E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njut Gingric fiton ndjeshem ne Karolinen e Jugut

Kandidati republikan per President Mit Romni thote se do te beje publike kete jave dokumentat e dy viteve te fundit per pagesen e taksave duke pranuar se ekipi i tij i fushates kishte bere gabim qe nuk i kishte nxjerre me pare. Ish gurnatori i shtetit Masacusetes tha sot ne nje interviste se mospublikimi i taksave ishte nje veprim qe kishte larguar vemendjen nga ceshtjet e tjera dhe e kishte demtuar ne garen e djeshme ne Karolinen e Jugut ku ai humbi ndaj ish-kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Njut Gingric.

Zoti Gingric fitoi ne votimet paraprake presidenciale te republikaneve  ne shtetin juglindor te Karolines se Jugut duke e nxitur fushaten e partise se tij per te gjetur nje kandidat per zgjedhjet presidenciale te vitit te ardheshem.

Nderkohe qe kishin njoftuar rezultatet 95 perqind e qendrave te votimit rezultatet tregojne se zoti Gingric ka fituar 40 perqind te votave. Ish guvernatori i shtetit Masacusetes Mit Romni eshte ne vend te dyte me rreth 28 perqind.

Vetem nje jave me pare zoti Romni pritej te fitonte me lehtesi por fashata e tij u godit ashper nga kritiket lidhur me karieren e tij si afarist.

Pas rezultateve te para qe u publikuan dje Romni u kunderpergjegj duke kritukuar Presidentin Obama dhe rivalet e tij te Partise Republikane.

Ne vend te trete ne votimet e Karolines se Jugut ishte ish senatori i Pensilvanise Rik Santorum i pasur nga kongresisti i Teksasit Ron Pol.

Zoti Pol tha se pret qe te kete marre me kater deri ne pese here me shume vota ne Karolinen e Jugut kete vit se sa ne garen presidenciale te 2008s. Ai tha se ceshja e lirise qe ai mbron ka terhequr me shume vemendje tani per shkak te kushteve aktuale.

Ndersa Rik Santorum vuri ne dukje ne fjalimin e tij mbreme se gara ka qene me shume luhatje.

Gara per kandidatin e Partise Republikane do te vazhdoje ne Florida ku votimet praraprake do te mbahen me 31 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›