Lëv: Nuk e grumbulloj më Kuranjin në Kombëtare
Kevin Kuranji nuk do të grumbullohet më në Kombëtare, për sa kohë që Joakim Lëv do të ulet në pankinën e Gjermanisë. Pasi lojtari kishte lënë stadiumin e Dortmundit, menjëherë në sekondat e para pas pjesës së dytë të ndeshjes së fituar nga gjermanët 2-1 ndaj Rusisë, vetë Lëv deklaroi në një intervistë: "Nuk mund të pranoj reagime të tilla, nuk do ta grumbulloj më". Lojtari, që militon te Shalke 04, është përjashtuar nga formacioni titullar dhe i rezervave. Në fillim të garës u pa i ulur në tribunë me të përjashtuarit e tjerë, por, pas pjesës së parë, ai është larguar, duke fikur edhe telefonin, duke mos u kthyer më në hotelin e Kombëtares.