E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja -Zgjohu-: Rama nuk nderton kende lojrash per femijet, se nuk merr 15 perqindeshin



Lëvizja qytetare “Zgjohu” denoncon politikat betonizuese të bashkisë së Tiranës, duke zhdukur këndet e lojërave për fëmijët e kryeqytetit. Ndonëse në programin e tij të drejtimit të bashkisë Edi Rama përmend dhe deklaron se në politikat e tij është menduar edhe për kënde lojërash, por ndërkohë në realitet është e kundërta dhe ato hapësira të përfolura për mini kënde, tani janë betonuar dhe mbi to janë ngritur palate shumëkatësh ku Rama arrin të mbledhë edhe 15 përqindëshin e tij.


Lëvizja “Zgjohu” i përgjigjet përballë bashkisë Tiranë, nga Shtëpia-Burg me rastin e 1 Qershorit këngës së Edi Ramës “Çohu” me këngën e fëmijëve “Ku do luajmë ne”.


Në Tiranë ka 21 mini-kënde lojërash për fëmijë, mesatarisht 100 metra katrorë secili.


Në Tiranë ka 11 mini-kënde sportive për fëmijë dhe adoleshentë, mesatarisht 200 metra katrorë secili. Në Tiranë ka 180 mijë minoren, pra gjithsej janë vetëm 4 mije metra katrorë për të gjithë. Në një kënd lojërash, sikur një fëmijë të luante të paktën 2 orë, bashkë me 19 fëmijë të tjerë, do t’i binte radha të luante një herë në 100 ditë.


Po në 99 ditë të tjera çfarë duhet të bëjë një fëmijë?


Sipas lëvizjes “Zgjohu”, Rama ua ka dhënë përgjigjen, të mbyllen në shtëpinë kafaz dhe të shohin kryetarin e bashkisë kur t’u thotë fëmijëve Çohu.


Me këto ritme bashkia që rehabilitoi 32 kënde lojërash për fëmijët dhe adoleshentët, për 9 vjet e plotëson standardin e 1.5 metra katrorë për fëmijë pra 270 mijë metra katrore, (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave), deri në vitin 2616 (607 vjet).


Ndërsa një fëmijë i qytetit të Tiranës duhet të kishte 1.5 metra katrorë hapësirë rekreative, bashkia e Edi Ramës i ka dhënë 1.5 cm katrorë çdo fëmije.


Kjo është arsyeja pse lëvizja “Zgjohu” në 1 Qershor, në Ditën e Fëmijëve ndërtoi këtë kafaz-shtëpi këtu sot përballë bashkisë për të treguar se çfarë duhet të bëjë një fëmijë i qytetit të Tiranës: të qëndrojë i mbyllur në shtëpi dhe të shohë me dhjetëra herë në ditë në çdo kanal televiziv këngën me fëmijë ÇOHU! “Dhe ne do t’i përgjigjemi këngës së kryetarit të bashkisë ÇOHU me këngën “Ku do luajmë ne?” të fëmijës Anila Meshnuni pjesë e grupit më simpatik të fëmijëve në Tiranë “Kriptëmjaltëzat”.


Gjelbërimi i sotëm që mund të shijojë një fëmijë është baraz me këtë “pemë” kauçuku, dhe i vetmi realitet rekreativ është televizori! Dhe televizori i dënon fëmijët që të dëgjojnë me dhjetëra herë në ditë këngën ÇOHU ndërsa fëmijët pyesin “Ku do luajmë ne?”, u shpreh përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Eljan Tanini.




...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›