E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë kandidat për President, “Ligjet” ezaurojnë seancën

 Deputeti demokrat, Viktor Gumi, relator i çështjes, tha se seanca quhet e konsumuar edhe në rastin kur nuk paraqitet asnjë kandidat.

“Komisioni në mbledhjen e tij të sotme përcaktoi se: deri në afatin e përcaktuar nga Kuvendi nuk është paraqitur asnjë kandidat. Në bazë të Kushtetutës, edhe në rast nuk është paraqitur asnjë kandidat, i paraqet Kuvendit raportit për të vijuar procedurat e tjera”, tha Gumi.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që deri 1 orë para zhvillimit të seancës për votimin për Presidentin e ri, mund të paraqiten kandidatura, të cilat shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas raporti i paraqitet Parlamentit. Deri më tani nuk ka asnjë kandidat që ka mbledhur 20 firmat e deputetëve në Parlament, megjithëse mazhoranca e ka shpallur kandidatin e saj, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. /Start/

                                                                                             2012-06-04 10:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›