E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ta bëjmë Shqipërinë më moderne”

 

Kandidatja e PD-së në Tiranë, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, tha dje gjatë hapjes së fushatës së PD-së se nuk është në shesh si 18 vjet më parë për të rrëzuar komunizmin, por për të mbështetur kryeministrin Berisha. “Pas kaq vitesh, pas 18 vitesh sot jam e lumtur, sepse sot nuk jam këtu për të rrëzuar monumentin më të madh të komunizmit, por jam këtu për të mbështetur Partinë Demokratike, për të mbështetur njeriun më vizionar të historisë së Shqipërisë, Sali Berishën”, tha Bulku. Sipas saj, “Berisha e ka bërë Shqipërinë të zhvilluar si asnjëherë, ta mbështesim të gjithë bashkë për ta bërë Tiranën, për ta bërë Shqipërinë si ajo rrugë madhështore, moderne, më e mira në Ballkan. Ta bëjmë Shqipërinë moderne të bashkuar me Europën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›