallë se mund të gjenden tek një politikanë.
Jam e sigurtë se këtë mendim e kanë jo vetëm anëtarët e simpatizantët e PD-së, por edhe shumë të tjerë, të paangazhuar mirëfilli me politikën e ditës.
Autorja e shkrimit është drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë