E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike, peshëngritësi Pulaku me doping

Ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë nga çelja zyrtare e Lojrave Olimpike “Londër 2012”, një prej përfaqësusve të ekipit shqiptar ka rezultuar pozitiv ndaj testit anti-doping.

Fjala është për peshëngritësin elbasanas Hysen Pulaku i cili do të garonte në peshën 77 kg në “Londër 2012” i cili ishte edhe pretedent për medalje në këtë olimpiadë.

Mësohet se Pulaku rezultoi pozitiv në testin e parë, ndërkohë që i është nënshtruar edhe testit B të analizave. Nëse edhe në testin e dytë ai do të rezultonte pozitiv atëherë ai do të përjashtohet nga Lojrat Olimpike.

Peshëngritja e cila ishte desiplina më pretendente në lojarat olimpike ka shënuar rastin e dytë të substancave të ndaluara, pas Erkand Qerimajt, që mbeti jashtë Olipmiadës për këto shkaqe dhe u pezullua nga të gjitha aktivitetet sportive për një periudhë të caktuar kohore.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›