Presidenti, takimi Berisha - Rama pozitiv, por pa rezultat

Çështja e Presidentit të Republikës ka ulur në një tryezë të përbashkët për herë të parë pas 2010-ës, liderët e dy forcave kryesore politike në vend.
Takimi i shumëpritur mes dy liderëve është zhvilluar në ambjentet kryesisë së kuvendit.
Berisha shoqërohej në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, ndërsa Edi Rama nga Grmoz Ruçi, që po ashtu është kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Në përfundim të takimit, kreu i opozitës foli përpara gazetarëve dhe pranoi se nga ky takim nuk u arrit ndonjë përfundim, por la të hapur mundësinë e vazhdimit të bisedimeve dhe dialogut me pozitën, e cila sërish është paraqitur me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit.
Edi Rama: “Patëm një shkëmbim të hapur të këndvështrimeve. Jemi të vendosur t’u japim shqiptarëve një president që ata meritojnë.
Garantuam se qëllimi ynë është ta zgjidhmim këtë çështje me deshirën e mirë dhe vullnetin e palënkundur që të jemi bashkëpunëtorë dhe përgjegjës në këtë rrugë.
Për sot nuk ka rezultat konkret, por besoj se ka një bazë për të vazhduar bisedimet me bindjen se kjo çështje duhet të zgjidhet me frymën e bashkëpumimit.
Ne nuk kemi vendosur kushte, por ne duam që të bashkojmë opozitën me pozitën për një president konsensual, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të imponohemi.
Ajo që u tha atje ishte që qeveria duhet të na japi mundësinë të kontribuojmë edhe ne në këtë proçes.
Per emrin që mund të propozojë PS-ja, Rama tha që ata nuk janë në një garë emrash, por garantojë se PS-ja do të jetë bashkëpunuese.
Sa për kandidaturën e qeverisë (Xhezair Zaganjorin), kemi thënë gjithmonë që është i papranueshëm nga ne sepse është i njëanshëm dhe kjo e bën të pamundur konsensusin tonë.
Qeveria qëndron te kandidatura e paraqitur, kurse ne nuk hyjmë në garë emrash pa u pranuar dhe garantuar konsensusi në këtë proçes.
E shprehëm në takim dhe po e them publikisht që kjo çështje të zgjidhet që nesër dhe jemi të hapur për bisedime të mëtejshme. Kemi vetëm një qëllim, ti japim Shqipërisë presidentin e konsensusit mes qeverisë dhe opozitës.
Disa minuta më pas, përpara kamerave është shfaqur edhe kryeministri Berisha, i cili u shpreh mbi frymën pozitive që u paraqit në këtë takim, duke këmbëngulur mbi vazhdimësinë e dialogut dhe konsensusit për një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse.
Sali Berisha: “Nga ky takim shpreh qëndrimin dhe vendosmerinë e mazhorancës për një përpjekje për zgjidhje konsenssuale të këtij problemi, sipas kushtetutës që e përcakton zgjedhjen e presidntit si zgjidhje kushtetuese në tre raundet e para.
U bë një shkëmbim i hapur i mendimeve mbi procesin. Ju tashmë e dini që mazhoranca ka bërë hapat e veta, tërheqjet e veta nga një fushë jashtë interesave partiake, duke i dhënë përparësi zgjidhjeve serioze konsensuale me opozitën.
Nuk them se ne erdhëm me një rezultat konkret, por shprehem qëndrimet, pozicionet, por edhe u elburuan modalitet për procesin dhe konsensusin”, ka përfunduar Berisha.
/Start/E.G/
2012-06-03 20:58