Lëvizja Shqipëria e Re njihet me problemet e të rinjve

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe prespektiva gjatw 2012-2021” janë temat e diskutimit në tryezat që Lëvizja Shqipëria e Re ka mbajtur në të gjitha qytetet e vendit.
Këto takime synojnë të marrin mendimin e të rinjëve për problemet që i shqetësojnë ata duke filluar nga qyteti i Lushnjes, e më pas në Fushë krujë, Durrës dhe Kavajë. Në Fushë Krujë të rinjtë kanë propozuar që sistemi arsimor shqiptar të jetë i prirur drejt atij profesional.
Në Kavajë të rinjtë prekën edhe shembullin e ryshfetit në arsimin publik, ku jepen para në këmbim të notës.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Shqipëria e Re sqaruan se problematikat e këtyre tryezave dhe idetë e dala nga diskutimi do të jenë pjesë e platformës së saj.