Lëvizja Nano: Rama po bën lojëra e marifete

Kjo Lëvizje, shpreh shqetësimin për lojën për pushtet në shërbim të interesave të ngushta politike dhe vetjake veçanërisht të kryetarit të PS-së.
“Ata luajnë e luftojnë veç për pushtet e motivohen nga dëshira dhe ambicia qe ose njeri te mbetet Kryeministër, ose te behet tjetri i cili drejton deri sot Opozitën. Loja e Kryetarëve, por sidomos loja e Kryetarit të PS Edi Rama, si edhe ata që kanë rënë në kurthin apo janë pjesë e kurthit të kësaj loje qëllimligë, taborët e analistëve dhe opinondeformuesve apo opinionkeqdrejtuesve ka nxitur një zhurmë të paarsyetuar që të krijon idenë se të gjitha fajet i paska Kandidati që veteofrohet Fatos Nano. Ndoshta kane te drejte deri në një fare pike sepse me shumë gjasa është Fatos Nano ai që po u prish punë Kryetarëve që të bëjnë pazare e të merren vesh për lojëra e marifete pushteti. Fatos Nano u vetëofrua dhe priti me qetësi olimpike që Kryetari i PS Edi Rama të kthjellohet e fillojë të mendojë për vendin më shumë sesa për lojërat e marifetet e pushtetit. Por Edi Rama nuk rreshti se beri lojëra e marifete pushteti duke ushqyer krizën, shantazhin, ndaj palëve të tjera politike e duke shpërfillur dhe anashkaluar Fatos Nanon”, thekson reagimi.
Më tej thuhet se ngurrimi i paarsyetuar politik e moralisht nga Rama, tregon mungesë respekti dhe vlerësimi të merituar për Fatos Nanon. “Fatos Nano ka dëshmuar së politikës së krizës dhe shpërfilljes se Edi Ramës, nëse Edi Rama nuk reflekton e kthjellohet, do t’i kundërpërgjigjet me konkurrim dhe dinjitet. Demokracia është konkurrencë dhe dinjitet. Kush nëpërkëmb dinjitetin e cilitdo qytetar e aq me tepër të ish-Kryetarit të PS dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, e meriton të ballafaqohet me kostot e konkurrencës me dinjitet. E megjithatë lëvizja e Nanos nuk është as kërcenim e as shantazh, por ftesë për reflektim e kthjellim për Edi Ramën. Fatos Nano është i gatshëm të konkurrojë për të qenë President konsensual, sikurse është i gatshëm të konkurrojë në një garë të lirë dhe të ndershme në Kuvend ku votat e deputetëve nuk do të zgjedhin një President me urdhra kryetarësh, por një President të vullnetit të lirë dhe dinjitetit te deputetëve”, thuhet më tej. /Start/
2012-06-03 17:12