E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet: Raundi II, votim i ezauruar pa kandidat

Komisioni i Ligjeve

TIRANE- Raundi i dyte i votimit per kreun e ri te shtetit do te jete serish pa kandidat. Kjo eshte konfirmuar ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve, i cili do t’i dorezoje raportin parlamentit per raundin e dyte per votimin e presidentit.

Deputeti  PD-se, Viktor Gumi ka konfirmuar se nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar për garën presidenciale. Per pasoje, votimi i dyte do të quhet i ezauruar, votim i kryer pa asnjë kandidat.

Me anë të një projekt raporti që do ti paraqesë Kuvendit sot, ky komision deklaron se asnjë deputet nuk ka hedhur firmën në mbështetje të ndonjë kandidati konkret për President. Ne mbledhje kane munguar deputetet e opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›