E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti gati 100 milionë për Kaka dhe Bufon

Pronarët e rinj të Mançester Sitit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të vënë në dispozicion të trajnerit Mark Hjuxhs një skuadër "yjesh". Sipas të përditshmes britanike "News of the world", milionerët arabë janë të gatshëm të derdhin 100 milionë sterlina për të siguruar në merkaton e janarit as më pak e as më shumë se talente të kalibrit si Xhixhi Bufon, Kakà e Fernando Torres. Në ndërmarrje më shumë se e vështirë, me gjithë insistimin e madh dhe lumit të parave. Deri tani është e vështirë që të kalojë një ditë, që pronarët e pasur të skuadrës së Mançester Sitit të mos nxjerrin emra lojtarësh të mëdhenj nga lista e tyre e dëshirave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›