E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Zgjedhjet test, progresi që nga komunizmi tepër i ulët

holtkemperTiranë- Në prag të çeljes së fushatës elektorale, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller Holtkemper, ka thënëse zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për integrimin e vendit.

Gjatë një takimi në dhomën britanike të drejtësisë me studentë, ajo ka thënë se pavarësisht se vendi ynë ka 23 vite që i ka dhënë fund sistemit komunist, progresi është fare i ulët.

Shqipëria ka bërë përpjekje për integrimin. Erdhët nga komunizmi, por progresi social është i ulët. Zgjedhjet janë që test që ju të siguroni institucione të pavarura,- tha ajo.

Për ambasadoren anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një mundësi shumë e mirë për vendin, ndërsa shtoi se nëse ka zbatim të ligjit atëherë do të ketë rritje të investimeve gjermane në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›