Mirë po na japin votën, por për kë të votojmë?!
Të votosh është vetëm një fjalë goje! Por se për kë të votosh, kjo nuk gjen zgjidhje, sado që të vrasësh trurin. Nuk kam votuar kurrë 20 vjetët e fundit, ndoshta jo se s’kam pasur dëshirë, por sepse gjithë periudhat e zgjedhjeve për “koincidencë” janë caktuar jashtë kohës së kthimit tonë për pushime.
Megjithatë, nuk më ka mbetur qejfi, jam gëzuar kur komshiu përballë që ishte në komision elektoral në zgjedhje, me thotë shprehimisht: “Mos u bon për gajle he burrë, se keni votu tanë familja, dhe baba e nana!”. Nuk e keni idenë sa u gëzova jo për vete, po për ato që i kanë kalu 25 vjet që kanë vdekur. Hajt, ta lumsha, kjo është demokraci! Enveri të vriste nëse nuk votoje. Sot nuk ka nevojë, se ta hedhin votën të tjerët...