Leucemia pacientet femra mund te kene pasardhes
Pakkush e di, por edhe për sëmundjet tumorale mund të gjendet një zgjidhje. Profesorët shqiptarë të mjekësisë, të cilët ndjekin edhe studimet e fundit lidhur me trajtimet dhe kurat e përdorura në Perëndim, rendisin një sërë të dhënash për sa u takon pacientëve me leucemi, në mënyrë të veçantë për femrat.
Studimet e fundit të shkencës kanë treguar se një lloj kombinimi trajtimi, i cili rigjeneron qelizat e pacientëve të prekur nga leucemia, të dhënat janë të përkohshme, tregon se kjo mund të jetë një mundësi për femrat e prekura nga leucemia. Sipas shërbimit të hematologjisë pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, shkruajnë zyrtarisht në një letër dërguar ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, lidhur me mundësinë e përfshirjes së këtij trajtimi të ri në listën e barnave me rimbursim për vitin 2011. Kosto, sipas tyre, mund të jetë e negociueshme me distributorët shqiptarë e ndërkombëtarë. Kështu, nisur nga studimet, por edhe nga efektet e deritanishme, pacientet femra të prekura nga leucemia që duan të kenë pasardhës, mund të kenë një mundësi. Testet molekulare kanë treguar përkohësisht, pasi rezultatet nuk janë përfundimtare, por paraprake, se pacientët mund të ndërpresin trajtimin për një periudhë të pacaktuar dhe mos të kenë shenja të sëmundjes.
Shërbimi i hematologjisë“Shërbimi i hematologjisë ju falënderon në emër të të gjithë pacientëve me leucemi për bërjen të mundur të trajtimit të tyre. Aktualisht janë mbi 60 pacientë që trajtohen në vendin tonë. Sipas përvojës botërore, por edhe përvojës sonë 10-vjeçare, rreth 50 për qind e pacientëve nuk kanë një përfitim maksimal nga mjekimi aktual”, shkruan në një letër shërbimi i hematologjisë. Sipas këtij pavijoni, për këtë arsye farmaceutika ka zbuluar kohët e fundit një trajtim të ri, që është edhe më efikas se trajtimi aktual, me një eficensë specifike kundër shkaktarit të leukozës mieloide kronike.
Studimi
“Mjafton të përmendim se një studim i fundit ndërkombëtar, një përqindje e caktuar e pacientëve pas 24 muaj të trajtuar me 600 mg në ditë, arriti nivele të ngarkesës leucemike të padetektueshme nga laboratorët më të mirë të botës. Me fjalë të thjeshta, për laboratorin molekular ky pacient nuk dallohet si i sëmurë me leucemi”, vijon më tej shkresa sqaruese. Sipas hematologëve, studimet klinike vazhdojnë dhe rezultatet paraprake, jo përfundimtare, tregojnë se përgjigjet e analizave molekulare komplete, tregojnë se një pjesë e pacientëve mund të ndërpresin mjekimin për një periudhë të pacaktuar dhe leucemia nuk është rishfaqur.
Deri tani ndërprerja e mjekimit ka qenë vetëm në prova klinike, pra nuk rekomandohet ende zyrtarisht, por të paktën për gratë që duan me çdo kusht të kenë një fëmijë, kjo është një kohë më se e mjaftueshme.