E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto niset për një vizitë dyditore në Bruksel

Zv.Kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto është nisur sot për një vizitë dyditore në Bruksel. Në ditën e parë të vizitës së tij, ai do të pritet në takim nga z. Didier Reynders, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Tregtisë me Jashtë dhe Çështjeve Europiane të Belgjikës.

Gjithashtu, Haxhinasto do të takohet dhe me znj. Sabine de Bethune, presidente e Senatit të Belgjikës dhe me Jan Van Esbroeck, deputet, kryetar i grupit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë ndërmjet parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Dy zv.kryeministrat do të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme.

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Ministri Haxhinasto do të marrë pjesë në seancën e parë të punimeve të "Business Forum Albanie Ëallonie", ku do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Ai do të takohet me z. François Xavier de Donnea, Ministër Shteti, Kryetar i Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës.

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto, do të pritet në një takim nga z.Martin Shulz, President i Parlamentit Evropian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›