Meta në Fushë-Krujë: Berisha zhyti vendin në krizë
Kreu i LSI, Ilir Meta, deklaroi sot në Fushë-Krujë se vendi është zhytur në krizë. “Tani është koha për ndryshim” ka theksuar Meta gjatë takimit të tij me anëtarë e simpatizantë të partisë që ai drejton.
FUSHË-KRUJE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nën akuzat e hedhura kundër kreut të qeverisë Berisha, ka deklaruar se vendi është zhytur në krizë. “Tani është koha për ndryshim” ka theksuar Meta gjatë takimit të tij në Krujë e Fushë-Krujë, me anëtarë e simpatizantë të partisë që ai drejton.
“Shqipëria po kërkon me vendosmërinë tuaj dhe në veçanti me vendosmërinë e rinisë shqiptare kudo, një politikë e cila punon për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse tani është Koha për Veprim. Është koha për punësim, është koha për të shpëtuar bujqësinë nga katastrofa ku e ka zhytur braktisja dhe harresa e kësaj qeverie. Sepse vendi ka hyrë në krizë nga i njëjti njeri që e la në krizë në vitin 1997, nga Sali Berisha” theksoi Meta.
Ndërkohë, Meta ka prezantuar kandidatin e LSI në Fushë-Krujë, Agim Xheka.
“Ne jemi një alternativë e qartë, një alternativë e majtë, një alternativë progresiste, e cila do të garantojë punësim për ju dhe për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë me punë të ndershme. Që do të garantojë një rol më të madh të shtetit për të ndihmuar qytetarët e tij” vazhdoi më tej lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. (e.n/BalkanWeb)