Rruga drejt Butrintit, Olldashi inaguron “Kanalin e Çukës”

Turistët që zgjedhin të vizitojnë Parkun Arkeologjik të Butrintit do ta kenë më të lehtë të qarkullojnë me asfaltimin e aksit që lidh këtë zonë me kanalin e Cukës.
I shoqëruar nga drejtori i këtij parku, Rajmond Kola, ky investim është inspektuar nga ministri i Transpeorteve, Sokol Olldashi. Ministri tha se kjo rrugë është pjesë e një pakete të gjerë investimesh që qeveria shqiptare ka ndërmarë gjatë viteve të fundit në Sarandë.
Përmirësimi i rreth 14 kilometrave rrugës të aksit kanali i Cukës-Butrint kishte një vlerë prej 1.1 miliard lekë, si finacim i qeverisë shqiptare dhe lidh njëherësh Sarandën, Ksamilin dhe Parkun Arkeologjik të Butrinitt.