Dibër, Gjinushi: Qeveria mbron korrupsionin
Gjatë një takimi në qarkun e Dibrës me anëtarë dhe simpatizantë të PSD-së , kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi ka theksuar mosmbajtjen e premtimeve nga Berisha duke përmendur dhe skandalet në këto 4 vjet qeverisje.
DIBER- Gjatë një takimi në qarkun e Dibrës me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Social Demokrate , kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi ka celur zyrtarisht fushatën elektorale duke prezantuar dhe kandidatin për deputet në këtë qark, mjekun stomatolog, Bashkim Murati. Në këtë takim Gjinushi ka theksuar mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria Berisha duke përmendur dhe skandalet në këto 4 vjet qeverisjeje.
“Berisha në 4 vjet nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij të mëdha. Ky kryeministër që deklaronte se do të godase korrupsionin si në të majtë dhe në të djathtë, në gjithë skandalet që janë sbuluar në këto 4 vjet, është në mbrojtje të korrupsionit. Del Durrës – Kukësi sumohet gjykata, del cështja Fazllic sulmohet prokuroria, del skandali seksual sulmohen gazetarët” u shpreh Gjinushi.
Ndër të tjera kreu i PSD-së ka theksuar se fati i zgjedhjeve të qershorit varet nga bashkëpunimi PS-PSD.
“Bashkimi me Partinë Socilaiste i ka të tëra mundësitë për ti ofruar vendit një qeverisje normale, që ti ofrojë vendit po atë transformim që pësoi Tirana në vitin 2000 e më mbrapa, kur nga duart e PD-së kaloi në duart e një qeverisje të majtë. Fati i zgjedhjeve nuk do varet nga bashkëpunimi PS-LSI por nga bashkëpunimi PS-PSD, dhe cdo partie që do ti bashkohet këtij grupimi” deklaroi Gjinushi. (e.n/Balkanweb)