E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët tani me regjistrime online, MASH: Nis për herë të parë të hënën

Një kandidati për student i mjafton një kompjuter i lidhur me internet apo një celular që ka akses në internet për tu regjistruar në Universitet. Ministria e Arsimit nis për herë të parë këtë vit regjistrimin vetëm oniline në Fakultetet ku maturantët kanë fituar.
 

Në këtë mënyrë janë shmangur sekretaritë mësimore dhe procedurat e regjistrimit, ku nga shtëpia një maturant mund aplikojnë në websaitin e MASH, duke ndjekur të gjitha procedurat regjistruese. Sipas drejtorit te Agjencise Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, kjo do te jëtë e vetmja menyre e regjistrimit.
 

Regjistrimet nisin më 18 shtator, ditën kur shpallen edhe fituesit e fazës së parë. Por cfarë do të ndodhë me ata që kanë fituar në preferencën e dytë apo të tretë dhe duan të vazhdojnë garën për preferencën e parë?
 

“Ne rast se maturanti ka fituar preferencen e dyte dhe ka mundesi qe nga vendet e mbetura bosh te ngjitet ne preferencen e pare, ai mund ta beje kete pa u crregjistruar, domethënë vazhdon garen pa i humbur preferenca ku ka dalë fitues ne fazen e pare”tha Haziraj.
 

Në rast se një person gabon gjatë regjistrimit, në mënyrë automatike sitemi nuk lejon vazhdimin e procedurave. Në rast të hedhjes gabim të të dhënave apo problemeve të tjera kandidatët për studentë do ti drejtohen sekretarive të Fakultetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›