"Lëvizja Shqipëria e Re”, protestë për ndotjen akustike

Lëvizja Shqipëria e Re kërkon që pushteti vendor të jetë me aktiv në luftën kundër ndotjes akustike. Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës për marrjen e masave ndaj bizneseve që bezdisin qytetarët me zhurmat e tyre.
Sazan Guri, aktivist sa i përket cështjeve të mjedisit në vendin tonë, shprehet së dora e qeverisjes vendore duhet të ndihet më tepër në këtë drejtim.
Në përfundim të protestës së tyre, aktivistët janë pritur nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha. Në takim u diskutuan idetë që ka kjo nisëm e shoqërisë civile dhe punën që po bën Bashkia e kryeqytetit në kuadër të luftës kundër ndotjes akustike.